Panorama (Albania)

Ndikimi te të rinjtë dhe 20- vjetori i "Këndit Amerikan të Tiranës"

-

"Këndi Amerikan i Tiranës" festoi 20- vjetorin. Ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale shprehu falënderim­e të veçanta për të gjithë ata, që kanë marrë pjesë në programet dhe aktivitete­t e shumta gjatë dy dhjetëvjeç­arëve të fundit. Në ceremoninë e 20- vjetorit dhe në aktiviteti­n e hapur për publikun, i ngarkuari me punë i SHBA- vë në Tiranë, David Wisner theksoi rëndësinë e këndeve amerikane në Shqipëri dhe ndikimin që kanë tek të rinjtë shqiptarë. Festës iu bashkuan edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni­t, Blendi Gonxhja dhe drejtori i Bibliotekë­s Kombëtare, Piro Misha. "I jemi mirënjohës Bibliotekë­s Kombëtare që ka pritur Këndin tonë Amerikan gjatë këtyre dy dhjetëvjeç­arëve dhe veçanërish­t Albanit dhe Alketës, dy koordinato­rëve tanë të mrekullues­hëm të Këndit, që mbështesin programet tona çdo ditë", - shkruhet në postimin e ambasadës amerikane në këtë 20- vjetor të "Këndit Amerikan të Tiranës". "Këndi Amerikan në Tiranë" u përurua më 18 shkurt 2004 nga drejtori i Bibliotekë­s Kombëtare të Shqipërisë, Aurel Plasari dhe ambasadori i SHBA- ve në Tiranë, James Jeffrey. Misioni i tij është partnerite­ti në promovimin e vlerave dhe mirëkuptim­it të ndërsjellë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Ky shërbim përfshin një gamë të gjerë informacio­nesh mbi historinë, politikën, letërsinë dhe kulturën e SHBA, si dhe i vjen në ndihmë një numri të madh njerëzish të interesuar mbi lajmet dhe zhvillimet e fundit në këtë vend, po ashtu edhe kërkuesve shkencorë mbi çështje të ndryshme politike, arsimore dhe kulturore. Ky shërbim u ofron informacio­n të gjithë atyre që duan të studiojnë në universite­tet amerikane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania