Panorama (Albania)

Opera "Goca e Kaçanikut" në skenë pas 45 vitesh, bashkon Prishtinën, Shkupin e Tiranën

Ngjarja zhvillohet në malet e Kaçanikut. Heroina e veprës, Pafika, paraqitet me tiparet karakteris­tike të gruas shqiptare

- TIRANE

Opera e parë e Kosovës, "Goca e Kaçanikut" me kompozitor Rauf Dhomin, është shfaqur për herë të parë në Prishtinë që pas krijimit të saj më shumë se gjysmë shekulli më parë.

Kryeminist­ri Albin Kurti e cilësoi shfaqjen e operës një premierë historike, me regji të Nikolin Gurakuqit, "Mjeshtër i Madh" i Shqipërisë. Premiera e operës "Goca e Kaçanikut" filloi në Tiranë, në vitin 1979 dhe për tri net me radhë u shfaq në Prishtinë, 23 deri më 25 shkurt. "Goca e Kaçanikut" bashkoi kapacitete­t artistike të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë brenda institucio­nit më të ri, Operës së Kosovës, në bashkëpuni­m me Baletin Kombëtar të Kosovës. "Nën dirigjimin e Edon Ramadanit, me solistët e shkëlqyer nga të tria vendet, orkestra dhe kori i Operës së Kosovës sollën në jetë tingujt e krijuar mbi motivet e novelës së Milto Sotir Gurrës me të njëjtin emër. "Goca e Kaçanikut" ka 53 vjet që është shkruar dhe premiera e saj u vu në skenë më 1979 në Tiranë", - shprehet Kurti. Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare në Maqedoninë e Veriut uroi Operën e Kosovës për premierën e historike "Goca e Kaçanikut". Drejtori i këtij ansambli, Shkodran Toaj, i cili ka ndjekur nga afër këtë shfaqje, është shprehur se muzika operistike në Kosovë ka një të ardhme të ndritur dhe ajo do të ecë vrullshëm e suksesshëm, sikurse të gjitha institucio­net tjera në Kosovë. Etje për muzikën e bukur të akademikut Rauf Dhomi, dëshirë për të përjetuar ngjarjet historike të popullit tonë plot sfida, apo edhe krijimi i një elite të mirëfilltë të Kosovës për gjininë e bukur të operës, bën që interesimi të jetë i jashtëzako­nshëm për këtë shfaqje. Mbi 150 artistë në skenë përçuan fuqishëm triumfet tonë që u duartrokit­ën për mbi 20 minuta nga spektatorë­t e mrekulluar nga kjo ngjarje e rrallë.

KRIJIMI

"Libretistë­t Ajmone Dhomi dhe Jusuf Buxhovi, duke u nisur nga novela e shkrimtari­t Milto Sotir Gurra, kanë krijuar një libret me personazhe të qarta dhe të larmishme, me një dramaturgj­i të zhvilluar me ngjarje dhe kulmime, që të mbërthejnë dhe të bëjnë të ndjekësh veprën me interes nga fillimi deri në fund. Muzika e frymëzuar e kompozitor­it të talentuar Rauf Dhomi ndihmon fuqishëm dhe shkrihet rrjedhshëm me libretin", - do të shkruante kompozitor­i i shquar Tish Daija, pas premierës së "Gocës së Kaçanikut" në Tiranë më 21 korrik të vitit 1979, në shkrimin e botuar në gazetën "Bashkimi" ribotuar në "Rilindje", më 1 gusht të atij viti. Të shtunën dhe të dielën pamë premierën e operës "Goca e Kaçanikut", që u shfaq nga trupa e Teatrit të Operës dhe Baletit, prandaj emocionet i kemi ende të freskëta. Autorët e operës, libretistë­t Ajmone Dhomi dhe Jusuf Buxhovi, si dhe kompozitor­i Rauf Dhomi, nëpërmjet veprës së tyre na tërhoqën në vitet 1905- 1908, periudhë të në cilën i gjithë populli shqiptar ishte ngritur me vendosmëri në luftë kundër pushtuesve osmanë. Ngjarja zhvillohet në malet e Kaçanikut. Heroina kryesore e veprës, Pafika, është paraqitur këtu me tiparet karakteris­tike të gruas shqiptare, e pastër, bujare, e gjallë dhe trimëreshë. Ajo merr pjesë aktive me armë në dorë në luftën e popullit shqiptar kundër hordhive osmane. Në arien e bukur të saj epiko- lirike, në fillim të aktit të dytë, ajo këndon: "Lirinë me gjak do ta fitojmë...". E gjithë linja e zhvillimit të personazhi­t të saj përshkohet nga një ndjenjë e fuqishme patriotike. Ajo, si dhe burrat, për asnjë çast nuk e heqin pushkën nga dora për liri dhe pavarësi. Prindërit duan ta martojnë Pafikën me një djalë të ndershëm, trim dhe bujar, që të jetë i gatshëm të sakrifikoj­ë edhe jetën për liri. Por këto cilësi ajo i ka gjetur te Trimori, të cilin edhe e dashuron. Edhe linja e tyre e dashurisë zhvillohet dhe merr jetë mbi një sfond të thellë patriotik. Në duetin e tyre të aktit të tretë, të cilin kompozitor­i e ka shkruar me shumë frymëzim, ata këndojnë "... dashuria dhe liria". Personazhi i saj merr përpjesëti­me dramatike dhe arrin kulmimin dramaturgj­ik kur Pafika, e kapur në befasi nga tradhtari Rus Bash dhe oficeri osman Fiqal, të cilët duan ta dërgojnë në kampin armik, u rrëshqet nga duart. Trime, e shkathët dhe e fuqishme si një shqiponjë, me një dru ajo e çarmatos Rus Bashin dhe me armën e tij e vret tradhtarin. Pafika është heroina kryesore dhe zë vend më rëndësi në vepër. Por vendin kryesor në vepër e zë populli kryengritë­s, i armatosur në luftën për liri e pavarësi. Kori- popull është strumbulla­r i gjithë veprës, në gji dhe sfond të të cilit zhvillohen personazhe­t dhe drama e tyre. Kori- popull merr përpjesëti­met e heroit kryesor gjatë gjithë veprës dhe sidomos në fund të aktit të parë dhe atij të dytë. Në këtë sfond zhvillohen personazhe­t e Trimorit trim, guximtar dhe patriot, babës dhe nënës së Pafikës, Rus Bashit, oficerit të ushtrisë osmane

Fiqal, etj. Libretistë­t Ajmone Dhomi dhe Jusuf Buxhovi, duke u nisur nga novela e shkrimtari­t Milto Sotir Gurra, kanë krijuar një libret me personazhe të qarta dhe të larmishme, me një dramaturgj­i të zhvilluar me ngjarje dhe kulminacio­ne që të mbërthejnë dhe të bëjnë të ndjekësh veprën me interes nga fillimi deri në fund. Muzika e frymëzuar e kompozitor­it të talentuar Rauf Dhomi ndihmon fuqishëm dhe shkrihet rrjedhshëm me libretin. E gjithë muzika e veprës është frymëzuar nga këngët dhe vallet e bukura popullore kosovare, të cilat siç duket i njeh dhe i dashuron me pasion. Muzikën popullore po nuk e dashurove nuk mund ta kuptosh dhe aq më pak pastaj të hysh brenda, të gjesh nektarin duke e bërë pronë tënden shpirtëror­e për të mundur më vonë, pasi të jesh mbarsur mirë me të, të frymëzohes­h prej saj në krijimet tua. Në këtë premierë muzika tingëllon e freskët

gjatë gjithë veprës, pse ajo ka larmi të materialit tematik, melodik, harmonik dhe polifonik. Me sukses janë përdorur këtu ritmet e thyera karakteris­tike popullore shqiptare ( koralja e aktit të parë 9/ 8, kori i vajzave po këtu 7/ 8, gratë dhe Pafika akti i dytë 7/ 8, intermexo orkestrale 5/ 8 etj.). Orkestrimi është punuar me shije e mjeshtëri dhe ndihmon fuqishëm në dramaturgj­inë e veprës. Kontribut të fuqishëm dhe me vlerë ne realizimin e me sukses të operës "Goca e Kaçanikut" ka dhënë piktori i shfaqjes, "Artisti i Merituar" Hysen Devolli, i cili me skenografi­në e tij na çoi për një kohë të shkurtër në grykën e Kaçanikut, në një periudhë vendimtare për fatet e popullit. Meritë ka gjithashtu dirigjenti i shfaqjes, "Artisti i Popullit" Rifat Teqja, i cili me mjeshtëri krijuese ka ditur të zbërthejë frymëzimin e autorëve dhe bashke me ekzekutues­it e tjerë ta sjellë atë deri te spektatori.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania