Panorama (Albania)

Sherri me Enverin, që e çoi Sabihanë drejt vdekjes

Koprencka- Sabihasë: Si vete në Shqipëri? Nuk e di se ç'po bëhet atje, hataja po bëhet! Ne, andaj po ikim. Po vendoset diktatura e kuqe!

- NGA URAN BUTKA

Sabiha Kasimati, një nga gratë e shquara të Shqipërisë, vjen nga një familje e njohur intelektua­le libohovite. I ati i saj, Abdurrahma­n Kasimati, i kishte kryer studimet universita­re për mjekësi në Turqi, ku punoi si mjek dhe jetoi me gjithë familje deri në vitin 1927.

Në këtë vit u kthye në Shtusiazmi­n e një vajze të re e të qipëri, ku fillimisht u vendos kulturuar, por edhe me vullnë Korçë, mandej në Elbasan, netin e një shkencëtar­eje të re ku shërbeu si mjek dhe gëzoi që kërkonte t'i shërbente venrespekt­in dhe mirënjohje­n e dit të saj në nevojë. U emërua qytetarëve, por edhe vlerësimin pedagoge në Institutin Femëror e miqësinë e personalit­eteve të "Nëna Mbretneshë" në Tiranë. këtij qyteti: Aqif pashë ElbasanMba­s disa vjetësh pune me it, Lef Nosit, Visarion Xhuvanpasi­on, u detyrua të shkonte it, Ethem Haxhiademi­t, Sotir në Itali për kura shëndetsor­e Paparistos e të tjerë. në një sanatorium të Torinos.

Sabiha Kasimati lindi në Pas shërimit, aty nga viti 1945, Edërne ( Adrianopoj­ë) të Turu kthye në atdhe. Tek kthehej qisë më 15.09.1912. Atje kaloi nga Italia, në aeroport takoi Ali fëmijërinë, e ushqyer nga Koprenckën që vinte nga Shprindër me dashuri për Shqipëria. Ai i tha: "Si vete në Shqipërinë, por edhe për kulqipëri? Nuk e di se ç'po bëhet turën evropiane. Ndaj, kur u atje, hataja po bëhet! Ne, andaj kthye familja në atdhe, ajo u po ikim. Po vendoset diktatuven­dos tek i vëllai në qytetin e ra e kuqe".

Korçës, ku filloi studimet në Sabihaja iu përgjigj: "Atje Liceun Francez të këtij qyteti. janë gjithë shokët e shoqet dhe Ajo qe e para femër që e mbaroi bashkërish­t do të përpiqemi që këtë shkollë perëndimor­e, në ajo gjë të mos bëhet dhe Shvitin 1930. Qysh nxënëse, ajo qipëria të përparojë". zotëronte disa gjuhë të PerënNisi punën në Institutin e dimit dhe të Lindjes, në mënyrë Shkencave, siç quhej atëherë të shkëlqyer frëngjisht­en, aq sa bërthama e parë shkencore, që habiste edhe profesorët drejtohej nga prof. Selaudin francezë të Liceut. Toto.

Vajzat korçare, por edhe Sabihaja punoi me zell dhe qytetarët e Korçës e kujtojnë përkushtim në specialite­tin e edhe sot Sabihanë si dallëndyih­tiologjisë ( disiplinë shkenshen e parë të Liceut, si çupën core që studion peshqit). Për ree emancipuar, të kulturuar dhe zultatet e saj për studimin e me temperamen­t burrëror, që peshqve në ujërat e vendit tonë, mbeti si një shëmbëllty­rë e pasi edhe për vlerën ushqimore shlyer për vajzërinë dhe dhe ekonomike të tyre, ajo djelmërinë shqiptare. punoi 10 vjet me radhë.

Mbas mbarimit të Liceut të Dr. Namik Kasimati, nipi i Korçës, ajo punoi disa kohë në Sabihasë, kujton: "Sabihaja si si mësuese në shkollën norihtiolo­ge përfundoi në vitin male femërore të Korçës, duke 1948 një studim shkencor mbi dhënë lëndët " Edukatë morale peshqit në ujërat shqiptare. E " dhe " Frëngjisht ". Më vonë u entuziazmu­ar, shkoi në Durtransfe­rua si pedagoge në shrës dhe i tha shoqes së saj, Dukollën shqiptaro- amerikane në rie Hulusi, se: ' Jam e gëzuar që Kavajë, ku jepte biologji. mbarova një studim mbi pesh

Në vitin 1936 mundi të qit që do t'i shërbejë jo vetëm plotësonte dëshirën e zjarrtë Shqipërisë, por edhe shteteve për studime të larta. Shteti shtë tjerë që janë në kufi me Shqiptar i akordoi bursë studimi qipërinë'". në Universite­tin e Torinos, në Sipas prof. Uran Asllanit, Fakultetin e Shkencave Bi"Dr. Sabiha Kasimati ishte ologjike, të cilin e përfundoi me emëruar shefe e Sektorit të sukses me notat 30'/ 30', me Zoologjisë, por u mor vetëm me lavdërim ( trenta su trenta con ihtologji. Atë fushë e kishte lode). Në verën e vitit 1941, hulumtuar që nga koha e stumbrojti edhe doktoratur­ën. dimeve universita­re, ndaj kur Katedra i ofroi vendin e asisu kthye, hulumtoi, gjurmoi e tentes në ihtiologji­në fluviale, studioi gjithë faunën ihtipor ajo nuk pranoi dhe u kthye ologjike detare dhe liqenore të në atdhe. ujrave shqiptare. Gjatë dhjetë

Në Shqipëri punoi me en- vitesh kërkimesh, ajo arriti të evidentont­e gjithë faunën ujore shqiptare, bëri klasifikim­in në taksonomin­ë ihtiologji­ke në klasa, gjini, lloje e nënlloje peshqish, përcaktoi zonat e përhapjeve të llojeve më të rëndësishm­e të peshqve, ciklet biologjike të tyre etj. Mbas një pune voluminoze për plotsimin e mijëra skedave, koleksione­ve të monstrave të grumbullua­r në dhjetëra ekspedita, duke filluar nga liqeni i Butrintit e deri te liqenjtë e Lurës, nga liqeni i Prespës e deri në detrat Adriatik e Jon si edhe në lumenjtë e rëndësishë­m, duke regjistrua­r e përpunuar edhe mijëra referenca bibliograf­ike e fotografi, Sabihaja asokohe kishte bërë të gatshme monografin­ë voluminoze ' Peshqit e Shqipërisë'. Por, nuk ishte e thënë që atë monografi shkencore ta botonte autorja e vërtetë. Në vitin 1955, kur në Shqipëri ende nuk ishte botuar as ' Flora e Shqipërisë' dhe as ' Shpendët e Shqipërisë' për të cilat punonin prej vitesh një numër shkencëtar­ësh, botohet vepra e dr. Sabiha Kasimatit, natyrisht jo me emrin e saj, por me emrat e rusit Anatoli Poljakov dhe të dy fillestarë­ve në këtë lëmë Ndoc Filipit dhe Ndoc Rakajt". Sabihaja ishte një intelektua­le e kompletuar, që kishte studiuar në Perëndim, një filozofe dhe biologe që e njihte mirë thelbin dhe shfaqjen e panatyrshm­e e çnjerëzore të sistemit totalitar komunist, i cili po vendosej në Shqipëri. Ajo u dëshpërua thellësish­t nga goditjet e rënda që po u jepeshin intelektua­lëve të vendit, veçanërish­t atyre që kishin studiuar në Perëndim, mjaft nga të cilët ishin kolegët e saj. Gjyqet ushtarake dënonin me pushkatime dhe burgime të rënda elitën shqiptare. Ajo u trondit veçanërish­t nga pushkatimi i drejtorit të saj, shkencëtar­it Selaudin Toto, si edhe i intelektua­lëve opozitarë Gjergj Kokoshi, Suad Asllani, Sulo Klosi, Shefqet Beja, prof. Stanislav Zuberit etj., veçanërish­t nga dënimi i shkrimtare­s së parë shqiptare, Musine Kokalari. Kështu, Sabihaja filloi të shprehte pakënaqësi­në për regjimin dhe për Enver Hoxhën, shokun e saj të klasës në Liceun e Korçës.

Këto pakënaqësi të saj, si edhe prejardhja nga një familje e madhe, tërësisht intelektua­le dhe demokratik­e, bënë që emri i Sabihasë të futej në listat e zeza të Sigurimit të Shtetit si "kundërshta­re e regjimit".

Dr. Namik Kasimati, rrëfen: "Duke qenë se Sabihaja kishte mbaruar Liceun Francez bashkë me Enver Hoxhën dhe e njihte mirë, i kërkoi një takim.

Sabihaja: Kam ardhur të të them se ti po vret gjithë intelektua­lët. Dua të të pyes se me cilët ke ndërmend ta ndërtosh Shqipërinë, me teneqexhin­jtë apo me këpucarët?

Enveri: Boll lexove iluministë­t francezë, të këshilloj të lexosh Marksin dhe Leninin.

Pas dy ditësh, Nako Spiru, të cilin Sabihaja e kishte shok, e thirri Sabihanë për një kafe dhe në bisedë e sipër i tha: ' Sabiha, duhet ta qepësh gojën, jo me karficë, por me babushkë'.

Këto biseda Sabihaja ia kallëzoi të vallait, dr. Hivzi Kasimatit, babait tim, që banonte në Korçë dhe me të cilin Sabihaja takohej shpesh".

Sabihaja ishte e çiltër, e shkujdesur dhe nuk mendonte se i ishte qepur pas vdekja. Ajo kishte kurajon t'ia përplaste të vërtetën në sy Enver Hoxhës, por nga ana tjetër, të takonte pa droje edhe shoqet, shokët e miqtë që ishin goditur pa të drejtë nga diktatura. Një herë, ajo shkoi në kampin e internimit në Jubë, ku punonin si të burgosur shokët e saj Tika Tezha, Felatun Vila etj. Mirëpo, Tika i tha: "Sabi, mos shkel më këtu, sepse je në rrezik. Ne e dimë se ç'ka hequr kurrizi ynë që të detyrohesh­im të depononim kundër teje, në mënyrë që edhe ti të hyje në burg". Inxhinier Viktor Kasimati, i biri i Refiut, kujton: "Një ditë, aty nga fundi i vitit 1948, Sabihaja ndodhej në shtëpinë tonë. Im atë u vonua pak atë ditë se kishin pasur një mbledhje me rëndësi në shkollën Politeknik­e, ku punonte si pedagog. Ishte koha kur PKSH kishte dënuar Koçi Xoxen dhe grupin e tij, duke ia ngarkuar atij të gjitha krimet që kishte bërë pushteti komunist mbi shqiptarët, sidomos mbi elitën intelektua­le.

Im atë i tregoi Sabihasë kur po hanim drekën: ' Na foli një personalit­et komunist, Tuk Jakova, i cili na tha që janë kryer shumë shkelje të ligjeve dhe janë dënuar shumë njerës pa faj. Por, në të ardhmen nuk do të ndodhin më gjëra të tilla'.

Sabihaja e dëgjoi me vëmendje dhe ia ktheu aty për aty:

' Refi, mos i beso këto! Kjo është taktika e tyre, shtrëngo, liro pak dhe prapë shtrëngo më fort se më parë për të mbajtur pushtetin. Mbaje mend që pas pak kohe, do të rifillojnë përsëri terrorin'".

Në fakt, rifillimi i terrorit masiv në vitin 1951 mori edhe kokën e Sabihasë.

Sabihaja u arrestua më 20.2.1951. Ajo bënte pjesë na listën e Sektorit të Dytë të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, të përpiluar nga kapiten Rasim Dedja. Përbri emrit të saj ishte vënë një kryq, që do të thoshte se ajo do të pushkatohe­j. Perpilues i listave të zeza, rrëfën: "Vlerësimi për personat që do të pushkatohe­shin dhe që janë pushkatuar në fakt, është bërë direkt nga udhëheqja e Ministrisë, që në atë kohë ka qenë Mehmet Shehu me dy zëvendësmi­nistrat e tij, Kadri Hazbiu dhe Mihallaq Ziçishti. Them për këta të fundit, se këta mbulonin Sigurimin". Mehmet Shehu ishte ministër i Brendshëm, direkt i interesuar për ngjarjen. Ai propozoi në mbledhjen e Byrosë Politike që të pushkatohe­shin pa gjyq 10- 15 persona dhe byroja ia miratoi, pra, i kishte duart e lira. Por, jo pa komandanti­n. Pa miratimin e diktatorit nuk bëhej asgjë. Enver Hoxha ia miratoi të gjitha veprimet dhe emrat e viktimave, që kishte përzgjedhu­r. Por, Enveri shtoi nga ana e tij emrat e Sabiha Kasimatit, Reiz Selfos, Manush Peshkëpisë, Qemal Kasoruhos, të cilët ishin nga treva e Gjirokastr­ës dhe ai i njihte personalis­ht. Bie fjala, emri i Reiz Selfos nuk ishte në asnjë nga listat. Dikur, Reiz Selfo kishte pasur kurajon t'ia përplaste të vërtetën në fytyrë E. Hoxhës, i cili u hakmor ndaj tij, ashtu siç u hakmor ndaj Sabiha Kasimatit, e cila i kishte thënë ish- shokut të klasës: "Kam ardhur të të them se ti po vret gjithë intelektua­lët. Dua të të pyes se me cilët ke ndërmend ta ndërtosh Shqipërinë, me teneqexhin­jtë apo me këpucarët".

Kryqet i kishin vënë udhëheqsit e lartë të partisë e shtetit. Për pushkatimi­n e saj dhe njëzet e dy intelektua­lëve të tjerë kishte vendosur Byroja Politike e KQ të PPSH, me vendimin e datës 20 shkurt 1951. Nuk ka shëmbull në gjithë vendet e Lindjes komuniste, që të vendoste për të vrarë njerëz Byroja Politike, madje, pa gjyq dhe duke shkelur edhe ligjet e asaj kohe! Ajo nuk e pranoi akuzën për akte terroriste, për pjesëmarrj­e në organizata terroriste, për vënie në shërbim të agjenturav­e të huaja, por pranoi me burrëri se, si intelektua­le, ishte kundër pushtetit to

talitar dhe ideologjis­ë së tij komuniste: "Kam qenë kundër pushtetit popullor, sepse nuk pajtohet me ideologjin­ë time. Unë nuk kam qenë kurrë e mendimit se me akte revoluvion­are të arrihej në socializëm. Jam lidhur me një grup shokësh, të cilët edhe ata kanë qenë armiq të Partisë Komuniste…"

Sabihaja ishte një demokrate e vërtetë evropiane.

Zonja Didi Biçaku, nga familja e Aqif pashë Elbasanit, e cila u arrestua në një kohë me Sabihanë dhe qëndroi në një birucë me të në burg, ka dëshmuar: "Më kujtohet çasti kur Sabihaja u kthye nga hetuesia. Ishte e qetë. Hë? - e pyeta shkurt. - Më akuzuan si terroriste, m'u përgjigj. U thashë: Unë kam studiuar për biologji dhe jam evolucioni­ste. Evolucioni është në natyrën e gjërave. Me dhunë nuk shkohet dot as në socializëm, as në demokraci, shkohet drejt shkatërrim­it".

E vranë pa gjyq intelektua­len, pedagogen, shkencëtar­en, demokraten e shquar, martiren Sabiha Kasimati! Në mesnatën e datës 26 shkurt 1951, të lidhur me tela me gjemba, bashkë me 21 burra nga e gjithë Shqipëria, i pushkatuan dhe i hodhën në një gropë të përbashkët, pranë Urës së Beshirit. Fshatarët kanë dëgjuar britmat e saj, deri sa dha shpirt. Eshtrat e saj sot prehen në varrezat e dëshmorëve të kombit, në një varr të përbashkët me 22 martirët e pushkatuar atë natë të përgjakshm­e.

Xha Kadriu nga Mëniku, rëfen: "Më vonë, kur ai vend, ku u pushkatuan, filloi të shpyllëzoh­ej, një traktorist­i që po punonte aty, i ra të fikët tek pa që traktori tërhiqte zvarrë një kufomë gruaje, të cilën e mbuluan përsëri. Ishte trupi i patretur ende i Sabiha Kasimatit". Po shpirti i saj, vepra e saj, fryma e saj jeton, sepse është brenda nesh, brenda shpirtit të kombit, ndaj është e pavdekshme.

 ?? ??
 ?? ?? Sabiha Kasimati
Sabiha Kasimati
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania