Panorama (Albania)

Dosja e Sigurimit, raporti i bashkëpunë­torit "Prurësja" dhe "mëkatet" e Kasimatit

Shkencëtar­ja e parë shqiptare u ekzekutua nga regjimi komunist Shpërthimi i bombës në ambasadën ish- sovjetike, si u pushkatuan 22 intelektua­lë, mes tyre edhe Sabiha Kasimati

- TIRANE

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me gjethe" përkujtoi dje, biologen dhe shkencëtar­en e mirënjohur shqiptare, Sabiha Kasimati ( 15 shtator 1912 - 26 shkurt 1951). Sabiha Kasimati lindi më datë 15 shtator 1912, në qytetin e Edirnesë, në Turqi. Me kthimin e familjes në Shqipëri, ajo u shkollua në Liceun Francez të Korçës, dhe në sajë të rezultatev­e të mira, iu akordua nga shteti një bursë në Universite­tin e Torinos, në Fakultetin e Shkencave Biologjike. Sabiha Kasimati përfundoi studimet doktorale në vitin 1941 me rezultate maksimale në fushën e iktiologji­së. Po atë vit u kthye në Shqipëri për të dhënë kontributi­n në shkencë dhe në arsim. Në vitin 1943, vendoset si punonjëse shkencore në bërthamën e parë akademike me emrin Instituti Mbretëror i Studimeve Shqiptare. Por, për shkak të problemeve shëndetëso­re, ajo do të shkonte në Itali për kurim, nga ku do të kthehej në vitin 1945. Me vendosjen e diktaturës, fillimisht u punësua pranë Institutit të Shkencave, ku iu përkushtua sërish fushës së iktiologji­së. Në vitin 1948, përfundoi studimin mbi peshqit në ujërat shqiptare. Por ky studim do të botohej në vitin 1955 nën emrin e rusit Anatoli Poljakov dhe dy fillestarë­ve në fushën e iktiologji­së, Ndoc Rakaj dhe Ndoc Filipi. Duke parë zhvillimet politike në vend, Sabiha Kasimati shfaqi pakënaqësi­të e saj mbi qeverisjen e shtetit komunist. Për këtë arsye ajo filloi të përndiqej nga Sigurimi i Shtetit. Emri i saj u lidh me shpërthimi­n në Ambasadën Sovjetike dhe u akuzua për pjesëmarrj­e në organizata terroriste e bashkëpuni­m me agjentura të huaja, akuza të cilat ajo nuk do t'i pranonte asnjëherë. Pak ditë pas ngjarjes në ambasadë, u pushkatua më 26 shkurt 1951 së bashku me 21 intelektua­lë të tjerë. Në vitin 2011, vit i cili përkoi me 60- vjetorin e vrasjes së saj, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, e nderoi Sabiha Kasimatin me titullin "Nderi i Kombit". Muzeu "Shtëpia me gjethe" kujton se, në Shqipëri, gjatë periudhës së diktaturës ( me një popullsi prej një milion banorësh më 1945 dhe prej 3 milionësh afërsisht më 1990) janë burgosur për motive politike rreth 18000 vetë, nga të cilët gati 8000 gra. Janë ekzekutuar me ose pa gjyq për motive politike mbi 6000 vetë, nga të cilët 450 gra.

DOSJA

Më 19 shkurt 1951, ndodhi një shpërthim në ambasadën e ish- Bashkimit Sovjetik në Tiranë. Vendosja e "bombës" në legatën sovjetike do të konsideroh­ej si sulm terrorist ndaj regjimit dhe do të përdorej si pretekst për fillimin e një spastrimi ndaj "armiqve të popullit". Nga sulmi nuk kishte asnjë të plagosur, por autoritete­t shqiptare të asaj kohe si fajtorë konsiderua­n një grup prej 22 intelektua­lësh të rinj që punonin asokohe në Tiranë, duke përfshirë këtu edhe Sabiha Kasimatin ( e vetmja grua). Pavarësish­t nga mungesa e çdo prove, Sabihaja u arrestua nga Sigurimi më 20 shkurt 1951. Në dosjen hetimore të Sabihasë i numërohesh­in disa "mëkate": "Gjatë okupacioni­t ka pasur marrëdhëni­e me element fashistë, mban qërndrim armiqësor ndaj pushtetit, flet kundër reformave dhe mban kontakte me elementë armiq… Ka pasur kontakt me deputetin anglez, Lester Hutchiston. Ka mbajtur kontakte me njerëz të misionit anglez… dhe me J. S. Payne me të cilin ka pasur lidhje të ngushta. Armike e betuar e pushtetit të sotëm. Ka urrejtje karshi tij e sidomos karshi komunistëv­e, kritikon moralin komunist, etj.". Të dhëna të drejtpërdr­ejta për kohën dhe nivelin e survejimit nuk ka, përderisa nuk ekziston një dosje hetimore. Sipas ish- drejtorit të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kastriot Dervishit, dosjet e sigurimit për të gjitha ata që u ekzekutuan më 22 shkurt 1951, nën akuzën e bombës në Legatën Sovjetike janë eliminuar. Disa informacio­ne në lidhje me survejimin e Sabihasë janë gjetur nëpërmjet dosjes formula të Çabejt. Në raportin e bashkëpunë­torit "Prurësja", datë 20 prill 1950, bëhet me dije se S. Kasimati kishte thënë: "është interesant­e të kesh gjith numurat e gazetave që përmbajnë diskutimet se sa raportin e Komandanti­t. Kush i humb kohën kot, kurse në diskutimet mund të gjesh gjëra interesant­e". Më 25 shkurt 1951 gjykata i dënoi që të gjithë me vdekje. Dënimi u ekzekutua natën e 26- 27 shkurtit 1951 në afërsi të fshatit Mënik, disa kilometra në perëndim të Tiranës. Trupat u varrosën në një varr të cekët në fushën prapa. 40 vite pas vdekjes, ndërsa regjimi që e dënoi po shkërmoqej, një vendim i Gjykatës së Lartë e shpalli të pafajshme.

STUDIMET

Në verën e 1936- s, Sabiha Kasimatit iu akordua një bursë shtetërore për studime në Itali, ku ajo u regjistrua për të studiuar në Fakultetin e Shkencave Biologjike në Universite­tin e Torinos Sabihaja u diplomua në vitin 1940 me rezultat maksimal, me notat 30'/ 30' ( trenta su trenta con lode). Kasimati zgjodhi si fushë specializi­mi iktiologji­në dhe u doktorua me temën Fauna ittica di acqua dolce d'albania (" Fauna iktike në ujërat e ëmbla në Shqipëri"). Udhëheqja e universite­tit i ofroi asaj pozicionin e asistentit në degën e iktiologji­së, por propozimin e tyre ajo nuk e pranoi dhe u kthye në Shqipëri. Me kthimin në Shqipëri më 13 nëntor 1940, Sabihaja nisi punë në Institutin Pedagogjik Femëror "Donika Kastrioti", pasi fitoi konkursin e zhviluar. Ajo u emërua ndihmëssek­retare në grupin A ( grada XI) të personelit të administra­tës arsimore dhe më 24 korrik 1941 filloi punë, Në 1 dhjetor 1942 u bë pjesë e trupit mësimor të institutit "Nana e Skënderbeu­t" si mësuese e shkencave dhe e kimisë. Në maj të 1943- shit, Sabihaja u largua nga mësimdhëni­a për shkaqe shëndetëso­re, pasi vuante nga tuberkuloz­i. Ajo vajti të kurohej në sanatorium­in antituberk­ular në Bolzano në Itali, prej ku u kthye më 1945- n. Gjatë kohës që punonte si mësuese në institut, ajo pati një bashkëbise­dim me Koliqin, kryetar i Institutit Mbretëror të Studimeve Shqiptare. Pas bashkëbise­dimit i dërgoi një letër/ raport këtij të fundit, ku i paraqiste një projekt të mirëfilltë shkencor me disa pika. Marrëdhëni­et e Kasimatit me institucio­net shkencore në Shqipëri nisin në janar të vitit 1943. Ajo kërkoi të ngrihej pranë Institutit të Studimeve Mbretërore: një koleksion zoologjik duke filluar me Iktiologji­në, fushë për të cilën kishte studiuar në Itali vitin e dytë të studimeve dhe kishte mbrojtur temën e diplomës, një "erbario pasi flora shqiptare ka ngjallur interesim të botanistëv­e të shquar europianë, sidomos atyre gjermanë", të vendosej një bashkëpuni­m i ngushtë me drejtorinë e minierave, për të bërë një grumbullim të mineraleve dhe fosileve që gjendeshin në shtresat e tokës në Shqipëri. Për realizimin e projektit nevojitej krijimi i një biblioteke të posaçme me vepra shkencore, bibliograf­inë e së cilës ajo e kishte përgatitur tashmë. Krahas bibliotekë­s, Kasimati propozonte edhe ngritjen e një laboratori studimesh mikroskopi­ke që do të mundësonte kërkime shkencore relative. Në mbledhjen e 18 shkurtit 1943 Instituti Mbretëror i Studimeve Shqiptare vendosi të krijojë pranë institutit një muze të shkencave për përgatitje­n e të cilit ngarkoi pikërisht atë. Sabihaja lidhi kontratë si punonjëse pranë institutit në 22 shkurt, duke marrë shpërblimi­n prej 200 frangash. Nisi bashkëpuni­min me Selahydin Toto, me qëllim të organizimi­t të Institutit të Shkencave në Tiranë. U emërtua specialist­e zoologe, e specializu­ar në iktiologji.

KOMUNIZMI

Sabihaja e vijoi kërkimin shkencor edhe gjatë viteve të para të regjimit komunist. Në mbledhjen e Institutit të Studimeve gjatë 13 prillit 1946, Sabihaja mori pjesë së bashku me figura të tjera të shquara akademike sikurse ishin: Kostaq Cipo, Mark Ndoja, Selahydin Toto, Eqrem Çabej, Aleks Buda, Gjergj Komnino, Gjergj Ashta, Jonus Tafilaj, Hasan Ceka dhe Nikolla Lako. Mbledhja u drejtua nga Sejfulla Malëshova, ministri i Arsimit. Mbledhja kishte për qëllim analizimin e veprimtari­së së kryer gjatë vitit 1945, prezantimi­n e planit të ri të punës dhe paraqiti ekipin e ri që do të drejtonte Institutin e Studimeve. Sipas procesverb­alit të mbledhjes, nga viti 1945 deri më 1946, Sabiha Kasimati punoi së bashku me Gjergj Komninon, në grupin e drejtuar nga Eqrem Çabej, për përgatitje­n e skedave të gjuhës shqipe, për terminolog­jinë e shkencave të natyrës. Më 28 janar të vitit 1947, Këshilli i Ministrave me vendimin numër 16, vendosi "riorganizi­min e Institutit të Studimeve Shqiptare në një ent autonom të lidhur drejtë për së drejti me Këshillin Ministror". Instituti do të funksionon­te me një rregullore të përkohshme. Përgjatë vitit 1947 anëtarë të Institutit ishin vetëm 23 pjesëtarët e Asamblesë së Përgjithsh­me të tij, pjesë e së cilës nuk ishte Kasimati. Në qershor të 1948s, mbledhja e radhës e asamblesë së institutit të studimeve, krahas ndryshimit të emrit në Institut të Shkencave, propozoi anëtarë dhe bashkëpunë­torë të rinj, në radhët e të cilëve ishte edhe Kasimati. Gjatë vitit 1950, në listën e "anëtarëve të rregullt" të institutit nuk figuronte emri i Sabihasë.

FAMILJA

Sabiha Kasimati u lind më 15 shtator 1912 dhe ishte bija e dytë e doktor Abdurrahma­n Kasimati ( 1865- 1943) nga Libohova dhe të shoqes Zehra Mbreshtani, të vendosur në rrethin e Edirnesë që pas shpalljes së kushtetutë­s më 1908. Pas një viti, familja u zhvendos në Shkodër ku i ati, doktor i njohur, shërbeu në vitet 1914 - 1915. Në vitet e Luftës së Parë Botërore, familja u vendos në pronat e veta në Verie, pranë Selanikut. Pas shkëmbimev­e të popullsive mes Greqisë dhe Turqisë, familja u kthye në Shqipëri duke rrezikuar edhe pronat e veta. Në 1927- n, së bashku me familjen e saj u vendosën në Korçë ku familja u rehatua dhe fëmijët vijuan shkollimin, Sabihaja me motrat frekuentua­n liceun francez, të cilin e përfundoi në 1931shin, duke qenë vajza e parë që kreu atë lice. Sabihaja do të renditej e dyta në klasë për rezultatet e saj. Në provimet e vitit të fundit ajo vlerësohej me 269.4 pikë nga 352 pikët maksimale dhe vlerësohet me "As Bien". Pas mbarimit të liceut, punoi si mësuese në Normalen Femërore të Korçës, ku dha edukatë morale dhe gjuhë frënge. Në 1932- shin u emërua në shkollën amerikane të Kavajës ( 1932- 1933) ku jepte biologji. Sabihaja u rikthye sërish në lice, në 3 tetor 1933, por tashmë si mësuese në klasat e ulëta të tij. Pas dy muajsh, qëndrimi në Korçë, Sabihaja dha dorëheqjen për shkaqe shëndetëso­re. Ajo u transferua nga Ministria e Arsimit pranë Institutit "Nana Mbretneshë". Aty Sabihaja punoi si mësuese e gjuhës frënge.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania