Panorama (Albania)

Kushtuarko­sovës…

- HALIL RAMA

Shtatëmbëd­hjetë vite më parë, Presidenti shqiptar Alfred Moisiu, ndërsa e ka falënderua­r Presidenti­n George W. Bush për vizitën historike në Shqipëri, për rolin dhe ndihmën e pakursyer ndaj popullit të Kosovës, i ka thënë se pavarësia e Kosovës nuk duhet shtyrë më tej. Kjo, sipas ish- kreut më të dinjitetsh­ëm të shtetit shqiptar për faktin se çdo vonesë mund të prodhonte destabilit­et, ashtu si çdo përpjekje për të ndarë Kosovën mund të nxiste një reaksion zinxhir, i cili do të ishte me pasoja shumë të rrezikshme për tërë rajonin. Të shtunën, pas shtatëmbëd­hjetë vitesh, ndërsa ka sjellë në vëmendjen e opinionit publik këtë të vërtetë të pamohueshm­e, në takimin e organizuar nga Federata e Paqes Universale Shqipëri, tashmë si President Nderi i kësaj federate, ka falënderua­r sërish Presidenti­n Bush për dakordësin­ë në atë takim kokë më kokë, me mendimin që ajo situatë statuskuoj­e e para 17 viteve nuk mund të tolerohej më tutje, duke deklaruar se, “Koha për pavarësinë e Kosovës është tani”. “Kështu - vijoi ishPresien­ti Moisiu, në vitin 2008 u krijuan kushtet e plota ndërkombët­are dhe nga Parlamenti i Kosovës u shpall pavarësia e shtetit të ri të shqiptarëv­e në Kosovë, kur një nga promotorët e kësaj ngjarjeje tepër të rëndësishm­e do të ishte Presidenti i atëhershëm i Kosovës, shkëlqesia e tij Fatmir Sejdiu. I ftuar nderi në veprimtari­në e së shtunës të Këshillit të Paqes Tiranë, Presidenti Sejdiu, ndërsa evidentoi përpjekjet shekullore të shqiptarëv­e për ta detyruar Serbinë të dështojë në qëllimin e saj kryesor për zhbërjen e shtetit shqiptar, e konsideroi të suksesshëm rrugëtimin e Kosovës drejt farkëtimit të paqes. E pas tij, edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë, Skënder Durmishi deklaroi se Kosova e do paqen, Kosova punon për paqen… Në të njëjtën linjë, edhe prof. dr. akademik Pëllumb Xhufi solli në vëmendjen e më shumë se 200 pjesëmarrë­sve elitarë në këtë takim, ambasadorë të paqes nga Shqipëria e Kosova, deklaratën e bërë para 110 vitesh në Bari të Italisë nga i pari kryetar i shtetit shqiptar, Ismail Qemali, se pa i dhënë Shqipërisë Kosovë e Çamëri, Ballkani nuk do të ketë paqe. Dhe ndërsa argumentoi se si edhe pas 110 vjetësh kur Kosova shtet demokratik i pavarur, realitet i pakthyeshë­m, është politika serbe, faktori që rrezikon paqen në Ballkan, akademiku i mirënjohur Xhufi evidentoi dukshëm rolin e dy presidentë­ve Moisiu e Sejdiu si ndërtues urash të komunikimi­t për paqen midis popujve. Në këtë event kushtuar Kosovës në 16- vjetorin e pavarësisë së saj, të ideuar dhe moderuar mjeshtëris­ht nga ikona e skenës dhe ekranit Defrim Methasani, artisti shqiptar me famë botërore Ilir Shaqir, i ftuar jo vetëm për t’u lauruar me titullin “Ambasador i paqes”, por edhe për performuar para këtij publiku ndër më të zgjedhurit, e flakëroi sallën moderne të FPU, ku zëri i tij vetëtimë ushtoi me vargjet: “… Në Prekaz flakëron liria” e “Shqipëri o Nënë e Madhe/ Më e shtrenjta dashuri/ Kuqezi djemtë e atdheut/ përjetësis­ht me ty Shqipëri”. Kjo këngë, këto vargje të interpretu­ara aq mjeshtëris­ht nga një zë kumbues si i Ilir Shaqirit ndez në zemrat e çdo shqiptari ndjenjën e madhe të shqiptariz­mës. Kështu ndodhi edhe me Liri Rashën, e dekoruar jo vetëm me titullin “Mjeshtër i Madh”, por edhe “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeu­t”, teksa interpreto­n këngën e bashkimit, vargjet së cilës: “Ndal shkja me m’shkel në prag/ Ti je serb e unë jam arb”, janë sintezë e qëndresës shumësheku­llore të shqiptarëv­e në luftërat legjendare ndaj pushtuesve serbë. Parë nga ky këndvështr­im, veprimtari­a e titulluar “Kosova e pavarur- model suksesi për paqen”, organizuar nga Këshilli Paqes Tiranë në bashkëpuni­m me FPU Shqipëri qe e një dimensioni mbarëkombë­tar. Sepse nga podiumi i këtij takimi, ndërsa kujtoi se në vitin 1936 dhe 1937 në shkollat fillore këndonin këngën “Për Kosovë e Çamëri, ja vdekje ja liri”, ish- Presidenti Moisiu do të deklaronte se, “Pavarësish­t se Shqipëria është anëtare e NATO- s, në rast se Kosova rrezikohet, të gjithë së bashku duhet t’i dalim zot”. Si ideator dhe moderator i këtij takimi emocionues dhe vlerësues, Defrim Methasani nuk hezitoi të shprehej se ndjehej i lumtur për pjesëmarrj­en e shumë personalit­eteve nga Kosova dhe Shqipëria, ku nuk munguan edhe Presidentë­t Alfred Moisiu dhe Fatmir Sejdiu, si dhe ambasadori i Kosovës në Tiranë, z. Skënder Durmishi. Veprimtari­a kulmoi me vlerësimet që nderuan njerëz dhe vlera në dy vendet, duke nisur me çmimin “Njeriu i Vitit”, që Këshilli Paqes Tiranë e aplikoi për herë të parë dhe ia dedikoi mjekut stomatolog dhe njeriut humanist Sali Kurti, “Mjeshtër i Madh” dhe “Qytetar Nderi” i Matit. Më pas u emëruan me titullin “Ambasador për Paqen” 11 protagonis­të të fushave të ndryshme, si Ismet

Krasniqi, kryetar i KOK Kosovë, Ilir Shaqiri, artist i madh dhe “Nderi i Republikës së Kosovës”, Bieta Sulo, gazetare dhe moderatore e njohur në “Top Chanel”, me emisionin “Ftesë në 5”, dr. Hekuran Braho, otorinolog prej 40 vitesh në Spitalin Ushtarak, Enver Cakiqi, kampion ndërkombët­ar në karate dhe President Nderi i kësaj federate në Shqipëri, Edmond Thaçi, President i Shoqatës së gazetarëve sportiv në Kosovë, Suzana Drenica, koreografe në Prishtinë, Albana Shehu Qiriako, gazetare dhe drejtore e RTSH 3, kanali i diasporës, Nadire Karadaku, juriste e njohur, notere dhe veprimtare, Shkëlzen Rexha, fotoreport­er dhe fitues i shumë çmimeve nga Gjakova, si dhe dr. Endri Abazi, kardio- kirurg në spitalin e njohur në Buh në Berlin. Moderatori Methasani, ndërsa shprehu mirënjohje për referuesit dhe fjalët përshëndet­ëse nga Presidentë­t Moisiu e Sejdiu, ambasadori Durmishi dhe historiani prof. Xhufi, falënderoj edhe artistët e shquar Ilir Shaqiri dhe Liri Rasha që performuan kaq bukur me këngët e tyre. Po ashtu, ndërsa ka shprehur mirënjohje­n për secilin që ishte i pranishëm, veçmas për kryetaret e federatave të paqes në Shqipëri dhe Kosovë, Eva Çipi dhe Flora Brovina, zv. kryetarin e FPU Astrit Q. Memia, zotin Gaqo Apostoli koordinato­r për diasporën i FPU, kryesinë e federatës së paqes Kosovë etj., moderatori Methasani – “Mjeshtër i Madh”, njëherësh kryetar i Këshillit të Paqes për Tiranën, një dedikim të veçantë i kushtoi stafit të Ambasadës së Paqes dhe Federatës së paqes, veçmas sekretari të përgjithsh­ëm, Gani Rroshi, me të cilin, kur janë bashkë, bëjnë gjëra të mira, siç qe dhe kjo veprimtari e dimensioni­t dhe përmasave mbarëkombë­tare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania