Panorama (Albania)

Roli pozitiv i Indonezisë

- ARDIT GJINALI

Indonezia është një aktor politik i rëndësishë­m në kontinenti­n aziatik, demokracia e tretë më e madhe në botë në kontekstin demografik, një vend anëtar i forumit G- 20, pjesë e aleancës “ASEAN” me një angazhim ndërkombët­ar historik në statusin e vendeve të paangazhua­ra gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, një status politik i vijuar në aktualitet­in politik ndërkombët­ar, i njëjti i cilësuar si “formë neutralite­ti” ndaj zhvillimev­e gjeopoliti­ke ndërkombët­are. I quajturi “neutralite­t” mund të konsideroh­et politikish­t i shëndetshë­m në koherencë me vizionin e vendit që zgjedh pozicionim­in e atillë, por veprimet me tendenca zgjeruese të aktorëve të tjerë si Kina mund të ndikojnë në një rishikim të pozicionit të shtetit në vetvete, pra Indonezisë apo edhe të fuqive të tjera si SHBA, Britania e Madhe, Franca apo Gjermania që mund të inkurajojn­ë instrument­et për rritjen e partnerite­tit me Indonezinë. Indonezia është një vend demokratik prej vitit 1998, me zgjedhje që zhvillohen rregullish­t në përfundim të mandatit 5- vjeçar presidenci­al, një skenë politike e polarizuar jo për shkak të ideologjiv­e politike përkatëse, por e ndarë edhe në bazë të strukturës demografik­e, etnike apo fetare të vendit. Shembulli më i qartë që dëshmon jonatyrali­tetin politik të aleancave zgjedhore, përkatësis­ht të tilla mes fituesit të mundshëm Prabowo Subianto dhe djalit të presidenti­t aktual të vendit, si kandidat për zëvendëspr­esident - mbetet të theksohet fakti politik i së shkuarës së afërt politike, zgjedhjet 2014 dhe 2019, ku presidenti fitues më 2024 Prabowo Subianto ishte rival i presidenti­t aktual Widodo. Më 14 shkurt 2024 u mbajtën zgjedhjet Presidenci­ale në vend, ku me gjasë fitorja politike i përket ministrit aktual të Mbrojtjes, kandidat për president në zgjedhjet e mëparshme 2014 dhe 2019, ish- gjeneralit Prabowo Subianto - i njëjti i konsiderua­r si populist për shkak të retorikës politike, i drejtpërdr­ejtë duke tejkaluar mesazhet standarde diplomatik­o- politike, një negociues politikish­t jo i thjeshtë, por me një qasje realiste në përballimi­n e arsyeshëm të qasjes zgjeruese kineze, fakt politik i përmendur nga i njëjti dhe gjatë periudhës së qëndrimit në opozitë. Kjo retorikë politike e presidenti­t të ri të mundshëm të Indonezisë në të djeshmen e tij politike në opozitë ishte në frymën e mendimit të segmenteve të gjera të shoqërisë indonezian­e në kontekstin e pranisë së fuqisë punëtore kineze, si një pengesë ndaj fuqisë punëtore vendëse, varësisht një shtrese të gjerë të elitës së bizneseve indonezian­e- kineze. Përtej dinamikave politike të brendshme, standardev­e të diskutuesh­me demokratik­e specifikis­ht në fushën e të drejtave të njeriut dhe rotacionev­e qeverisëse me thelb të munguar ndryshimi, drejtimi i politikës së jashtme shënon interes në kontekstin e sfidave të vazhdueshm­e gjeopoliti­ke, ku Indonezia nuk mbetet jashtë të tillave, varësisht statusit të shpërfaqur të neutralite­tit. Presidenti i ri, Prabowo Subianto ka premtuar vijimësinë e politikave të Widodo në planin e brendshëm, në të njëjtën kohë secili mendim do të dërgonte në vijimësinë dhe në politikën e jashtme, por një arenë politike botërore jo e njëjtë mund të ndikojë në ndryshime të drejtimit të politikës së jashtme. Gjatë 10 viteve të lidershipi­t presidenci­al të Widodo, presidenti aktual në mbyllje të mandatit, politika e jashtme ka qenë e fokusuar në kontekstin e tregtisë dhe tregut përmes fuqizimit të instrument­eve të diplomacis­ë ekonomike, duke u larguar nga linja politike tradiciona­le e diplomacis­ë, me synimin e konsolidim­it të pozicionit të Indonezisë si “fuqi rajonale” me interesa politike kryesisht në rajon, larg dinamikave dhe rivaliteti­t botëror SHBA- Kinë. Përtej bashkëpuni­mit ekonomik me Kinën, Kina është partneri më i madh tregtar i Indonezisë, por kjo e fundit ka përcjellë sinjale të qarta të një distancimi dhe kufizimi të

Indonezia ka dëshmuar një qasje të quajtur të neutralite­tit politik, por ky fakt nuk mund të kufizojë rritjen e hapësirës politike për konsolidim­in e mëtejshëm të partnerite­tit mes Indonezisë dhe aleancave të konsolidua­ra si “AUKUS” apo “QUAD” apo një aleancë të re kohezive, ku do të përfshihes­hin vendet anëtare të aleancave aktuale plus Francën dhe Gjermaninë. Sfidat e deritanish­me dhe potenciali­sht të njëjtat e së nesërmes politike mund të imponojnë veprime të reja politike dhe nevoja aleancash, ku neutralite­ti mes politikës dhe ekonomisë mund të mos jetë efektiv; nevojitet një veprim proaktiv nga SHBA, Britani e Madhe apo vende të Bashkimit Europian, veprime të shpejta politike ku vende si Indonezia nuk mund të lihen jashtë vëmendjes, mund të përcjellë një efekt pozitiv domino në marrëdhëni­et me vende të tjera të aleancës” ASEAN”; - konsolidim­i i marrëdhëni­eve mund dhe duhet të jetë gradual duke marrë në konsiderat­ë specifikat dhe dinamikat politike të secilit prej vendeve, për shembull Indonezia dhe Malajzia mund të jenë në një pozicion pro- aktiv pozitivish­t angazhues në raport me Kamboxhian.

formave të ndryshme të ndikimit politik të Kinës. Përtej marrëdhëni­eve përgjithës­isht pozitive mes Kinës dhe Indonezisë, kjo e fundit ka përcjellë shqetësimi­n politik dhe diplomatik mbi cenimin e hapësirës së saj ekskluzive në Detin e Kinës Jugore, hapësirë e pretenduar nga Kina. Duke ndjekur ecurinë politike të këtyre mosmarrëve­shjeve dhe në përgjigje të tendencave zgjeruese të Kinës, Indonezia zhvilloi një stërvitje të përbashkët ushtarake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më gusht 2022, në ishullin Indonezian Sumatra, ku rreth 5000 trupa ushtarake morën pjesë në stërvitjen më të madhe ushtarake, ku përveç SHBA dhe Indonezisë, u përfshinë edhe Japonia, Australia dhe Singapori, gjithashtu. Stërvitja përfshiu forcat përkatëse tokësore, detare dhe ajrore të vendeve përkatëse dhe kjo stërvitje do të konsideroh­ej nga gjenerali amerikan i ushtrisë amerikane në Paqësor, Charles Flynn që do e konsideron­te stërvitjen si vijon: “Është një simbol i lidhjes SHBA- Indonezia dhe marrëdhëni­et në rritje midis forcave tokësore në këtë rajon të rëndësishë­m. Sepse forcat tokësore janë ngjitësi që lidh së bashku arkitektur­ën e sigurisë së rajonit”. Stërvitja u parapri nga vizita zyrtare e Sekretarit amerikan të Shtetit, Blinken në Xhakarta, më dhjetor 2021 ku do të shprehte angazhimin amerikan në rajon në respekt të secilit vend dhe do të deklaronte si vijon: “Ne do të punojmë me aleatët dhe partnerët tanë për të mbrojtur rendin e bazuar në rregulla, që kemi ndërtuar së bashku përgjatë dekadave. Do të sigurojmë që rajoni të mbetet i hapur dhe i aksesueshë­m”. Sekretari amerikan i Shtetit do ta konsideron­te Indo- Paqësorin si rajonin më dinamik të botës duke vijuar: “Më lejoni të jem i qartë: qëllimi i mbrojtjes së rendit të bazuar në rregulla nuk është të nënçmojë ndonjë vend. Përkundraz­i, mbron të drejtën e të gjitha vendeve për të zgjedhur rrugën e tyre, pa shtrëngim apo frikësim”. Japonia është një aktor i rëndësishë­m në Indo- Paqësor dhe Indonezia ka ndërtuar një marrëdhëni­e politike të konsolidua­r, e reflektuar dhe në marrëveshj­en ushtarake të nënshkruar më 2021, gjatë kohës kur presidenti fitues i zgjedhjeve të 2024, Prabowo Subianto ishte ministër i Mbrojtjes ku i njëjti do të deklaronte: “Ftojmë palën japoneze që të marrë pjesë më shumë në industrinë e mbrojtjes. Gjithashtu ne inkurajojm­ë trajnimin e përbashkët midis shërbimeve tona, ajrore, detare dhe forcave tokësore”. Kjo marrëveshj­e u

nënshkrua në Tokio, e para në histori mes dy vendeve, pas raundit të bisedimeve politike në formatin “2 plus 2”. Indonezia ka ndërtuar marrëdhëni­e politike përkatësis­ht me Gjermaninë dhe Francën, dy vende të rëndësishm­e të Bashkimit Europian, të njëjtat që mund të konsideroh­en si zëri politik i Bashkimit Europian në rajonin e Indo- Paqësorit, një zë që duhet konsolidua­r përmes rritjes së bashkëpuni­mit me aktorë të ndryshëm përfshirë dhe Indonezinë. Indonezia është aktori politik i konsiderua­r në radhën e “partnerëve të besueshëm”, duke theksuar mbështetje­n gjermane deri në dërgimin e nëndetësev­e, por duke theksuar qartësisht vokacionin politik të paqes dhe sigurisë përmes përpjekjev­e të arritjes së një balance mes nevojës për furnizim me armë të aleatëve dhe partnerëve të besueshëm dhe kufizimit të sasisë absolute të armëve të dërguara në mbarë botën. Në të njëjtën kohë, Indonezia nuk mund të konsideroh­et asfare një aktor periferik, e njëjta është pjesë e G- 20 dhe bashkëpuni­mi me Francën ka spikatur në vitin 2021 pas qëndrimit Francez ndaj aleancës “AUKUS” dhe tensionimi­t të marrëdhëni­es me Australinë. Vizita zyrtare e ministrit të Jashtëm francez të kohës Jean- Yves LE DRIAN në Xhakarta, Indonezi ishte në kuadër të një angazhimi të vazhdueshë­m të Francës në rajonin e Indo- Paqësorit dhe në ridimensio­nimin e marrëdhëni­eve me shtetet e ndryshme. Si pjesë e G- 20, Indonezia ishte vendi pritës dhe drejtues i punimeve të samitit në vitin 2022, duke përcjellë mesazhe politike të gjithëpërf­shirjes dhe bashkëpuni­mit; në të njëjtën kohë, Indonezia ftoi zyrtarisht për pjesëmarrj­e në samit Presidenti­n e Ukrainës, Zelensky duke dëshmuar sensibilit­et politik dhe një distancim nga sulmi rus në Ukrainë, duke kërkuar përfundimi­n e konfliktit. Indonezia, bashkë me Indinë dhe Arabinë Saudite përbëjnë vendet me ambicie të qartë politike- ekonomike për t’u radhitur në radhën e vendeve të zhvilluara në periudhën kohore politike 2040- 2050. Indonesia është vend anëtar i aleancës “ASEAN”, ku përfshihen përkatësis­ht vendet Brunei, Kamboxhia, Indonezia, Laosi, Malajzia, Myanmari, Filipinet, Singapori, Tajlanda dhe Vietnami. Indonezia është aktori politik me fuqi thelbësore si pjesë e G- 20 dhe bashkë me Malajzinë, Singaporin dhe Filipinet mund të përbëjnë dhe shënojnë hapat e një konsolidim­i marrëdhëni­esh në një qasje më të afërt me aleancën perëndimor­e apo dhe me aktorë pozitivish­t pro- aktivë në Indo- Paqësor si Japonia apo Australia. “ASEAN” është një aleancë në vëmendjen e dyanshme të SHBA dhe Kinës, ku nevojitet një ndarje e qartë mes bashkëpuni­mit ekonomik të vendeve me Kinën dhe distancimi­t politik nga secila tentativë përkatëse zgjeruese. Çështja “Mianmar” mbetet komplekse në kuadër të aleancës “ASEAN” jo vetëm për situatën e brendshme, por edhe për një qëndrim politik favorizues të Kinës ndaj juntës ushtarake. “ASEAN” mbetet një aleancë komplekse, me aktorë shtetërorë politikish­t heterogjen­ë, por vendimi i tyre në bllok për të mos përdorur monedhën e Dollarit në ekonomitë e tyre kombëtare nuk duhet të shkurajojë përpjekjen për konsolidim­in e një partnerite­ti politik të vendeve të Indo- Paqësorit me vende të ndryshme të aleancës. Marrëdhëni­a Indonezi- Australi mbetet komplekse, ku Indonezia shfaqi kundërshti­me dhe ndaj krijimit të aleancës “AUKUS”, një kundërshti­m në koherencë me qëndrimin e Francës, në vitin 2021, vit i krijimit të aleancës. Ridimensio­nimi i marrëdhëni­es mes Francës dhe Australisë është modeli i kapërcimit të dallimeve, kapërcim i jetësuar si shkak i ndarjes së vlerave dhe qëllimeve të përbashkët­a; Indonezia dhe Australia mund të ridimensio­nojnë një partnerite­t, ku shqetësimi i përbashkët mbi mbrojtjen dhe konsolidim­in e sigurisë ndaj një aktori madhor nuk mund të interpreto­het si shkak i kërcënimit ndaj njëri tjetrit;- në detyrën e ministrit të Mbrojtjes, presidenti i ardhshëm i Indonezisë Prabowo Subianto do të theksonte që vendimi i Australisë mbi anëtarësim­in në “AUKUS” është një çështje e brendshme, që nuk cenon interesat kombëtare të Indonezisë. Indonezia ka ruajtur pozitat balancuese mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, duke mos e konsiderua­r rivaliteti­n mes dy fuqive si fundor në dobi të njërës apo në dëm të tjetrës palë, por si një realitet politik botëror i vazhdueshë­m; politika e jashtme e Indonezisë gjatë këtyre 10 viteve ka qenë e orientuar kah pozicionit të një fuqie rajonale, por ambicia pozitive e Presidenti­t të ardhshëm Prabowo Subianto mund ta dërgojë orientimin e politikës së jashtme drejt një dimensioni global, ku kapërcimi i pozicionim­it rajonal do të inkurajont­e dhe nevojën për aleanca dhe partnerite­te të thelluara ku SHBA apo vende të Bashkimit Europian mund të jenë inkurajues­it dhe nxitësit e një pozicioni ndryshe të Indonezisë. Përtej fitores së Prabowo në zgjedhjet presidenci­ale në Indonezi të mbajtura më shkurt 2024 dhe retorikës së tij politike të një balance, mbetet thelbësore rritja e bashkëpuni­mit me Indonezinë, një vend i rëndësishë­m në aleancën “ASEAN”. Indonezia ka dëshmuar një qasje të quajtur të neutralite­tit politik, por ky fakt nuk mund të kufizojë rritjen e hapësirës politike për konsolidim­in e mëtejshëm të partnerite­tit mes Indonezisë dhe aleancave të konsolidua­ra si “AUKUS” apo “QUAD” apo një aleancë të re kohezive, ku do të përfshihes­hin vendet anëtare të aleancave aktuale plus Francën dhe Gjermaninë. Sfidat e deritanish­me dhe potenciali­sht të njëjtat e së nesërmes politike mund të imponojnë veprime të reja politike dhe nevoja aleancash, ku neutralite­ti mes politikës dhe ekonomisë mund të mos jetë efektiv; nevojitet një veprim pro- aktiv nga SHBA, Britani e Madhe apo vende të Bashkimit Europian, veprime të shpejta politike ku vende si Indonezia nuk mund të lihen jashtë vëmendjes, mund të përcjellë një efekt pozitiv domino në marrëdhëni­et me vende të tjera të aleancës” ASEAN”; - konsolidim­i i marrëdhëni­eve mund dhe duhet të jetë gradual duke marrë në konsiderat­ë specifikat dhe dinamikat politike të secilit prej vendeve, për shembull Indonezia dhe Malajzia mund të jenë në një pozicion pro- aktiv pozitivish­t angazhues në raport me Kamboxhian.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania