Panorama (Albania)

Trajnerët e Premier Ligës kërkojnë mbrojtje si lojtarët

Frika nga shkarkimet, në Angli bëhen gati për revolucion

-

Trajnerët kryesorë të Premier Ligës thuhet se po bëjnë thirrje për ndryshimin e rregullore­ve në lidhje me shkarkimin e tyre, duke kërkuar që një gjë e tillë të mund të ndodhë vetëm gjatë merkatos së transferim­eve. Futbollist­ët mund të lëvizin ndërmjet klubeve vetëm gjatë merkatos së verës dhe dimrit dhe trajnerët e elitës me sa duket besojnë se një sistem i ngjashëm duhet të aplikohet edhe për ta. Lajmin e zbulon "The Sun", ndërsa tabloidi raporton se disa trajnerë me përvojë në Premier Ligë po lobojnë në Shoqatën e Menaxherëv­e të Ligës për një ndryshim të rregullave, sepse shkarkimet po kthehen në një problem këto kohët e fundit. Gazeta citon një menaxher anonim, i cili ka thënë: "Lojtarët kanë kontrata dhe rregulla që do të thotë se ata nuk lëvizin jashtë merkatove. Për ne duhet të jetë e njëjta gjë". Sezoni 2022- 23 pa 12 shkarkime trajnerësh në Premier Ligë, duke përfshirë dy nga Çelsi dhe Lidsi, ndërsa dy trajnerë të tjerë u larguan nga stoli me pëlqim të ndërsjellë. Kjo statistikë u ngadalësua këtë sezon, me vetëm tre trajnerë të shkarkuar, por kjo nuk i ka ndaluar thirrjet për ndryshim. Bornmëthi shkarkoi Geri O'nillin përpara nisjes së sezonit duke sjellë Andoni Iraolën, ndërsa Pol Hekingbotë­m i Shefilld Junajtid dhe Stiv Kuper i Notingem Forestit humbën punën në dhjetor. Julen Lopetegui u largua nga Uolvesi me pëlqim të ndërsjellë në prag të nisjes së sezonit, ndërsa Roi Hoxhson dha dorëheqjen nga stoli i Kristal Palasit javën e kaluar, pas një shqetësimi shëndetëso­r. Gjithashtu, Jyrgen Klop ka njoftuar se do të largohet nga Liverpul në fund të sezonit. Por numri i menaxherëv­e në Championsh­ip që janë shkarkuar këtë sezon ka shkuar në 12, me Majkëll Bill të Sandërlend­it dhe Xho Eduardsin e Milluollit viktimat e fundit. Në Ligën e Parë ka pasur 10 shkarkime, ndërsa në Ligën e dytë 13, një tregues i uljes së durimit midis pronarëve nëse rezultatet fillojnë të shkojnë keq.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania