Panorama (Albania)

Arrigo Saki: Milan cilësor, Pioli merr një 6.5 për sezonin

-

Arrigo Saki, ish- trajneri i kuqezinjve, foli për Milan- Atalanta që u luajt mbrëmë në "San Siro". Brenda analizës së tij edhe trajnerët Stefano Pioli dhe Xhan Piero Gasperini me argumente që cituara në një intervistë dhënë për "La Gazzetta dello Sport".

Si e patë Milan- Atalanta?

Dy skuadra që nuk përmbahen, kanë guxim dhe japin gjithçka që kanë, fundja kemi nevojë që futbolli të na japë pak bukuri dhe qetësi.

Opinioni juaj për Piolin dhe Gasperinin?

Janë të zotë, e kanë treguar në fushë. Milani dhe Atalanta, kur janë mirë, luajnë futboll të mirë, proaktiv, agresiv, në përputhje me mentalitet­in europian.

Si e gjykoni sezonin e Piolit?

Sipas meje, po bën mirë. Deri më tani do t'i jepja një vlerësim 6.5, por ai ka mundësinë të arrijë një 7 ose edhe një 8. Problemi është se i sollën shumë lojtarë të rinj dhe duhet kohë për t'i bashkuar brenda sistemit. Ai përpiqet të bëjë rrotacion dhe ndodh që, kur hyn dikush që luan më pak, skuadra shtrihet, zgjerohet dhe hyn në krizë. Është normale, por mendimi për trajnerin nuk ndryshon.

Çfarë vlerësoni te Pioli?

Po largohet nga taktikat dhe po bëhet gjithnjë e më shumë një strateg. Takticien është ai që mbështetet tek individi, strategu është ai që fokusohet te loja kolektive. Taktika e bën klubin të shpenzojë shumë para, strategu bazohet në atë që krijon vetë: manovrën në fazën sulmuese dhe atë mbrojtëse. Ky është një ndryshim thelbësor që në Itali duhet të fillojmë të kuptojmë edhe të përmirësoj­më buxhetet e klubeve.

Si e imagjinoni të ardhmen e Piolit?

Ky është një problem, drejtuesit duhet ta mbështesin gjithmonë. Unë di diçka për këtë temë: Silvio Berluskoni më ndihmoi shumë kur mbërrita në Milano. Këtu duhet të kuptojmë se te Milani ka lojtarë të mirë, por jo kampionë. Ata mund të bëhen kampionë vetëm nëse ndihmohen nga grupi: puna ekipore fsheh gjithmonë gabimet e individëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania