Panorama (Albania)

Prapavija vijon të "fusë ujë", kuqezinjtë me mbrojtje rënieje

-

Stefano Pioli e ka kuptuar problemin: Milani pëson shumë gola. Ai e ka theksuar vetë thuajse gjithmonë, duke shtuar se skuadra duhet të përmirësoh­et. Në fakt kështu është, sidomos kur analizohen shifrat, situatat e lojës, mënyra se si vijnë golat e pësuar. Kundër Ren, kuqezinjtë morën edhe tri shuplaka të tjera. Dy me penallti, dhe atje skema ndikon pak, tjetri me një gjuajtje nga jashtë zonës me një fajtor kryesor: Musah, që nuk mbylli hapësirën e mesfushori­t francez. Në total, nëse marrim parasysh vitin 2024, Milani e ka nxjerrë topin nga rrjeta 17 herë në 11 ndeshje. Një gol nga Roma, dy nga Udineze, Bolonja dhe Frozinone, 3 të tjerë nga Atalanta ( 1 në Serinë A dhe dy në Kupën e Italisë), një nga Kaljari, katër nga Monza dhe tre nga Ren. Menjan mbajti portën e paprekur vetëm kundër Napolit, Empolit dhe Ren në ndeshjen e parë. Në fakt, edhe ai pati disa rrëshqitje: kundër Udinezes, Frozinones dhe Monzës kur u ndëshkua në shtyllën e tij, por nëse në dy rastet e para kuqezinjtë arritën të rikuperoni­n ndeshjen, në stadiumin "U- Power" erdhi humbja. Në themel të këtij involucion­i difensiv, megjithatë, ka arsye të ndryshme. E para lidhet me dëmtimet e prapavijës, pa Tomorin, Kalulunë dhe Çaun njëkohësis­ht. Tre titullarë. Në janar, për t'i bërë ballë emergjencë­s, Gabia u thirr nga huazimi i tij te Vijarreali. Pioli u detyrua të linçonte disa lojtarë të rinj - mbi të gjitha Himenez dhe Simiç, protagonis­t me një gol në debutimin e tij kundër Monzës. Megjithatë, kontributi i tyre ishte sigurisht pozitiv. Milani ka pësuar tashmë 45 gola në 35 ndeshje: dhjetë në Europë, tre në Kupën e Italisë dhe 31 në Serinë A, me vetëm nëntë ndeshje me rrjetë të paprekur. Një gjë krejtësish­t ndryshe krahasuar me dy sezonet e fundit, sidomos në atë të titullit. Vite në të cilat prapavija e kuqezinjve ishte gjithmonë pika e fortë. Dëmtimet e qendërmbro­jtësve titullarë janë një alibi e fortë, e hekurt, që duhet nxjerrë menjëherë, por sa më shumë kalon koha aq më shumë ka kohë për t'u përmirësua­r. Tomori, Kalulu dhe Çau - që u rikthye në ndeshjen e parë kundër Ren dhe në Monza si titullar - kanë disa muaj që janë jashtë. Që nga kthimi i tij, Gabia nuk ka humbur asnjë ndeshje, ndërsa Kjaer, 35 vjeç, pushoi vetëm kundër Monzës dhe Kaljarit, teksa në të tjerat ka qenë gjithmonë titullar. Lajmi i mirë është se Tomori dhe Kalulu do të jenë në dispozicio­n shumë shpejt, ndoshta që në ndeshjen kundër Lacios. Para ndeshjes ndaj Ren, në nxehjen e zakonshme, ata u pritën nga bashkëlojt­arët me duartrokit­je të gjata. Pioli shpreson se është një ogur i mirë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania