Panorama (Albania)

Si Rui Kosta, Rafa Leao bën hovin cilësor

11 driblime e 4 goditje, një gol ishte shumë... pak

- TIRANE

Tetëdhjetë e gjashtë topa të prekur. Mund të fillojmë që këtu për të folur për mbrëmjen e Rafael Leaos ndaj Atalantës. Për një sulmues, qoftë edhe një anësor, ato janë një gjë e madhe.

Për të sqaruar: herën e fundit që luajti nëntëdhjet­ë minuta, kundër Napolit, ishin 47 topa të prekur. Le të nisemi nga kjo shifër - që është edhe rekordi i tij i sezonit - sepse tregon se sa shumë ishte përfshirë Rafa në ndeshjen e së dielës, por këtë herë diskutimi duhet të zgjerohet menjëherë. Domethënë sa është portugezi brenda këtij Milani. Nëse do të jetë ndeshja e së dielës mes Rafas së vjetër dhe atij të ri, do të zbulohet në javët në vijim, por dy gjëra janë absolutish­t të sigurta. Një: Ajo ndaj Atalantës ishte një nga ndeshjet e tij më të mira që kur ka veshur fanellën kuqezi. Dy: nuk po flasim për performanc­ën si qëllim në vetvete, sado cilësore, por për një qëndrim të përgjithsh­ëm. Në përmbledhj­e: Leao ishte lideri i padiskutue­shëm i Milanit këtë herë. E mori ekipin për dore me shpërthime­t e tij dhe e shtyu në shpirt me afrimin e tij. Skuadra mori energji prej tij. Ai i shtyu shokët e skuadrës, i bëri thirrje turmës që të mbështeste, goditi portën katër herë, krosi tetë, fitoi njëmbëdhje­të duele ( nga 16 të tentuara).

KULTI I BUKURISË - Pioli dhe bota kuqezi kërkon pikërisht këtë nga ai. Pra që të behet një lojtar total, në menaxhimin e këmbëve dhe mendjes. Sepse atëherë golat si i së dielës janë një çështje paradoksal­e relative: të gjithë e dinë që i ka në zemër. Nëse Leao shënon, ka më shumë gjasa që ata të jenë gola të bukur, ndonjëherë madhështor­ë. U ndodh futbollist­ëve vizionarë me kultin e një bukurie që ndonjëherë mund të jetë edhe limit për ta. Faqja e errët e hënës është goditje me thembër ndaj Njukasëlli­t, ndërsa ndaj Atalantës drita ishte verbuese për nga bukuria. Për më tepër, ai përdori përsëri thembrën e tij. Për të ndalur një pasim të gjatë që erdhi nga ana e kundërt e fushës dhe më pas për t'i shpëtuar kontrollit të Ruxhgerit. Në kampionat nuk e kishte hedhur për pesë muaj. Ishte 23 shtatori kundër Veronës. Më pas, sigurisht, e kishte menduar në kupa: një në Champions, dy në Ligën e

Europës, dy në Kupën e Italisë. Rafa është lojtari i vetëm në Serinë A që ka shënuar në katër turne të ndryshme teksa me golin e së dielës arriti kuotën 50 në pesë kampionate­t kryesore evropiane dhe barazoi Rui Kostën në vendin e dytë mes golashënue­sve më të mirë portugez në Serie A me 42 teksa në krye është padyshim Kristian Ronaldo me 81. Megjithatë, ajo e së dielës ishte më shumë një mbrëmje rritjeje sesa një mbrëmje numrash. Në kërkim të asaj vazhdimësi­e dhe asaj pjekurie të përgjithsh­me që ka ecur gjithmonë me hope dhe që deri tani e ka mbajtur jashtë derës së klubeve më të mira. Ata që kanë idenë e fitimit të Topit të Artë, diçka për të cilën në realitet ka thënë tashmë se po e mendon. Me të drejtë, sepse ambiciet nuk duhet të kenë kufi kur je 24 vjeç dhe i talentuar. "Kohët e vështira i bëjnë burrat të fortë! Kohët e lehta i bëjnë burrat të dobët", shkruante ndërkohë portugezi në profilin personal në "Instagram".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania