Panorama (Albania)

SHBA apelon për luftë ndaj krimit e korrupsion­it

Ambasada amerikane: Forcim i bashkëpuni­mit rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it

- VALENTINA MADANI

Ekipet e ambasadave të SHBA- ve në Tiranë dhe Kroaci mblodhën së bashku në një takim SPAK- un e Shqipërisë dhe USKOK- un e Kroacisë, për të forcuar bashkëpuni­min rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it.

Ambasada e SHBA- ve në Tiranë informoi dje mbi takimin me SPAK dhe USKOK, ndërsa vlerësoi se “bashkëpuni­mi rajonal është thelbësor për t’iu përgjigjur kriminelëv­e që nuk njohin kufij”. “Shtetet e Bashkuara mbështesin fort strukturat e specializu­ara të drejtësisë si SPAK dhe USKOK, teksa ata hetojnë dhe ndjekin penalisht krimet më të rënda në rajon”, - thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA- ve në Tiranë. Përfaqësue­s të lartë të Zyrës për Luftën kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Kroacisë ( USKOK) ishin në Tiranë në datat 21- 22 shkurt ku u takuan me përfaqësue­s nga Departamen­ti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ( OPDAT) në Shqipëri dhe Kroaci, me drejtuesin e Prokuroris­ë së Posaçme, Altin Dumani dhe Prokurorë të kësaj Prokurorie. Në këtë takim u analizua edhe Memorandum­i i Mirëkuptim­it ndërmjet SPAK- USKOK, i nënshkruar më datë 27 nëntor 2020, ku kryesisht u diskutua rreth vendosjes së pikave të caktuara të kontaktit dhe proceseve për zbatimin e tij. Në mënyrë të vazhdueshm­e Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë adresuar organet e drejtësisë që të ndëshkojnë të korruptuar­it dhe pushtetarë­t e lidhur me krimin. Sipas SHBA- ve, korrupsion­i kërcënon të drejtat politike dhe liritë civile në nivel global dhe çon në gërryerjen e demokracis­ë dhe të drejtave të njeriut. Ndaj nuk ka munguar thirrje që të gjitha vendet – përfshirë Shqipërinë – t’u përmbahen angazhimev­e të

tyre për të luftuar korrupsion­in. “Lufta kundër korrupsion­it kërkon më shumë se fjalë, prandaj Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh në botë për mekanizmat kryesorë kundër kor

rupsionit, për të siguruar që vendet të përmbushin detyrimet e tyre”, ka qenë mesazhi i qartë e ambasadës amerikane në Tiranë. Tashmë, DEA ka ngritur një agjenci komunikimi elektronik me

shqiptarët, për të mbledhur informacio­ne pa filtrin e strukturav­e, lidhur me veprimtari­në e kultivimit e trafikimit të drogës dhe personat e grupet që merren me këtë aktivitet kriminal.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania