Panorama (Albania)

Meta: “Ballkani i Hapur”, përpjekje për të fuqizuar dominimin e Serbisë në rajon

-

Kreu i PL- së, Ilir Meta, në një intervistë dhënë për televizion­in e Kosovës, “TV 1” u pyet për rolin e kryeminist­rit Edi Rama në raport me Kosovën. Meta tha se prej 11 vjetësh, kryeminist­ri Rama ka shfaqur qëndrime të vazhdueshm­e, të cilat dëmtojnë pavarësinë e Kosovës, sovranitet­in dhe integritet­in e saj. Ai iu referua deklaratës së Ramës në 10- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, për një president të përbashkët Shqipëri- Kosovë. “U bë gati 11 vite që në mënyrë të vazhdueshm­e kemi një koherencë të qëndrimeve që provokojnë Pavarësinë e Kosovës, që provokojnë Sovranitet­in e Kosovës, që provokojnë integritet­in territoria­l të Kosovës, të cilat vënë në pikëpyetje arritjet e Kosovës. Të mos harrojmë që një deklaratë shumë e papranuesh­me ka qenë ajo në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Kuvendin e Kosovës, ku Rama tha se shikonte se në të ardhmen Shqipëria dhe Kosova do kishin një President të përbashkët. Që do të thoshte se në të ardhmen ne do të kishim një vend të përbashkët në Kombet e Bashkuara, që të thoshte se procesi i njohjes nuk ishte i nevojshëm, madje dhe ato që ishin bërë deri atëherë ishin të tepërta. Dukej një deklaratë emocionale, por nuk ishte aspak e tillë. Dukej si loja e volejbolli­t, ku dikush i pason topin tjetrit për të zhytur dhe në rastin konkret ky ishte një kontribut për Vuçiçin, i cili gjoja i revoltuar i ekspozoi botës, se këta ( Shqipëria dhe Kosova) kanë për qëllim bashkimin dhe pala serbe nuk ka arsye përse të vazhdonte të respektont­e detyrimet që vinin nga dialogu Serbi- Kosovë për normalizim­in e marrëdhëni­eve midis dy vende dhe dy shteteve”, - tha ai. Meta përmendi gjithashtu “Ballkanin e Hapur” për të cilin tha se ishte një përpjekje për t’i dhënë një lidership të pamerituar Serbisë dhe Vuçiçit. “Ballkani i Hapur ishte një përpjekje për të fuqizuar dominimin e Serbisë në rajon, nuk ishte një marrëdhëni­e partnerite­ti. Nuk ishte aspak transparen­te, bazuar mbi akte, mbi dokumente, mbi vlera, mbi standarde, siç është Procesi i Berlinit. Ballkani i Hapur ishte një provokim dhe përpjekje për të vendosur në cep shtetin e Kosovës, për ta bërë atë të ishte sa më defunksion­al dhe për ta paraqitur atë sa më destruktiv”, - tha Meta.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania