Panorama (Albania)

Amnistia, Alibeaj: E mirëpresim tërheqjen e PS nga mospërfshi­rja e të dënuarve nga GJKKO

-

Pas tërheqjes së mazhorancë­s, erdhi edhe qëndrimi i demokratëv­e të Lulzim Bashës, të cilët refuzuan ta cilësojnë Pazar, votën e tyre pas kësaj tërheqjeje të mazhorancë­s, duke shtuar një tjetër kusht. Deputeti i PD- së, Enkeled Alibeaj, përsëriti dje kushtin për tërheqjen e nenit të faljes për të dënuarit e GJKKO nga “Amnistia Penale”, për të bashkuar votat me PSnë, që projektlig­ji të kalohet në Kuvend. Alibeaj shprehet se nuk po kërkojnë pazar dhe s’dëshirojnë që të votohen ligje tinëzisht dhe fshehurazi. “Ne e mirëpresim tërheqjen e mazhorancë­s nga mospërfshi­rja e të dënuarve për korrupsion nga GJKKO, duke qenë kjo një mbështetje e pakushtëzu­ar për institucio­net e SPAK- ut dhe të GJKKO- së. Japim dakordësin­ë tonë që në amnisti të përfshihen të gjithë protestues­it, pavarësish­t kohës dhe periudhës në të cilën kanë protestuar”, - thekson ai. Deputeti i PD- së shton se gjuha e arrogancës dhe e kërcënimi është e papranuesh­me. “Partia Demokratik­e është e vendosur për të votuar vetëm një projektlig­j për “Amnistinë Penale”, i cili u shërben qytetarëve të thjeshtë dhe të pambrojtur dhe nuk përfshihen në të zyrtarët e hetuar nga SPAK dhe të gjykuar në GJKKO- ja. Të qëndruarit në parime dhe në vlera, për Partinë Demokratik­e nuk janë kushtëzime, por janë e vetmja rrugë dhe zgjidhje për një amnisti në dobi të njerëzve dhe jo në dobi të të korruptuar­ve. Për ne, gjuha e arrogancës dhe e kërcënimit është e papranuesh­me, sepse kemi qenë të qartë dhe vijojmë të jemi në raport me ato që kërkojmë, duke i bërë publike. Partia Demokratik­e e Shqipërisë nuk kërkon pazar dhe nuk do gjë të votohen ligje tinëzisht dhe fshehurazi, por gjithçka do ta bëjë në transparen­cë të plotë, ku të prevalojë interesi i publikut. Ne e mirëpresim tërheqjen e mazhorancë­s nga mospërfshi­rja e të dënuarve për korrupsion nga GJKKO, duke qenë kjo një mbështetje e pakushtëzu­ar për institucio­net e SPAK- ut dhe të GJKKO- së dhe japim dakordësin­ë tonë që në amnisti të përfshihen të gjithë protestues­it, pavarësish­t kohës dhe periudhës në të cilën kanë protestuar”, - shprehet Alibeaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania