Panorama (Albania)

Gati konsensusi, Manja: Tërhiqemi ne, ulemi me opozitën për amnistinë

Si do t’i gjejnë 84 vota në K uvend, ministri i Drejtësisë: Drafti në rend dite kur të jetë gati opozita, qëllimi i vetëm humanitar

- VALENTINA MADANI

Mazhoranca dhe grupimi i deputetëve të Lulzim Bashës duket se kanë gjetur dakordësin­ë për të votuar në Parlament projektlig­jin për “Amnistinë Penale”, që kërkon 84 vota.

Sinjalin e parë e dha ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili deklaroi se mazhoranca është gati të rishikojë, madje edhe të tërhiqet nga amendament­i që parashikon se personat e dënuar nga GJKKO mund të përfitojnë ulje dënimi nga 1 deri në 1.5 vite burg. Manja pranoi se mazhoranca është gati ta diskutojë edhe amendament­in. “Ne kemi bërë hapin tonë dhe draftligji është në Kuvend. Do e fusim në Parlament kur deputetët e opozitës të jenë në sallë dhe do të jenë ata, që do e kërkojnë futjen në rend dite. Jemi të gatshëm të ulemi për këtë amendament, por nëse qenka hataja për opozitën se do përfitojnë ulje dënimi 3 ish- punonjës policie të dënuar për shpërdorim detyrë në Kukës, tërhiqemi ne, nuk është problem”, - deklaroi Manja. Për ministrin e Drejtësisë, “Amnistia penale” nuk ka si qëllim që të përfitojnë personat e dënuar nga GJKKO. Ajo ka shkuar në Parlament, por ende nuk është futur në rendin e ditës, pasi kërkon 84 vota. I pyetur nga gazetarët se ku do t’i gjejnë votat, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u shpreh se do të bashkëpuno­jnë me çdo deputetet që ka lexuar ligjin. Sipas tij, ligji do të futet në rendin e ditës vetëm kur të jenë prezentë edhe deputetët e opozitës. Ministri u shpreh se amnistia është e cunguar, pasi 95 për qind e veprave penale të parashikua­ra në Kodin Penal nuk përfshihen. Sipas tij, nga amnistia penale përfitojnë 3 ish- punonjës policie të dënuar për shpërdorim detyre në Kukës. Ministri sqaroi se nga amendament­i

ligjor në draftligji­n për “Amnistinë Penale”, për të cilën opozita është tërhequr nga votimi, bëhet fjalë për uljen e dënimit për tre punonjës të policisë së Kukësit, të dënuar nga GJKKO për “shpërdorim detyre”. Sipas tij, bëhet amnisti për një kategori të dënuarish që kanë vuajtur 2/ 3 e dënimit. “Ka mbi katër vite që nuk ka pasur amnisti penale në vendin tonë. Më vjen

keq që asnjë nuk e ka marrë mundimin ta lexojë ligjin, por hodhi dikush një gur në zall dhe të gjithë u bënë bashkë të ‘ shpëtojmë’ republikën nga një ligj amnistie”, - u shpreh Manja. “Është një amnisti e cunguar, ku 95% e veprave penale që ka Kodi Penal janë të përjashtua­ra. Në thelb kjo amnisti ka këto qëllime dhe askush nga ne nuk ka qëllim që të amnistojë asnjë person të dënuar nga

GJKKO. Debati është bërë për një amendament, që për të siguruar barazinë, ka dhënë mundësinë që të përfitojnë 1 vit ulje dënimi burrat dhe një vit e gjysmë gratë, që nuk përfitojnë nga amnistia e plotë. Ulja e dënimit nga amnistia nuk ta heq njollën. Quhesh i dënuar, por gjithsesi ky amendament nuk ka qenë. Ne kemi qenë të hapur për ta diskutuar, sepse nga ky amendament nëse do të mira

tohet, përfitojnë nga një muaj dhe tre muaj, tre ish- policë të dënuar nga GJKKO në Kukës”, - thekson Manja.

Amnistia penale për shkak të mungesës së 84 votave dështoi të kalonte në Kuvend të enjten e 22 shkurtit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania