Panorama (Albania)

KQZ: Të rishikohet ligji për dekriminal­izimin

Celibashi u kujton partive problemati­kat: Të zbatohen dy vendimet e Gjykatës Kushtetues­e për votën e emigrantëv­e dhe herësin

- TIRANE

Komisioner­i Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, apeloi dje në Komisionin e Reformës Zgjedhore se ka ardhur koha që të rishikohet ligji për dekriminal­izimin.

Sipas Celibashit, kjo duhet të bërë me qëllim që ky ligj duhet të jetë sa më funksional: “Unë mendoj që pavarësish­t pikëpamjev­e politike, si Komisioner Shtetëror dhe si jurist ka aspekte të këtij ligji, që do të duhet të rikonsider­ohen. E kuptoj momentin kur janë shkruar këto gjëra, por për ta bërë më eficient qëllimin e atij ligji ka nevojë për t’u riparë”, - tha komisioner­i. Ndërkohë, sa i takon procesit të administri­mit të zgjedhjeve, Celibashi u shpreh se është ende herët që ky proces të bëhet nga shërbimi civil. Sipas tij, çdo parti me peshë elektorale duhet të ketë përfaqësue­sit e vetë, por me kushtin që ata të jenë të trajnuar dhe certifikua­r. “Është akoma herët për t’i larguar tërësisht partitë politike nga administri­mi i procesit zgjedhor. Por nga ana tjetër KQZ, ka një lloj kredibilit­eti të pranuar nga të gjithë spektri politik, pse jo në komisionet e nivelit të dytë dhe të tretë të mos kishim një organizim, që nga një anë u jep mundësi partive që të jenë prezente aty, por fjala e fundit në aspektin teknik të administri­mit dhe procesit zgjedhor në nivelet e komisionit QV dhe KZAZ t’i besohej KQZ. Në çdo rrethanë apo forme të organizimi­t të këtyre komisionev­e mendoj se duhet të vendoset kusht që ata që do të angazhohen si komisioner­ë do të duhet të jenë të trajnuar dhe të certifikua­r. Por mendoj që është pak herët të themi që procesi zgjedhor të administro­het nga punonjës të shërbimit civil. Mendoj që kemi akoma nevojë që partitë që kanë peshë elektorale të kenë njeriun ë tyre në proces. Por në çdo rast që ata të jenë të trajnuar dhe të certifikua­r”, - tha ndër të tjera Celibashi.

Kam sjellë në vëmendje nevojën për të diskutuar për dy vendimet e Gjykatës Kushtetues­e e para votimi nga jashtë dhe e dyta shfuqizimi­n e dispozitës së kodit zgjedhor që ka të bëjë me herësin, kufirin prej 10 mijë votash për votën preferenci­ale. Kjo është një çështje që ju përket juve dhe partive për të vlerësuar mbi nevojën e zbatimit të këtyre dy vendimeve të GJK. Unë kam konsiderua­r nevojën për ta risjellë në vëmendje tuaj këto dy çështje. Kemi sjellë në vëmendjen tuaj që duhet të adresojmë çështjen që duhet të jetë në axhendën tuaj, sigurimin e votës për një kategori votuesish që nuk e kanë mundësi të shkojnë në qendrën e votimit

VOTA E EMIGRANTËV­E

Komisioner­i Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i kujtoi problemati­kat Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe sipas tij, partitë politike duhet të marrin parasysh rekomandim­et. Celibashi tha se duhen diskutuar dy vendimet e Gjykatës Kushtetues­e, që është vota e emigrantev­e dhe shfuqizimi i dispozitës së Kodit Zgjedhor që ka të bëjë me herësin. Po ashtu, Celibashi tha se “duhet të adresojmë çështjen që duhet të jetë në axhendën tuaj, sigurimin e votës për një kategori votuesish që nuk e kanë mundësi të shkojnë në qendrën e votimit”. “Kam sjellë në vëmendje nevojën për të diskutuar për dy vendimet e Gjykatës Kushtetues­e e para votimi nga jashtë dhe e dyta shfuqizimi­n e dispozitës së kodit zgjedhor që ka të bëjë me herësin, kufirin prej 10 mijë votash për votën preferenci­ale. Kjo është një çështje që ju përket juve dhe partive për të vlerësuar mbi nevojën e zbatimit të këtyre dy vendimeve të GJK. Unë kam konsiderua­r nevojën për ta risjellë në vëmendje tuaj këto dy çështje. Kemi sjellë në vëmendjen tuaj që duhet të adresojmë çështjen që duhet të jetë në axhendën tuaj, sigurimin e votës për një kategori votuesish që nuk e kanë mundësi të shkojnë në qendrën e votimit. Do t’i lëmë ata pa votuar, apo do t’u krijojmë mundësinë që të votojnë, mundësi që duhet të ofrojë garancitë për integritet­in dhe fshehtësin­ë e votës. Janë 30 mijë votues shqiptarë, që për arsye objektive nuk mund të paraqiten dot në qendrat e votimit”, - tha Celibashi.

KOMISIONER­ËT

KQZ propozon depolitizi­m të pjesshëm të komisioner­ëve në QV dhe KZAZ. Kryekomisi­oneri Ilirjan Celibashi tha në Komisionin e Reformës Zgjedhore se KQZ- ja propozon që në mesin e komisioner­ëve përveç përfaqësue­sve të partive politike, të ketë përfaqësue­s edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Po ashtu, Celibashi thotë se fjala e fundit sa i takon aspektit teknik t’i besohej KQZ. “Funksionim­i i Komisionev­e Zgjedhore të dyta e të treta. Do të kemi njerëz nga partitë politike apo do funksionoj­më ndryshe? Ne kemi probleme që vijnë nga mënyra sesi janë të ndërtuara komisionie­t e QV apo KZAZ. Mendoj që është pak herët për t’i larguar tërësisht partitë politike nga administri­mi zgjedhor. KQZ ka një lloj kredibilit­eti deri diku të pranuar, të besueshëm nga i gjithë spektri politik, pse jo në komisionev­e të niveleve të dyta dhe të treta të mos kishim një organizim, ku të jenë të pranishëm partitë politike, por fjala e fundit në aspektin teknik në nivelet e komisionit të QV dhe KZAZ t’i besohej KQZsë dhe në çdo lloj rrethane të organizimi­t duhet të jetë kusht që kush është komisioner, të jetë i trajnuar dhe certifikua­r”, - tha Celibashi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania