Panorama (Albania)

Drejtësiae­kosovëslej­onekstradi­min e baronit të drogës, Gëzim Çela

Si iu shpëtoi dy operacione­ve të gusht- tetorit të një viti më parë Laçiani i konsiderua­r si një prej “kokave” më të mëdha të trafikut të kokainës do të përballet me prokurorin­ë dhe gjykatën në Tiranë

- NIKOLETA KOVAÇI

I njohur dhe i konsiderua­r prej më shumë se dy dekadash si “baroni i drogës”, Gëzim Çela u shpëtoi dy operacione­ve në Patok, por jo operacioni­t të Policisë së Kosovës.

Ai zgjodhi të strehohej atje, në një zonë jo fort problemati­ke, që mund ta çonte policinë vendëse në kontrolle, por informacio­net dhe këmbëngulj­a e antimafies italiane për ta sjellë në pranga bëri që ai të arrestohej. Dje u soll në Shqipëri me anë të praktikës së ekstradimi­t, ndërsa problemet me drejtësinë tonë jo vetëm që nuk i mbylli asnjëherë, por madje vijonte të ishte i paprekshëm në zonën e tij të influencës. Gëzim Çela ridoli në skenë vitin e kaluar, teksa policia italiane ndiqte një skaf nga ujërat e veta, që u drejtua për në ujërat tona. Por për çudi mori kthesë për në Malin e Zi. Atje u duk se do të stacionohe­j, por në fakt skafi, që dyshohet se ishte i mbushur me kokainë, mori rrugën drejt ujërave tona. Ndjekja e vazhdueshm­e e mjetit lundrues, në të cilin u gjenden shtetas ukrainas, zbuloi se mori kthesën për në Patok, aty ku policia italiane lajmëroi policinë tonë për ndërhyrje. Dhe ashtu ndo

dhi! Policia mbërriti njëkohësis­ht me skafin, ku ukrainasit u tha se i vunë flakën, por Gëzim Çela iku pa u takuar me policinë. Madje u tha se pati edhe dekonspiri­m të informacio­nit, por policia e vënë përpara faktit të kryer nga ana e policisë italiane ndaloi këdo që gjeti në restoranti­n luksoz të Gëzim Çelës, që gjendet në bregun e detit, në zonën e Patokut.

EKSTRADIMI

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar ditën e djeshme se Gëzim Çela do të ekstradohe­t nga Kosova drejt Shqipërisë. Çela është një ish- punonjës i policisë dhe është konsiderua­r si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë. Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në FushëKuqe për trafik droge. Pikërisht aty, policia i gjeti 18 kilogramë kokainë kohë më parë. Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërrua­n një grup të strukturua­r kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimor­e, duke përdorur edhe territorin e Shqipërisë. Ministria e Drejtësisë bën me dije se: “Shtetasi Gëzim ( Gëzim) Çelaj alias Çela, i biri i Xhemal dhe i Fatime, lindur më 07.04.1968, në Krujë, do të ekstradohe­t nga Kosova në Shqipëri. Ekstradimi i tij do të bëhet me procedurë të thjeshtuar dhe në vijim të komunikimi­t mbi këtë kërkesë për ekstradim, Ministria e Drejtësisë të Kosovës, me ‘ email’- in e datës 26.02.2024, ka përcjellë njoftimin e autoritete­ve kosovare të drejtësisë mbi vendimin Nr. 05179662, dt. 11.01.2024 të Gjykatës Themelore në Ferizaj/ Kosovë, për lejimin e ekstradimi­t të thjeshtuar këtij shtetasi, për shkak se ky shtetas ka dhënë pëlqimin për t’u ekstraduar drejt Shqipërisë.

Kërkesa për ekstradimi­n e shtetasit të lartpërmen­dur bazohet në:

- Vendimin Nr. 110, datë 08.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, për caktimin ndaj tij të masës së sigurimit “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëv­e” e kryer në bashkëpuni­m, në formën e grupit të strukturua­r kriminal “Grupi i strukturua­r kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturua­r kriminal”, parashikua­r nga nenet 283/ a, 28, 333/ a dhe 334 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Vendimin Nr. 102, datë 30.09.2015 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, i ndryshuar me Vendimin Nr. 121, datë 07.12.2015, të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda për dënimin e tij me 10 vjet e 8 muaj burg, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëv­e”, e kryer në bashkëpuni­m, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”, kryer në bashkëpuni­m dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit”.

OPERACIONI

Më 9 tetor të vitit të kaluar forca të shumta të policisë dhe SPAK rrethuan banesën dhe lokalin në Fushë- Kuqe të Gëzim Çelës, ish- efektivit të policisë, që sipas tyre, konsideroh­et si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë. Burime policore bënë me dije aso kohe se SPAK- u ka lëshuar 4 urdhërarre­ste, ndërsa mes të arrestuarv­e rezultonte shefi i komisariat­it të Laçit, Dritan Meta, ndërsa 3 të tjerë u tha se ishin në kërkim ngaqë policia nuk i arrestoi dot dhe pse ishin në lokal. Bëhej fjalë për Gëzim Çelën, Arben Dalipajn dhe Roland Guzën, që të tre në fakt të listuar që tek operacioni i parë, që sipas policisë u bë në det të hapur, por që ata arritën t’u shpëtonin prangave. “Nga të gjitha informacio­net nga gushti e në vijim ndjekim këtë proces jo thjesht për sigurimin e provave dhe vendndodhj­en e të kërkuarve, por personat në kërkim ndodhen jashtë Shqipërisë”, – tha atëherë kryepolici i vendit, Muhamet Rrumbullak­u.

 ?? ??
 ?? ?? Gëzim Çela
Gëzim Çela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania