Panorama (Albania)

Vrau Gjin Ndojin në 2020- ën, arrestohet në Dubai ushtari i Bajrajve

-

Vetëm dy javë pasi u arrestua Julian Meçaj, i njohur si anëtar i bandës së Durrësit në Dubai, një tjetër emër i botës së krimit ka rënë në prangat e policisë në të konsiderua­rin “vendi më i vështirë në botë për ekstradime”. Bëhet fjalë për Denis Brajoviç, ose Bajri, i shpallur në kërkim në megaoperac­ionin “Metamorfoz­a” dhe më konkretish­t për ekzekutimi­n e Gjin Boriçit në Vaun e Dejës më 9 gusht 2020. Në dosjen hetimore që u soll nga autoritete­t e huaja hetimore pretendohe­t se kërkesën për ta vrarë të riun e kishte bërë i konsiderua­r “mbreti i lojërave të fatit”, Ervis Martinaj, nën dyshimin se po e konkurront­e në fushën e lojërave të fatit. Policia e Shtetit thotë se lokalizimi fillestar i tij është bërë nga agjentët shqiptarë, të cilët njoftuan homologët në Dubai dhe më pas ata mundën ta prangosin 36vjeçarin në operacioni­n që e koduan “Rishtas”. Shqipëria do të tentojë të ekstradojë Denis Bajrin dhe për këtë do të përdorë çdo praktikë të mundshme që ka rezultuar e suksesshme nga partnerët ndërkombët­arë, ndërsa prej disa muajsh tashmë është dërguar drafti i përgatitur për një marrëveshj­e ekstradimi midis dy vendeve. Deri në këtë fazë bëhet me dije se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kthyer përgjigje se drafti është marrë dhe po konsultohe­t, asgjë më shumë. Komunikime­t në aplikacion­in “SKYECC” të zbardhura nga autoritete­t franceze zbuluan se vrasja e Gjin Boriçit ishte organizuar nga Behar Bajri, ndërsa në rolin e ekzekutori­t ishte Denis Bajri. Në përgjime SPAK ka mundur të zbardhë biseda që konfirmojn­ë autorësinë e vrasjes dhe që korrespond­ojnë fiks me oraret e ekzekutimi­t. Fillimisht, Denis Bajri në “SKYECC” njofton Behar Bajrin dhe i shkruan “kryvi”. Të njëjtin mesazh pak minuta më vonë ia nisën edhe Ervis Martinajt. Për këtë vrasje, biznesmeni Pëllumb Gjoka ishte ai që pajtoi Behar Bajrin dhe Behari ia la porosi Denisit, në këmbim më pas Gjoka kërkoi vrasjen e ish- policit të burgut, Kleanth Musabelliu, i cili shpëtoi. Behar dhe Gjin Boriçi ishin miq në atë kohë dhe pas vrasjes, i shkoi në varrim.

 ?? ?? Denis Brajoviç
Denis Brajoviç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania