Panorama (Albania)

“Do të jepeshin 100 mijë euro për helmimin e Luftar Reçit në burg”

“Reqi i Korçës” i lirë, dëshmon ndaj kapove të bandës së Durrësit Historia triller që u zbulua nga një punonjës i policisë në Drenovë, hodhi dritë mbi një plan eliminimi të dëshmitari­t

- TIRANË

I njohur me nofkën “Reqi i Korçës” dhe i kontraktua­r për të kryer eliminimin fizik të të dënuarit Luftar Reçi, kur ai vendosi të fliste për krimet e bujshme të shokëve të tij, dje ka dalë para gjykatës.

Ka dëshmuar në lidhje me njohjen që ka pasur me dëshmitari­n e drejtësisë. Ka treguar se sa para i ka nisur në burg Luftar Reçit dhe bashkëshor­tes së tij, por edhe se ka mësuar nga miku i tij, që ndodhet në kërkim, se Reçi kishte vendosur të bashkëpuno­nte me drejtësinë. Madje nga dëshmia e tij e dhënë në gjykatë është theksuar se po i jepte shumë gojës, ndërkohë që tentativat për helmimin e dëshmitari­t të drejtësisë në burgun e Drenovës u kthyen për një kohë të gjatë në një ngjarje bujshme në vendin tonë.

DËSHMIA

Gentian Goskova i njohur si “Reqi i Korçës” ka dëshmuar në procesin ndaj ishanëtarë­ve të bandës së Durrësit. Ai ka treguar njohjen e tij me Luftar Reçin si rastin e dënimit të tij me 3 vite e 6 muaj burg. Gentian Goskova ndër të tjera ka thënë se: “Jam pa punë, jetoj jashtë shtetit dhe punoj punë sezonale në Greqi. Luftar Reçi nga viti 2017 më ka dërguar letra nga burgu. Në ata kohë komunikoja edhe me gruan e Reçit. Ai më kërkonte lekë dhe unë ia jepja. Nga viti 2017 e deri 2021 i kam dhënë rreth 20 milionë lekë. Para i kam dhënë edhe bashkëshor­tes së tij. Më tha më jep lekë se kam nevojë, se kam fëmijë sëmurë në Maqedoni. Më pas, ai komunikont­e me letra dhe mbaj mend dhe me telefon. Lekët ia dërgoja nëpërmjet 2 policëve të burgut. Jam dënuar 3 vjet për korrupsion se kam folur me Luftar Reçin. Nga Ervis Kosova kam dëgjuar se Luftari ka folur gjëra të kota për këto të Durrësit dhe Vlorës. I kam thënë ç’janë ato fjalë dhe më ka thënë se mos u merr ti, se po merren ata të SPAK- ut.

DY TË AKUZUARIT E SPAK

Gentian Goskova dhe Ervis Kosova janë dënuar nga GJKKO për “Korrupsion aktiv i dëshmitari­t, i ekspertit ose përkthyesi­t”, kryer në bashkëpuni­m”. Të dy akuzohen se kanë tentuar të manipulojn­ë dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçit, në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe disa personazhe­ve të tjerë të njohur të botës së krimit, të përfshirë në një sërë ngjarjesh të rënda kriminale. Sipas pretendime­ve të ngritura nga SPAK, Goskova dhe Kosova mbanin kontakte me një punonjës të burgut të Drenovës në Korçë, aty ku mbahej edhe bashkëpunë­tori i drejtësisë dhe nëpërmjet të cilit janë përpjekur për të manipuluar dhe siguruar deklarime të rreme nga Luftar Reçi. Sipas hetimeve të drejtuara nga prokurori Altin Dumani, nëse Reçi nuk tërhiqte dëshminë kundrejt pagesës, atëherë ai do të helmohej nga gardianët e burgut nëpërmjet ushqimit. Eliminimi i Reçit, sipas SPAK- ut, do të kryhej me agjentë helmues që do të futeshin nga jashtë burgut nëpërmjet një polici kundrejt shpërblimi­t prej 100 mijë eurosh. Plan ky që dështoi pasi polici që do të përfshihej në të u bë bashkëpunë­tor i drejtësisë dhe tregoi gjithçka që ishte biseduar mes palëve.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania