Panorama (Albania)

SPAK- u dërgon për gjykim një OPGJ dhe 2 qytetarë për korrupsion

-

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr. 180, të vitit 2022, ku akuzohen për korrupsion një oficer i Policisë Gjyqësore dhe 2 qytetarë. Sipas njoftimit të SPAK, bëhet fjalë për dosjen hetimore në ngarkim të Fatbardh Lalës, i akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, Tefta Llagaçit, e akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpuni­m, Ermir Llagaçit, i akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpuni­m. “Në përfundim të hetimit paraprak, provat e përftuara janë të afta të provojnë tej çdo dyshimi të arsyeshëm se të pandehurit Ermir Llagaçi dhe Tefta Llagaçi, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, duke pasur një qëllim të përbashkët, e duke kryer veprime të ndërlidhur­a midis tyre, i kanë dhënë shumën monetare prej 55.000 lekësh oficerit të Policisë Gjyqësore, Fatbardh Lala, pasi ky i fundit i ka dalë garant dhe u ka siguruar se mund të ushtronte ndikim te funksionar­ët e drejtësisë, që janë prokurori dhe gjyqtari, të cilët kanë pasur në hetim e më tej në gjykim, çështjen penale në ngarkim të personit nën hetim Ermir Llagaçi, duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpuni­m”, bën të ditur SPAK. “Njëkohësis­ht provat e përftuara janë të afta të provojnë tej çdo dyshimi të arsyeshëm se i pandehuri Fatbardh Lala, me detyrë oficer i Policisë Gjyqësore, pranë Prokuroris­ë së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm, Tiranë, ka marrë/ pranuar shumën prej 55.000 lekë, nga të bashkëpand­ehurit Llagaçi, duke iu premtuar se do të ushtrojë ndikim të paligjshëm, duke shfrytëzua­r detyrën e tij si Oficer i Policisë Gjyqësore. Për këtë arsye i pandehuri Fatbardh Lala është akuzuar se ka kryer veprën penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, - vijon njoftimi. “Gjithashtu, i pandehuri Fatbardh Lala, duke nxjerrë të dhëna në lidhje me procese penale që kanë lidhje me shtetasin Ermir Llagaçi, si emrin e prokurorit, veprën penale etj., ka konsumuar edhe veprën penale të parashikua­r nga neni 295/ a paragrafi i tretë i Kodit Penal.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania