Panorama (Albania)

Në kërkim i ati, policia: Shtyhej nga babai të përdorte armë zjarri

-

Policia ka zbuluar një rast, ku një adoleshent 16vjeçar shkonte në shkollë me armë të ftohta, ndërsa babai e nxiste që të mbante edhe armë zjarri. Në kuadër të operacioni­t të koduar “Around”, u procedua penalisht 16- vjeçari, ndërsa në kërkim u shpall babai i tij 52 vjeç. Policia thotë se nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 16- vjeçari mbante armë të ftohta gjatë kohës që frekuenton­te mësimin në shkollën e tij, si dhe shtyhej nga babai i tij, për të përdorur armë zjarri. Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestrua­n 6 armë ( pushkë, ‘ Shotgun’, sportive, gjysmë automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa. Njoftimi: Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr. 3, në zbatim të masave të përcaktuar­a në Paketën për Sigurinë në shkolla, si dhe të planit operaciona­l mbarëkombë­tar të koduar “Sundimi i ligjit”, pas sigurimit të informacio­nit se një 16- vjeçar, dyshohej që mbante armë të ftohta gjatë kohës që frekuenton­te mësimin, si dhe shtyhej nga babai i tij, për të përdorur armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni­n policor të koduar “Around”. Gjatë këtij operacioni u procedua penalisht një shtetas 16 vjeç, si dhe punohet për kapjen dhe arrestimin e babait të tij, shtetasit O. Sh., 52 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 16- vjeçari, mbante armë të ftohta gjatë kohës që frekuenton­te mësimin në shkollën e tij, si dhe shtyhej nga babai i tij, për të përdorur armë zjarri. Gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestrua­n 6 armë ( pushkë, ‘ Shotgun’, sportive, gjysmë automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa.

Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedural­e.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania