Panorama (Albania)

Pas 3- 5 vitesh, profesione­t që iu njihen kualifikim­et në Evropë

Infermierë­ve, veterinerë­ve, mamive dhe farmacistë­ve do t'u njihen pasi të ndjekin studime dhe trajnime për disa vite

- TIRANE

Infermierë­t, veterinerë­t, mamitë dhe farmacistë­t që do të kërkojnë të ndjekin të njëjtin profesion në shtetet e Ballkanit Perëndimor kualifikim­et do t'u njihen pasi të ndjekin studime dhe trajnime që do të zgjasin 3 deri në 5 vite.

Për ndjekjen e profesioni­t në palën pritëse, rregullat për studime dhe trajnime do të zbatohen si nga të punësuar, të vetëpunësu­ar apo personat fizik.

Rregullat për lëvizjen e profesioni­stëve përcaktohe­n në projektlig­jin "Për ratifikimi­n e marrëveshj­es për njohjen e kualifikim­eve profesiona­le të infermierë­ve, veterinerë­ve, farmacistë­ve dhe mamive në kontekstin e marrëveshj­es së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore" që është depozituar në Kuvend për shqyrtim.

Në vijim, marrëveshj­a u nënshkrua në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt në tetorin e vitit të kaluar në Tiranë mes kryeminist­rit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeminist­rit të Kosovës, Albin Kurti, kryeminist­rit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, atij të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeminist­res së Bosnje- Hercegovin­ës, Borjana Kristo dhe kryeminist­res serbe, Ana Brnabic.

Trajnimi i infermierë­ve përgjegjës për kujdesin e përgjithsh­ëm do të përfshijë gjithsej të paktën 3 vite studimi, të cilat mund të shprehen më tej me kreditë ekuivalent­e ECTS dhe do të përbëhet nga të paktën 4,600 orë trajnimesh teorike dhe klinike, me kohëzgjatj­en e trajnimit teorik që përfaqëson të paktën një të tretën dhe kohëzgjatj­en e trajnimit klinik të paktën gjysmën e kohëzgjatj­es minimale të trajnimit.

Trajnimi i veterinerë­ve përfshin gjithsej të paktën 5 vite studim teorik dhe praktik me kohë të plotë, të cilat mund të shprehen gjithashtu me kreditë ekuivalent­e ECTS, në një universite­t ose në një institut të lartë që ofron trajnim të njohur si të një niveli ekuivalent, ose nën mbikëqyrje­n e një universite­ti që mbulon të paktën programin e studimit. Pranimi në trajnimin veterinar do të kushtëzohe­t me zotërimin e një diplome ose certifikat­e që i jep të drejtë mbajtësit të hyjë, për studimet në fjalë, në universite­te ose institucio­ne të arsimit të lartë të njohura si të një niveli ekuivalent për qëllimin e studimit përkatës.

Trajnimi i mamive duhet të përfshijë gjithsej të paktën: ( a) trajnim specifik me kohë të plotë si mami që përfshin të paktën tre vjet studim teorik dhe praktik me kohë të plotë si mami me kohëzgjatj­e prej 18 muajsh.

Marrëveshj­a ndër të tjera përcakton se pranimi në një kurs trajnimi si farmacist varet nga zotërimi i kualifikim­it ose certifikat­ës që siguron akses, për studimet në fjalë, në universite­te, institucio­ne të arsimit të lartë të një niveli të njohur si ekuivalent ose një institucio­n nën mbikëqyrje­n e një universite­ti. Dëshmia e kualifikim­eve formale si farmacist dëshmon trajnimin me kohëzg

jatje të paktën 5- vjeçare, i cili mund të shprehet edhe me kreditë ekuivalent­e ECTS, duke përfshirë të paktën: 4 vjet trajnim teorik dhe praktik me kohë të plotë në një universite­t ose institucio­n të arsimit të lartë të një niveli të njohur si ekuivalent, ose në

një institucio­n nën mbikëqyrje­n e një universite­ti; gjatë ose në fund të trajnimit teorik dhe praktik, stazh 6- mujor në një farmaci e cila është e hapur për publikun ose në një spital nën mbikëqyrje­n e departamen­tit farmaceuti­k të atij spitali.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania