Panorama (Albania)

Rekordi, zero lekë investime publike për janarin Hera e parë që prej dhjetorit të vitit 1997

-

Qeveria shqiptare nuk ka shpenzuar asnjë lek për investime gjatë muajit janar të këtij viti. Sipas tregtuesve fiskalë të qeverisë, të raportuar nga Banka e Shqipërisë, vlera e shpenzimev­e kapitale ishte 0 lekë. Të paktën që prej dhjetorit 1997, kjo është hera e parë që zëri i shpenzimev­e kapitale mujore në buxhet shënon nivelin 0. Në fakt, tendenca e vlerës së investimev­e publike në muajin janar është në rënie për të tretin vit radhazi. Nga pothuajse dy miliardë lekë në vitin 2021, shpenzimet kapitale për muajin janar zbritën deri në 649 milionë lekë në janar 2023. Ndërkohë, këtë vit shpenzimet kapitale kanë prekur nivelin më të ulët të mundshëm, në vlerën zero. Paralelish­t me stopimin e shpenzimev­e kapitale, buxheti për janarin raportoi një rritje të ndjeshme të shpenzimev­e korrente, me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ashtu siç pritej, edhe për janarin buxheti i shtetit rezultoi me suficit, për një vlerë prej 15.8 miliardë lekësh, në rritje me 2.9% krahasuar me janarin e vitit 2023. Paaftësia për të shpërndarë në një mënyrë relativish­t të balancuar shpenzimet kapitale është një tendencë historike për buxhetin e shtetit në Shqipëri. Por, kjo tendencë po theksohet edhe më shumë në vitet e fundit. Në vitet 2022 dhe 2023, i gjithë deficiti buxhetor vjetor u shpenzua në muajin dhjetor.

Përqendrim­i i fortë i shpenzimev­e buxhetore dhe kryesisht atyre kapitale në muajt e fundit, në mos në muajin e fundit të vitit, ka implikime jo vetëm në ecurinë e treguesve fiskalë të qeverisë, por edhe në bilancet e sektorit privat dhe në indikatorë të rëndësishë­m të tregut financiar. Gjatë vitit të kaluar, suficiti buxhetor rekord i grumbullua­r ndikoi në stanjacion­in e depozitave bankare në lekë, të paktën deri në muajin nëntor. Gjithashtu, suficiti i lartë i qeverisë krijoi boshllëk të konsiderue­shëm likuiditet­i në sektorin bankar dhe diktoi nevojën për të rritur përdorimin e instrument­eve të likuiditet­it të ofruara nga Banka e Shqipërisë, kryesisht marrëveshj­eve të anasjella të riblerjes.

Shtrëngimi i likuiditet­it në Lekë në sektorin financiar vlerësohet se ka pasur ndikimet e veta edhe në kursin e këmbimit valutor. Pjesërisht, forcimi i papreceden­t i Lekut ndaj Euros gjatë vitit 2023 u ndikua edhe nga ky faktor. Ekzistenca e një mospërputh­jeje të konsiderue­shme mes kohës së huamarrjes publike, nëpërmjet emetimit periodik të titujve të borxhit dhe kohës së kryerjes së shpenzimev­e publike, rezulton në teprica të mëdha likuiditet­i në llogaritë e qeverisë dhe rritje të shpenzimev­e për interesa. Kjo çështje është nënvizuar edhe në raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas aktit normativ të muajit shkurt, shpenzimet kapitale të buxhetit të shtetit për këtë vit parashikoh­en në vlerën e 135.6 miliardë lekëve ose sa 5.6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Vlera e investimev­e publike pritet të rritet me 14% krahasuar vitin 2023.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania