Panorama (Albania)

Arta Kabashi, pasi doli nga "Big Brother": Romeo ka flirtuar me mua

-

E ftuar në emisionin e "Top Albania Radio" ka qenë Arta Kabashi, ish- banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, e cila u eliminua gjatë një televotimi të dyfishtë të kësaj të shtune.

Shumë njerëz prisnin që ajo të krijonte debate dhe të ishte më aktive në lojë. Si shprehet Arta për këto komente?

Pavarësish­t se njerëzit mendonin ose prisnin që njerëzit aty brenda duhet të luanin vetëm duke bërtitur, unë në fakt i kisha mendimet shumë të qarta dhe bëja diskutime që edhe nëse nuk kanë pasur interes, diskutimet e mia kanë qenë të qeta. Sipas meje, kam pasur diskutime me të gjithë njerëzit problemati­kë të shtëpisë dhe nuk e krijoja agresivite­tin tek ata. Unë e kam shumë problem që të bërtas. Ndodh shumë rrallë, por unë i bëj të qarta mendimet e mia dhe eci. Nuk kam më punë me atë person.

A e penalizoi lojën e saj miqësia që pati me Vesa Smolicën?

Mendoj që nëse dikush e ka inteligjen­cën për ta kuptuar e di që ne jemi dy persona të ndryshëm. S'kemi pasur lidhje ne me njëratjetr­ën, sepse ajo i ka pasur luftërat e veta dhe unë të miat. Ne kur na pret dikush, kur na nderon dikush, ne e kthejmë nderin. Dhe kjo nuk do të thotë që ne i mendojmë gjërat njësoj dhe jemi i njëjti banor. Kjo ka ndodhur edhe për shkak të banorëve, sepse gjatë gjithë kohës thonin "vajzat e Kosovës" ose "Arta- Vesa", "Vesa- Arta". Na ka irrituar të dyjave se gjatë gjithë kohës edhe unë edhe Vesa kemi thënë që janë dy emra

Unë e kam thënë që nuk kam qejf që të bëhem çift brenda "Big Brother" për shkak se nuk mundesh kurrë të jesh 100% vetja se gjithçka është me kamera. Nuk po them që e kam tërhequr veten. Po them që ne kemi pasur një raport shumë të bukur dhe kemi pasur një respekt për njëri- tjetrin. Çfarë kemi ndjerë, domethënë në raport me njëri- tjetrin, ka qenë e vërtetë. Respekti dhe dashuria për njëri- tjetrin. komplet ndryshe. Ishte një lloj krahasimi gjatë gjithë kohës. Edhe fakti që kemi pasur profesion të njëjtë ndoshta na ka penalizuar të dyjave në fakt.

Gjatë hyrjes së saj në fillim në këtë edicion, u vu re një afërsi e saj me Romeo Veshaj, ku rrjeti nisi të mendonte se mes tyre mund të lindte diçka.

Cili është komenti i Artës për këtë?

Unë kam shumë respekt për Romeon dhe kreativite­tin e tij. Kemi shumë gjëra të përbashkët­a domethënë muzika, kërcimi, të gjitha këto.

A mund të kishte një raport romantik mes tyre dhe cilat ishin arsyet përse nuk ndodhi?

Unë e kam thënë që nuk kam qejf që të bëhem çift brenda "Big Brother" për shkak se nuk mundesh kurrë të jesh 100% vetja se gjithçka është me kamera. Nuk po them që e kam tërhequr veten. Po them që ne kemi pasur një raport shumë të bukur dhe kemi pasur një respekt për njëri- tjetrin. Çfarë kemi ndjerë, domethënë në raport me njëri- tjetrin, ka qenë e vërtetë. Respekti dhe dashuria për njëri- tjetrin. Se këto thonin që unë po e përkrah Romeon dhe me patjetër duhet të jetë dashuri romantike. Por, u vu re që ne të dy kemi pasur shumë konsiderat­ë ndaj njëri- tjetrit, mendimeve të njëri- tjetrit.

Më tej, ajo shtoi:

Nëse do të vazhdonte gjëja si javën e parë, me të njëjtin ritëm, ne do të vazhdonim duke flirtuar se normal nuk është diçka që mua më duket mëkat. Mirëpo, rrjedha e muhabetit tonë sesi ka shkuar, në fillim ka flirtuar ai se ka menduar që jam vetëm një pamje. Më pas e ka fituar respektin për mendimet e mia dhe e ka fituar tamam respektin tim. Në momentin që e ka kuptuar se unë kam një karakter të fortë dhe që unë nuk vazhdoj veç me flirtime dhe e ka kuptuar çfarë tipi jam…

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania