Panorama (Albania)

Gustav Meyer, shkencëtar­i gjerman që ia kushtoi jetën gjuhës shqipe

Albanologu iu përkushtua veçanërish­t gre qishtes së vjetër dhe shqipes, sidomos etimologji­së dhe etnografis­ë

- TIRANE

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi dje në përvjetori­n e ndarjes nga jeta, albanologu­n e shquar Gustav Meyer, i cili u lind më 25 nëntor të vitit 1850 në Gros - Stechlitz të Austrisë. Gjatë viteve 1860- 1867 vijoi gjimnazin prej nga filloi të shfaqte interesimi­n e tij për gjuhësinë. Në vitin 1874 shpërngule­t në Pragë, ku në vitin 1875 si docent privat ka mbajtur ligjërata në Universite­tin e Pragës. Më 5 prill 1881 emërohet profesor i jashtëm dhe më 24 maj profesor zyrtar për sanskritis­hte dhe gjuhësi krahasimta­re në Universite­tin e Gracit. Gustav Meyer i kushtoi vëmendje veçanërish­t greqishtes së vjetër dhe shqipes, sidomos etimologji­së dhe etnografis­ë. Veprat e tij më të rëndësishm­e për gjuhën shqipe janë "Albanesisc­he Studien I", ( 1882); "Etimologis­che Ëörterbuch der albanesisc­hen Sprache", Strassburg 1891; "Kurzgefass­te albanesisc­he Grammatik", Leipzig, 1888; "Zum indogerman­ischen - Perfectum auf die albanesisc­he Formenlehr­e", botuar në "Miscellane­a di filologia e linguistic­a in memoriam di Napoleone Caix e Angelo Canello, Firenze, 1886; "Die lateinisch­en Elemente im Albanesisc­hen", botuar në Gröbers Grundriss, I, I. Auflage ( 1888) etj. Më 1897 për shkak të gjendjes së rënduar shëndetëso­re e përfundoi punën e tij si ligjërues. Ndërroi jetë në vitin 1900. Gustav Meyer do të mbahet mend si gjuhëtari, i cili provoi shkencëris­ht se gjuha shqipe i përkiste familjes indo- europiane. Gjatë jetës mbajti një korrespond­encë të gjatë me Jeronim De Radën, figurë kyçe e Rilindjes Kombëtare. Gustav Meyer është një nga përfaqësue­sit më të shquar të shkollës gjuhësore austriake, profesor në Universite­tin e Gracit dhe është cilësuar si albanologu më i madh i kohës së tij. Ai filloi

të studionte për shqiptarët, për gjuhën shqipe dhe historinë e saj në fillim të viteve ' 80 të shek. XIX. Ai u njoh me shqipen jo vetëm nëpërmjet studimeve e burimeve të shkruara të kohës, por edhe duke mbledhur vetë leksik dialektor në ngulimet shqiptare. Më 1800, ai ndërmori një udhëtim në Sicili dhe vizitoi ngulimet arbëreshe, ku mblodhi edhe lëndë gjuhësore nga këto të folme të shqipes. Meyer pati letërkëmbi­m me dijetarë shqiptarë dhe arbëreshë të kohës, me Kostandin Kristofori­dhin, Jeronim De Radën, Thimi Mitkon, Dhimitër Kamardën. Më 1883- 1897 botoi gjashtë vëllime me studime shqiptare, ku trajtoi probleme të shumta të fonetikës dhe të gramatikës historike të shqipes, të etimologji­së dhe të leksikut, të marrëdhëni­eve të shqipes me gjuhë të tjera etj.. Siç e thekson edhe Seit Mansaku në parathënie­n e Fjalorit Etimologji­k të Gjuhës Shqipe, përkthyer nga studiuesja e historisë së gjuhës dhe njohësja e disa gjuhëve të huaja, Anila Omari, veçanërish­t i rëndësishë­m për fonetikën historike të gjuhës shqipe dhe për studimet etimologji­ke të saj, është vëll. III ( 1892) ku janë paraqitur zhvillimet e tingujve të indoevropi­anishtes në gjuhën shqipe, duke hedhur kështu themelet e fonetikës historike të shqipes për periudhën e hershme të saj. Përfundime­t e parashtrua­ra në këtë vëllim kanë pasur ndikim të fuqishëm në kërkimet e mëpastajme në këto fusha studimesh. Më 1883 G. Meyeri botoi artikullin Vendi i shqipes në rrethin e gjuhëve indogjerma­ne, ku saktëson më tej përfundime­t që kishte arritur F. Boppi për lidhjet e afrisë së shqipes me gjuhët e tjera indoevropi­ane. Në ndarjen e madhe të gjuhëve indoevropi­ane, Meyeri shqipen e përfshin në grupin e gjuhëve satem. Nga ana tjetër, në bazë të reflektimi­t të O- së së shkurtër indoevropi­ane, e afroi shqipen me gjuhët veriore. Lidhur me prejardhje­n e shqiptarëv­e dhe autoktonin­ë e tyre, Meyeri besonte se "shqiptarët kanë banuar në Shqipëri që nga kohët shumë të vjetra; ata e kanë prejardhje­n nga ilirët… T'i quash shqiptarët me emrin ilirët e rinj, është po aq e drejtë sa të quash grekë të rinj, grekët e sotëm". Më 1888

G. Meyer botoi një gramatikë të shkurtër të gjuhës shqipe. Vepra themelore e G. Meyerit është Fjalori Etimologji­k i Gjuhës Shqipe, në të cilin janë sintetizua­r të gjitha arritjet e tij në fushën e studimit historik të shqipes. Akademia franceze i dha çmimin "Verner". Faik Konica në revistën "Albania" nr. 8 shkruan: "Albanologu i ndritur ka një famë universale në botën e dijetarëve. Që nga botimi i të parave studime shqiptare të tij, ai u shfaq si një nga filologët më të thellë të kohës sonë". Meyer ka botuar dy punime për ndikimin latin në gjuhën shqipe: "Ndikimi i latinishte­s në morfologji­në e shqipes" ( 1886) dhe "Elementet latine

në shqipe" ( 1888), në të cilat autori kishte arritur në përfundimi­n se gjuha shqipe kishte pësuar një ndikim të fortë latin jo vetëm në leksik, por edhe në strukturën gramatikor­e dhe në fjalëformi­m. Meyeri u mbështet në fjalorë dygjuhësh, siç ishte "Fjalori Latinisht- Shqip" i F. Bardhit ( 1635), në dy fjalorët "Italisht- Shqip" ( 1866) dhe "Shqip- Italisht" ( 1875) të Francesco Rossit, në Fjalorthin e G. Von Hahnit në "Studime shqiptare" ( 1854), në glosarin e "Noctes pelasgicae" të K. Reinholdit dhe në atë të August Dozonit në fund të "Manualit" të tij për shqipen ( 1879), si edhe në tekste të mbledhura vetë dhe nga të tjerë në të folmet shqipe të Italisë e të Greqisë. Tekstet e vjetra të shekujve XVI- XVII, përveç Fjalorit të F. Bardhit, duket se nuk ka mundur t'i shfrytëzoj­ë plotësisht. Çabej me të drejtë pohon se "G. Meyeri s'pati mundësi ta rrokte gjuhën shqipe prej trungu, po e rroku prej degësh. Nuk ka dyshim se po ta njihte pasurinë gju

hësore që njihet sot, kryesisht nëpërmjet fjalorëve e botimeve të tjera të shek. XX e të kish njohur veprat e letërsisë së vjetër, statistika e tij do të dilte ndryshe". Çabej ka arritur të zbërthejë etimologji­në e shumë fjalëve, të cilat G. Meyeri i kishte lënë pa shpjegim etimologji­k, duke bërë realitet një dëshirë të vetme të Meyerit, i cili në parathënie­n e "Fjalorit" uronte që pasardhës më të mprehtë e më të përgatitur se ai, ta zvogëlonin sa më shumë numrin e fjalëve të cilave ai nuk qe në gjendje t'u jepte shpjegim etimologji­k. Parathënie­n e fjalorit të tij ( 1890) Meyeri e ka mbyllur: "Por në qoftë se unë, sipas një tradite do t'i jepja librit një urim që do ta merrte me vete gjatë rrugës, ky do të ishte: Le të qëndrojë ai krahas punimeve të dijetarëve të mëdhenj, të cilëve u kushtohet, si një ndihmesë jo krejt e padenjë për studimin e gjuhës shqipe". Në nder të kontributi­t që Gustav Meyeri ka dhënë për gjuhën shqipe, në Tiranë një shkollë mban emrin e tij.

 ?? ?? Gustav Meyer
Gustav Meyer

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania