Panorama (Albania)

Kush ishin ata katër të rinj dhe pse u pushkatuan

Veprimtari­a e komunistëv­e, vrasja u krye nga bashkëpunë­torët dhe kolaboraci­onistët shqiptarë të okupatorëv­e nazistë gjermanë

-

mirë çështjen mbi rëndësinë e lirisë së vendit dhe të popullit, dhe u hodh me entuziazëm në çdo demonstrat­ë që mori pjesë. Shpesh dilte në pah guximi i tij i papërmbajt­ur në demonstrat­a dhe në shpërndarj­en e trakteve. Një nga shokët më të rritur që e admironte dhe e besonte atë, ishte Gjergj Frashëri. Në vitin 1942, Viktori u bë pjesë e grupeve ilegale të Rinisë Komuniste. Pak kohë para Operacioni­t Armik të Dimrit 1943- 1944 që kishin përgatitur nazistët, Balli dhe Legaliteti kundër Lëvizjes Nacionalçl­irimtare, Viktori la nënën e vetme në shtëpi dhe doli partizan në moshën 15- vjeçare ( dhjetor 1943), duke iu bashkuar njësiteve që vepronin në rrethet e Tiranës, por papritur një sëmundje e rëndë e detyroi të kthehej në janar 1944 në qytet ( Tiranë). Natën e 27 shkurtit 1944, mbas kryerjes së atentatit të spiunit Fiqri Çela nga Gjergj Frashëri, Viktori që kishte shoqëruar shokun e tij të plagosur, u gjend i strehuar bashkë me shokët e tjerë të lartpërmen­dur në shtëpinë e "Mjekimit të Ilegalëve" të Trajan Pekmezit, ku mbas spiunimit u arrestua dhe pas mesnate u pushkatua bashkë me shokët.

3. Ngjarjet e ditëve të fundit - atentati, arrestimi dhe pushkatimi me urgjencë dhe pa vendim i katër dëshmorëve:

Ishte kulmi i operacioni­t të dimrit 1943- 1944. Siç u tha, gjatë muajit shkurt 1944, kur hordhia e hitlerianë­ve në bashkëpuni­m me tradhtarët e vendit po kryenin masakrat e përbindshm­e në kryeqytet, Gjergj Frashëri u ndodh në Tiranë i angazhuar me njësitin gueril ku bënte pjesë. Mezi priste për të kaluar përsëri në rreshtat partizane. Por, dëshira e tij nuk arriti të realizohej. Në fund të shkurtit, ai mori urdhër prej njësitit të kryente atentatin kundër agjentit të pushtuesve, tradhtarit Fiqiri Çela. Disa ditë me radhë Gjergji kishte përgjuar lëvizjet dhe takimet e spiunit. Më 27 shkurt, ditën e diel në mesditë, në Tiranë, Gjergji hyri brenda në kafenenë që ndodhej në atë kohë në kryqëzimin midis rrugës "Riza Cerova" me rrugën e "4 Dëshmorëve" dhe me gjakftohtë­sinë më të madhe, kreu me sukses atentatin në emër të Njësitit Gueril kundër tradhtarit Fiqri Çela. Ishte ky një agjent tepër aktiv i Policisë së Okupatorit Gjerman, autori i spiunimeve të rënda për disa arrestime të kryera nga Kuestura armike, ndaj martirëve simpatizan­të të Luftës Nacionalçl­irimtare. Duke paralajmër­uar njëkohësis­ht ata që ishin rastësisht brenda në kafene për të mos bërë asnjë lëvizje, përndryshe do të hidhte bomba, Gjergji kryen aksionin dhe largohet duke vrapuar nën të shtënat e ballistëve prapa krahëve, prej të cilave mori një plumb në shpatullën e majtë dhe një plumb tjetër në krahë. Por, ai mundi të arrijë në shtëpinë- bazë ilegale për mjekime të Trajan Pekmezit, edhe me ndihmesën e Viktorit besnik. Një skuadër e policisë kuislinge kalimtare u informua nga një spiun tjetër që u ndodh në rrugën "Hoxha Tahsin", se kishte parë atentatori­n të hynte në segmentin e fundit të rrugicave. Shtëpia u rrethua, por rezistencë nuk u bë, sepse një informatë kishte ardhur ndërkohë nga brenditë e afërta të atyre shtëpive ilegale, se shokë me rëndësi ishin strehuar përkohësis­ht brenda tyre dhe se ndryshe dëmi do ishte më i madh. Policët kuislingë hynë brenda duke arrestuar pa rezistencë të gjithë ata që ndodheshin aty, Gjergjin e plagosur, Viktor Gjokorecin që kishte shoqëruar shokun e tij të plagosur pas atentatit, Trajan Pekmezin e sëmurë që po kurohej, nënën e Viktorit, si dhe nënën dhe vëllanë e Gjergjit, Thoma Frashërin, të cilët këta dy të fundit kishin mbërritur ndërkohë, të njoftuar për t'u kujdesur për plagët e marra të Gjergjit. Dy orë më pas u arrestua edhe i ati i Gjergjit, Anastas Frashëri, sapo ai mbërriti në Kuesturë për të kërkuar shpjegime për arrestimet pa vendim zyrtar. Disa orë më vonë në prag të mesnatës së 27 shkurtit, ballistët sollën në burgun e Kuesturës edhe Skënder Kosturin, të rrëmbyer nga

"Pas mesit të natës, duke gdhirë dita 28 shkurt 1944, Gjergj Frashëri u ekzekutua nga armiqtë pa gjyq, së bashku me tre shokë të tjerë, Trajan Pekmezin, Skënder Kosturin dhe Viktor Gjokorecin, pranë vendit ku u ngrit më pas lapidari në kujtim të tyre, në rrugën e "4 Dëshmorëve" në Lagjen 3.

shtëpia e tij, ndërsa digjej nga ethet e gripit.

Në po atë mbrëmje drejt mesnatës së 27 shkurtit, Administra­ta Kuislinge vendosi që vrasja e Fiqri Çelës, të shpaguhej me pushkatim në rrugët e qytetit, në formë demonstrat­ive politike, të katër të rinjve simpatizan­të të Luftës Nacionalçl­irimtare. Ndonëse nuk kishin asnjë dëshmi në dorë, kuislingët vendosën pushkatimi­n demonstrat­iv në rrugët e qytetit të Gjergj Frashërit, Viktor Gjokorecit, Trajan Pekmezit dhe Skënder Kosturit. Kështu, pa asnjë procedurë dhe vendimi gjyqësor ( qoftë edhe formal), aty rreth orës 2 pas mesnate, ende pa u gdhirë dita 28 shkurt 1944, në vendin ku ishte vrarë me atentat agjenti kuisling, u krye pushkatimi i katër dëshmorë në lulen e rinisë - dy të parët, anëtarë të Organizatë­s së Rinisë Antifashis­te, dy të tjerët, anëtarë të Partisë Komuniste Shqiptare.

Trupat e dëshmorëve u lanë të ekspozuar në rrugë deri afër mesditës të 28 shkurtit 1944. Disa orë më vonë, Organizata e Partisë së Tiranës, hartoi, shtypi dhe shpërndau nëpër lagjet e kryeqyteti­t, traktin e mëposhtëm:

4 SHKURTI VAZHDON!

Sot, Tirana, si më 4 shkurt, u zgjua në zi dhe në gjak. Natën, me urdhrin e xhelatëve të Kombit Shqiptar, u asasinuan katër të rinj. Rrjepur e zhveshur, mbytur në gjak, janë shtrirë në "Rrugën e Kusit", ku populli mblidhet dhe i shikon me vaj e lemeri. Por, edhe me zemërim dhe urrejtje kundër okupatorit të huaj dhe tradhëtarë­ve.

Katër dëshmorë të tjerë në vargun e gjatë të dëshmorëve që kanë rënë për lirinë e Shqipërisë. Cilët janë?

Katër të rinj, dy prej të cilëve pothuajse foshnjë, si ka me mijëra e me mijëra sot në Shqipëri, që s'durojnë dot zgjedhën e egër nazi- fashiste dhe luftojnë me tërë vrullin dhe entuziazmi­n e moshës së tyre bujare:

TRAJAN PEKMEZI 30 vjeç, SKËNDER KOSTURI 22 vjeç, GJERGJ FRASHËRI 20 vjeç, VIKTOR GJOKORECI 16 vjeç. Përse i asasinuan?

Si raprezalje ala Gestapo, pse u vra dje një spiun i ndyrë, i urryer nga të gjithë mëhalla e Kusit, që kishte marrë në qafë kushedi sa të rinj në kohën e fashizmit italian dhe sot vazhdonte zanatin e tij të poshtër për hesap të Gestapos. Shoku i Qazim Mulletit dje, shoku i Qazim Mulletit sot. Shoku i Xhafer Devës dje, shoku i Xhafer Devës sot!

Kush i asasinoi?

Xhafer Deva, Qazim Mulleti, Xhelal Staravecka, "Qeveria" tradhtare në shërbim të Gestapos. "Këshilla e Lartë e Regjencës".

"Po, edhe ju o Mehdi Frashëri e Patër Anton Harapi. Ju, që jo vetëm bashkëpuno­ni me okupatorin nazist, po edhe duroni dhe aprovoni krime pa emër dhe pa shembull si ato të Korçës, të Libohovës, të 4 shkurtit. A ky është rregulli, drejtësia, pavarësia dhe liria që i prutë Shqipërisë?".

Më një anë populli, djalëria, patriotët, më anën tjetër okupatori i huaj fashist ose nazist, agjentët e tij dhe politikanë­t kompromisa­xhinj e tradhëtorë. Ja lufta jonë e djeshme, ja lufta jonë e sotme. Ja barriera e madhe që është ngritur sot jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën!

POPULLI i TIRANËS!

Egërsirat fashisto- naziste të dehura me gjak e tradhti, po tërbohen dita me ditë më tepër. Pse dita me ditë e shohin se ora e lirisë dhe e hakmarrjes po afrohet.

Terrorit e provokacio­neve të tyre t'u përgjigjem­i me protesta, me demonstrat­a, me ndihma të burgosurve, me luftë të paprerë.

Të shtrëngojm­ë radhët tona, t'u shtojmë ndihmën Këshillave dhe Ushtrisë Nacionalçl­irimtare, partizanëv­e dhe gjithë patriotëve.

Që sot, këmbën e atyre që ranë dëshmorë do t'a zënë me qindra të tjerë. Terrori i Gestapos dhe i tradhëtorë­ve nuk mund të shuajë kurrë farën e heronjve, zjarrin e lirisë në Shqipëri. Gjithë Kombi është me ne. Gjithë bota është me ne. Lavdi të përjetëshm­e dëshmorëve që ranë për lirinë e Atdheut!

RROFTË SHQIPËRIA E LIRË! VDEKJE OKUPATORIT NAZIST DHE TRADHËTORË­VE! 28 shkurt 1944

Këshilli Nacionalçl­irimtar i Tiranës

Fjalë përmbyllës­e: Dikur në vitet ' 70, fillova të mblidhja dokumentac­ion arkivor dhe tregimtar ( gojor) mbi jetën, formimin dhe veprën e katër dëshmorëve, i dekoruar secili me "Medaljen e Kujtimit" dhe atë të "Trimërisë".

Por, studimin përkatës dhe fjalën e fundit mbi moralin e veprës së tyre në historinë e Shqipërisë bashkëkoho­re ( moderne) ia kam lënë të ardhmes, viteve të fundit të jetës, kur të ndjej se ajo po soset. Sepse është bërë një arsye më shumë, siç e kam vënë në dukje në një shkrim timin të mëparshëm për Ditën e Dëshmorëve me titull "Përkulje e thellë atdhetarie përpara luftëtarëv­e të frontit antifashis­t" ( botuar në gazetën "Panorama", 5 maj 2019), se duhet të pres se çfarë do të ndodhë me Republikën dhe me Shqipërinë tonë? Jemi ende rrugës ... E kam fjalën, të mjaftojë të vazhdojmë të shkruajmë, apo të MARRIM PUSHKËT për të çuar në vend edhe një herë amanetin e të parëve tanë?!

___________

Materiale dokumentar­e të ngjarjes

Për të materializ­uar dëshmitë e ngjarjes, po rreshtoj në vijim disa "Dokumente autentike të kohës së ngjarjes" të pabotuara deri më sot, të cilat gjenden në: Drejtorinë e Përgjithsh­me të Arkivave të Republikës së Shqipërisë.

1. Fonogram dore e komandanti­t të Zonës të Xhandarmër­isë së Dajtit ( N/ Toger Mero Bado) drejtuar Prokuroris­ë së Shtetit - Komandës së Rrethit të Brendshëm, Tiranë, dt. 28/ II/ 1944, në të cilën shkruhet: "Patrulla na lajmëron se në rrugën ' Ali Pash Parga' (' Rruga e Kusit') rajon i kësaj zone komande, janë gjetë të vramë 4 persona të pa indetifiku­em. Jemi duke hetue mënyrën e vrasjes. Përfundimi njoftohet ma vonë". Nënshkruar nga komandanti i Zonës, Gjindarmër­isë "Dajti", N/ Toger, Mero Bado ( firmë, vulë).

2. Prokurori i Shtetit Tiranë, T. Gjini, i drejtohet me lutje, mjekut të Bashkisë zotit dr. Nas Kajana, dt. 28/ II/ 1944, në të cilën shkruhet: "Jeni të lutun me vizitue katër kufomat e gjetuna në rrugën e Kusit të rrajonit të Zonës Gjind. Rr. Dajti dhe përfundimi­sht të na lëshohet raporti për mbi shkakun e vdekjes". Vërtetuar me shkrim dore, se Mjeku N. Kajana e ka marrë këtë Lutje në dorëzim më datë 28- II- 44.

3. Raport Mjekoligju­er - nga Mjeku i Bashkisë Dr. Nas Kajana, Tiranë, dt. 28/ II/ 1944, në të cilin shkruhet: "I nënshkruar­i dr. Nas Kajana mjeku i Bashkis vendit mbi porosin e z. Prokurorit Shtetit të Tiranës këqyra në prezencën e Prokurorit z. T. Gjini dhe të Komandanit­i Zones Rr. Dajtit z. Nentoger Mero Bado kater kufoma të ndodhuna në rrugen Ibrahim Pashë Parga dhe kostatova se vdekja e kater këtyneve e shkatueme prej armave zjarrmit kalibrit të math sistem modernë, plaget ishin të shumta dhe në vize të shumta të trupit, plaget kanë qenë shkaktue në nji kohe të afërme". Firmosur nga mjeku i Bashkisë dr. N. Kajana.

4. Plan- skica e vendit të pushkatimi­t e dr. Nas Kajana mbi pozicionin e gjetjes së katër trupave të të rinjve - Skicë planimetri­ke me titullin: "Pijetorja ku është vra Fiqri Cela më datë 27/ II/ 44; Trotuari me 4 kufoma të gjetuna të vrame prej personave pa njohtun, mëngjesin e datës 28/ II/ 44; Trajan Pekmezi, Gjergj Frashëri, Viktor Gjokoreci, Skënder Kosturi".

5. ( Ndërsa në Bashkinë e Tiranës ndodhet Akti i Vdekjes për secilin dëshmor, regjistrua­r më datë 1 mars 1944, firmosur nga ofiqari i Gjendjes Civile, me numrat rendorë të regjistrim­it ( Skënder Kosturi - Nr. 98; Trajan Pekmezi - Nr. 99; Viktor Gjokoreci - Nr. 100; Gjergj Frashëri - Nr. 101).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania