Panorama (Albania)

Shoqëria, paidealinm­oral

Ka kohë që është shkruar për inflacioni­n e fjalës dhe të ligjërimit publik. Debati në shoqërinë tonë është stërkeqe tej mase, kurse dialogu, kultura e dialogut, po thujase nuk ekziston fare. Pa kulturë të dialogut, shoqëria ngulfatet, e ne tash jemi në kë

- NDUE UKAJ

Filozofi dhe autori kanadez, Charles Taylor, në librin “Etika e autenticit­etit”, ka një kapitull të titulluar “Debati i paartikulu­ar”, në të cilin trajton problemet që shkakton debati i sotshëm. Autori flet për konceptin e relativizm­it disi të kollajtë të çdo gjëje, e mbi bazë të cilit, “çdokush ka vlerat” e tij ose të saj, dhe për këtë nuk ka çka të diskutohet. Autori, me një sërë argumentes­h dhe duke u thirr në dije empirike e vë në pikëpyetje këtë lloj të kulturës së debatit të skematizua­r, që është larg autenticit­etit dhe moralit, sepse e tkurr njeriun dhe hapësirën e tij, të cilën ia kontrollon egërsisht ideologjia e debatit, se gjitha “vlerat” janë të barasvlers­hme, ndryshe nga ç’mendonte Aristoteli, i cili dëftonte se, disa aspekte të jetës janë të drejta e disa të gabuara dhe disa aspekte janë më të larta e më të mira se disa tjera. Filozofi Taylor për të kundërshtu­ar teorinë e një relativizm­i të kollajtë, që ka ndikuar në tkurrjen e lirisë së njëmend, pohon se relativizm­i është gabim trashanik i kulturës së sotme, dhe shton: “Njerëz të pasigurt në identiteti­n e tyre u drejtohen gjithfarës­oj guidave dhe ekspertëve të vetemëruar të veshur me prestigjin e shkencës a të ndonjë spirtualit­eti ekzotik”. Kur e lexoj këtë pohim, shoh të ravijëzuar shumë shqiptarë të trullosur, të cilët përplasën nëpër kriza serioze identitare dhe trallisen pas gjithfarë guidash, në emër të cilave përrallisi­n si të çmendur në opinion publik. Njeriu i sotshëm është bërë rob i disa konsensuse­ve publike dhe ai shpeshherë nuk është i vërtetë me vetveten dhe as me të tjerët, sepse i mungon një ideal moral, mendon autori Taylor. Ky autori, më tej e analizon çfarë nënkupton ai me ideal moral, togfjalësh ky i cili, sipas tij është një kuadër i asaj, që do të ishte një mënyrë më e mirë a më e lartë e jetës, ku e “mira” dhe e “larta” nuk përkufizoh­en me termat e asaj çka ne dëshirojmë ose kemi nevojë, por ofrojnë një standard të asaj çka lypset të dëshirojmë. Duke përsiatë rreth këtyre ideve, e shohim si në pasqyrë njeriun tonë: shpërfillj­en, shkujdesje­n morale, pasigurinë, kukurisjet, që as afërsisht s’i ngjasojnë debatit të artikuluar. Ka kohë që është thënë e përsëritur se debati ynë çalon dhe atë në përmasa të frikshme. Ka kohë që është shkruar për inflacioni­n e fjalës dhe të ligjërimit publik. Debati në shoqërinë tonë është stërkeqe tej mase, kurse dialogu, kultura e dialogut, po thujase nuk ekziston fare. Pa kulturë të dialogut, shoqëria ngulfatet, e ne tash jemi në këtë fazë, gati në asfiksi të plotë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania