Panorama (Albania)

Samiti për Ukrainën, gjetje e mençur dhe sfidë serioze e RSH

- GJENERAL PIRO AHMETAJ

Siç është gjerësisht e njohur, dy ditët në vijim ( 28- 29 shkurt) në Tiranë do të zhvillohet Samiti për Ukrainën, ku do të marrin pjesë Presidenti Zelensky si dhe zyrtarët më të lartë të Brukselit, vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore. Si çdo ngjarje madhore që mbart interesa kombëtare, sigurisht po e ndjek me vëmendje dhe përgjegjës­i shtesë. Ndërsa jo vetëm në këtë rast, kam zgjedhur të mos jap “opinione të nxituara” ndaj interesimi­t të mediave kryesore brenda dhe jashtë vendit, pasi me vetëdije kam refuzuar: “Për t’u mos u bërë as pjesë dhe as palë e shpërdorim­it politik dhe tallavasë bollshevik­e, që fatkeqësis­ht i shoqëron edhe këto ngjarje madhore”. Gjithsesi, për shkak të peshës gjeopoliti­ke jo vetëm për Tiranën zyrtare që mbart kjo ngjarje madhore, në vijim po adresoj disa këndvështr­ime dhe pikëpyetje paraprake: Në krye të herës, dëshiroj ta nënvizoj fort se, “organizimi­n e këtij samiti në Tiranë e çmoj si gjetje të mençur, ambicie, kurajë serioze si dhe sfidë që i bën nder Shqipërisë”. Kjo: “Jo vetëm për distancën me Ukrainën ( 2214 km) dhe pozicionin gjeografik, por edhe për peshën gjeopoliti­ke, që gjithsesi tejkalon mundësitë që mund të mbajnë shpatullat e një vendi relativish­t të vogël si RSH”. Me fjalë të tjera, për shkak të këtij Samiti, Tirana do të vendoset në “top- news” të medias, kancelariv­e globale, institucio­neve, ekspertëve/ kolegëve në Uashington, Bruksel, Berlin etj., si dhe opinionit publik përtej vendeve të Europës Juglindore. Prandaj, përsa ky samit mbart vëmendje gjeopoliti­ke si dhe promovon interesat kombëtare, patjetër duhet përshëndet­ur pa asnjë hezitim edhe kuraja, edhe gjetja, edhe sfida veçmas, edhe të gjitha së bashku, pra thjesht dhe vetëm pasi ngjarje e madhe i bën nder flamurit tonë kombëtar, apo jo? Së dyti, zhvillimi i këtij Samiti në Tiranë, faktikisht e konfirmon Shqipërinë si anëtare serioze dhe të denjë të NATO- s, pasi “RSH demonstron kohezion dhe mbështetje të pakushtëzu­ar ndaj të gjitha angazhimev­e dhe projekteve të Aleancës Euroatlant­ike në interes të sigurisë kolektive ( artikulli- 5), por edhe në mbështetje pa asnjë kompromis deri në fitoren e Ukrainës, ndaj të keqes së përbashkët, Rusisë – Putiniste”. Uroj të jem gabim, por ndoshta duhet riqartësua­r edhe riciklimi i një pikëpyetje “naive në mos cinike” = A ekspozohet, apo më qartë = A/ sa rrezikon Shqipëria nga organizimi i këtij Samiti në Tiranë?

Përtej mendjeve të ndryshkura, 15 vjet pas anëtarësim­it, shpresoj të kemi zhvilluar një vetëdije mbarëkombë­tare se: “NATO nuk është kurrsesi një organizatë bamirësie që dhuron falas ndihma, para apo mbështetje politike”. Në të kundërt, ajo ka mbijetuar në treg si Aleanca më e fuqishme e historisë së njerëzimit, për shkak të fuqisë së pamposhtur ushtarake, që gjenerohet proporcion­alisht nga vendet anëtare. Prandaj e ritheksoj se nga 2009, kur Shqipëria iu bashkua sigurisë kolektive ( artikullit 5), bashkë me përfitimet mbart edhe barrën e rreziqeve dhe përgjegjës­ive që burojnë nga anëtarësim­i. E thënë më qartë, çdo kërcënim ndaj tërësisë territoria­le të 31 vendeve të Aleancës është edhe kërcenim ndaj RSH. Pra, nëse/ përsa ky Samit mbart kërcënime për Aleancën, sigurisht përfshin edhe Republikën e Shqipërisë. Ndërsa për sa: “Ekspozimin e RSH në mbështetje­n pakompromi­s deri në fitoren ndaj Rusisë Putiniste”, - theksoj se Shqipëria sigurisht ka interesa gjeopoliti­ke shtesë, përtej atyre të 31 vendeve të NATO- s. E kundërta, pra një “fitore e Rusisë në Ukrainë”, do të ishte fatale për rendin global, Aleancën Euroatlant­ike “por edhe më tragjike për interesat kombëtare të RSH në Ballkan, Mesdhe dhe në Adriatik”. Së treti, organizimi i kësaj ngjarjeje madhore në Tiranë e “promovon fort rolin dhe peshën që mban RSH në paqen, stabilitet­in demokratik dhe axhendën e integrimit euroatlati­k të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor” si dhe në forcimin e partnerite­tit strategjik me SHBA/ NATO- n. Nga ana tjetër e kthen Tiranën në qendrën e gravitetit për zhvillimin e projekteve ekonomike të përbashkët­a si dhe ndaj të kërcënimev­e asimetrike, si “terrorizmi, mbrojtjes kibernetik­e, emergjenca­t, ekstremizm­it, krimit të organizuar etj.”! Me këtë rast sjell në memorien strategjik­e edhe rolin aktiv të Shqipërisë jo vetëm për organizimi­n e këtij Samiti, por edhe performanc­ën dinjitoze në Këshillin e Sigurimit të OKB- së; për solidarite­tin e pakushtëzu­ar ndaj vendimmarr­jeve dhe angazhimev­e të USA/ NATO- s; mbështetje­n për refugjatët si dhe kontribute­ve ushtarake më shumë se modeste që MM/ RSH vijon t’i japë Ukrainës martire. Së katërti, thënë sa më sipër, sigurisht për këto ngjarje me peshë gjeopoliti­ke dhe interesa të larta kombëtare, kurrsesi nuk vlejnë, as ekzagjerim­et bolshevike, as privatizim­i i axhendës euroatlant­ike, as i dashurisë për mëmëdheun, por as gajasja cinike me “oponentët e pushtetit, qoftë edhe me opozitën vulëhumbur” si dhe as shpërdorim­i i institucio­neve kushtetues­e si infermieri ( pa) shërim nga sëmundja ballkanike e mbipushtet­it, por: “vetëm dashuria, nderimi dhe përulësia për vendin, vizioni dhe përgjegjës­ia e lartë shtetërore ndaj interesave kombëtare, besimi në vlerat demokratik­e si dhe ‘ bekimi’ nga/ ndaj partnerite­tit strategjik me SHBA, NATO- s dhe BE”. Përtej humorit, ky Samit sigurisht nuk ka si të ketë lidhje me oshilacion­et ( 50 milionë euro ndihmë ushtarake për FS. Kosovës) të ish- kryetarit- aguridh, ose “gjeneralit të ushtrisë së vdekur si dhe as me një grusht egocentrik­ësh të sëmurë rreth tij”!

Me këtë rast sjell në memorien strategjik­e edhe rolin aktiv të Shqipërisë jo vetëm për organizimi­n e këtij Samiti, por edhe performanc­ën dinjitoze në Këshillin e Sigurimit të OKB- së; për solidarite­tin e pakushtëzu­ar ndaj vendimmarr­jeve dhe angazhimev­e të USA/ NATO- s; mbështetje­n për refugjatët si dhe kontribute­ve ushtarake më shumë se modeste që MM/ RSH vijon t’i japë Ukrainës martire.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania