Panorama (Albania)

Lepurii vogëlnëfer­rën emadhe

- GENC POLLO * Ish- ministër e deputet

Shumë është shkruar e folur tek ne për pretencën e j anarit të ekipit të prokurorëv­e amerikanë me në krye Matthew Graves kundër Charles Mcgonigal, ish- agjentit të lartë të FBIsë ( shef i zyrës në New York), i cili mori ryshfete nga persona të qeverisë “Rama” për të vepruar në shkelje të rregullave të FBI- së dhe të ligjit amerikan. Gjyqtarja federale në Washington D. C., znj. Colleen Kollar- Kotelly në 16 shkurt i pranoi këto akuza dhe e dënoi ish- agjentin me 2 vjet e 4 muaj burg. Nga kjo pretencë, por edhe nga aktakuza e Departamen­tit të Drejtësisë së SHBA, e publikuar në janar 2023, publiku mësoi se Mcgonigal mori shuma të mëdha parash dhe informacio­ne mbi opozitën nga të besuarit e kryeminist­rit Rama për të vënë në lëvizje FBI- në kundër Partisë Demokratik­e dhe lobistëve amerikanë të pajtuar prej saj; po ashtu mësoi se Mcgonigal & co shantazhua­n e zhvatën oligarkë shqiptarë e rajonalë, duke luajtur kartën “non grata”. Burimet në Amerikë konsideroj­në se Mcgonigal ka luajtur rol edhe në dosjen “Berisha”, që çoi në përcaktimi­n “ndalim- hyrje në SHBA” të ish- kryeminist­rit. Por, pranimi i pjesshëm i fajit nga i pandehuri çoi në një “plea deal”, praktikë e rëndomtë e drejtësisë penale amerikane, sipas të cilës prokuroria në shkëmbim heq dorë nga pjesa tjetër e akuzave; i pandehuri siguron kështu një dënim më të butë e një gjykim të shkurtuar. Si rregull, prokurorët përfitojnë informacio­ne të vlefshme për punën e tyre dhe evitojnë qindra orë pune e shpenzime jo të vogla tipike për një proces gjyqësor me juri. Në rastin tonë, administra­ta “Biden”, pjesë e të cilës është edhe Departamen­ti i Drejtësisë, i kurseu vetes një ekspozim turpërues me detajet e zullumeve të Mcgonigali­t, që rezulton të jenë hetuar me thellësi nga FBI. Para një viti, duke pasur parasysh sa më lart, kam shkruar se shpresë për zbardhjen e plotë të këtij skandali jep hetimi parlamenta­r i nisur në Dhomën e Përfaqësue­sve; aty mazhoranca republikan­e, në opozitë me administra­tën “Biden”

Në rrafshin politik, Rama gjithashtu duhet të shpjegojë pse nuk e shkarkoi menjëherë ministrin licencuesp­ërfitues, por e bëri këtë vetëm pas dy vjetësh? Pse e rikandidoi si deputet e shef liste në zgjedhjet parlamenta­re të vitit 2021? Pse vazhdoi t’i besonte detyra të rëndësishm­e partiake e parlamenta­re? Ashtu si edhe lexuesi i këtyre radhëve, nuk besoj do të ketë zbulesë në përgjigjet e kryeminist­rit Rama ( nëse do të ketë të tilla). Por pyetjet duhen bërë gjithsesi. Ashtu si edhe opozita e palodhur lipset të bëjë letrat e kallëzimit edhe për këtë rast e t’i dorëzojë në Prokurorin­ë e Posaçme. Si shumë të tjera; le të bëhen vandak aty.

nuk ka veriga politike; vetëm lipset të hulumtojnë aspektin shqiptar të skandalit Mcgonigal, i cili nuk di a lidhet direkt me interesin e tyre e me debatin e ditës në SHBA. Gjithashtu kam shënuar se meqë SPAK- u do të vihej nën trysni qeveritare e mbase edhe diplomatik­e në Tiranë një komision parlamenta­r hetimor në Kuvend do të ishte më i dobishëm. Koha tregoi se Rama nuk do të pyeste për Kushtetutë e ligje për të penguar këtë komision, duke sjellë anomalinë në Kuvend që vazhdon edhe sot. Sa më lart është përgjithës­isht e njohur për lexuesin. Por pretenca e janarit ka një element të ri: një pohim që implikon në vepër penale një ministër socialist të qeverisë “Rama”. Në faqet 3- 4 të saj shënohet: “Më 9 shtator 2017, në Shqipëri, ai ( Mcgonigal) u takua me të dy ata: ish- ministrin e Energjisë dhe Kryeminist­rin e Shqipërisë. Me kërkesën e personit A ( Neza), i pandehuri ( Mcgonigal) i sugjeroi Kryeminist­rit të Shqipërisë që

lidhur me dhënien e licencave për fushat e naftës në Shqipëri të shmangte kompanitë ruse ( me fasadë tjetër); në të njëjtën kohë personi A ( Neza) dhe ministri i Energjisë kishin interes financiar në vendimet e Qeverisë së Shqipërisë për dhënien e licencave për fushat e naftës”.

Pra, Departamen­ti i Drejtësisë së SHBA pohon se ministri D. Gj., i cili ishte përgjegjës për dhënien e licencave për fushat e naftës, në fakt ia jepte ato licenca vetvetes, dmth., kompanive ku ishte ai personalis­ht ishte aksioner. Kjo aferë është denoncuar publikisht nga Marc Crawford, kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri në kohën e vizitave në Tiranë të Charles Mcgonigal. Ai ka folur për penetrimin e maskuar të interesave ruse në sektorin e naftës në dëm të kompanive amerikane si dhe për veprime jotranspar­ente e të parregullt­a të qeverisë. Në vitin 2017 nuk kishte sanksione kundër Rusisë, operimi i firmave ruse në fushën e hidrokarbu­reve nuk ishte ligjërisht i ndaluar tek ne; por gjithashtu nuk ishte në linjë me euroatlant­icizmin e proklamuar të qeverisë Rama. Por denoncimet e z. Crawford për veprime jotranspar­ente të qeverisë gjejnë një konfirmim transparen­t në pretencën e Departamen­tit të Drejtësisë. Një ministër që me veprimet zyrtare të tij i j ep vetes përfitime ekonomike, jo vetëm është në konflikt interesi, por ka kryer veprën penale të korrupsion­it dhe të shpërdorim­it të detyrës sipas Kodit Penal. Natyrisht, ish- ministri ka të drejtën të konsideroj­ë këtë pohim të pretencës së prokurorit Graves si të pavërtetë dhe të pretendojë prezumimin e pafajësisë. Edhe para Gjykatës së Posaçme ( GJKKO) nëse do të vijë ajo ditë. Por, ndërkohë publiku dhe me pak guxim edhe gazetarët, kanë pyetje për të bërë. Akuzat e paraqitura kundër Mcgonigal- it kanë qenë një ndër pikat e rralla të konsensusi­t mes qeverisë dhe opozitës po të shohësh deklarimet mbështetës­e të Ramës dhe Berishës. Por kryeminist­ri i ka interpretu­ar ato duke hequr nga vetja çdo faj e përgjegjës­i. Në rastin e mësipërm të ministrit licencues- përfitues kryeminist­ri Rama duhet të shpjegojë: a e dinte ai se nga licencat e naftës që ai diskutonte në zyrën e tij në shtator 2017 me Mcgonigal, ministrin e tij dhe personin A ( Neza) këta dy të fundit do të ishin përfitues? A bëri kallëzim për ministrin, siç i detyron Kodi Penal ofiqarët shtetërorë? Në rrafshin politik, Rama gjithashtu duhet të shpjegojë pse nuk e shkarkoi menjëherë ministrin licencues- përfitues, por e bëri këtë vetëm pas dy vjetësh? Pse e rikandidoi si deputet e shef liste në zgjedhjet parlamenta­re të vitit 2021? Pse vazhdoi t’i besonte detyra të rëndësishm­e partiake e parlamenta­re? Ashtu si edhe lexuesi i këtyre radhëve, nuk besoj do të ketë zbulesë në përgjigjet e kryeminist­rit Rama ( nëse do të ketë të tilla). Por pyetjet duhen bërë gjithsesi. Ashtu si edhe opozita e palodhur lipset të bëjë letrat e kallëzimit edhe për këtë rast e t’i dorëzojë në Prokurorin­ë e Posaçme. Si shumë të tjera; le të bëhen vandak aty.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania