Panorama (Albania)

Klop: Mrekulli me dëmtimet, nuk do bëjmë paradë për mua

-

Jyrgen Klop thotë se nëse Liverpuli do të ketë një paradë në fund të sezonit, kjo do të jetë për meritat e sezonit të tyre dhe jo për lamtumirën e tij. "Kjo është një pjesë që nuk është e këndshme. Nuk mendoj se një lamtumirë për mua ka kuptim", tha trajneri gjerman në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjes së sotme të Kupës FA kundër Sauthempto­nit. Liverpuli mundi Çelsin në finale dhe fitoi Kupën Karabao të dielën, por po lufton edhe për tre trofe të tjerë këtë sezon, diçka historike që nuk e ka bërë asnjë klub në histori. "Unë jam një adhurues i madh i paradave të trofeve, por nuk e vendos unë këtë. Nuk është puna ime. Nëse do të ketë një paradë, unë do të jem në autobus, nuk ka dyshim për këtë". 56- vjeçari bëri edhe një përditësim të situatës së dëmtimeve në infermieri. Ai konfirmoi se Rajan Gravenberk është përjashtua­r nga ndeshjet e ardhshme për shkak të lëndimit: "Ka një dëmtim të ligamentit. Mund të ishte shumë më keq, por është mjaftueshë­m sa për t'u përjashtua­r nga kjo ndeshje dhe ndeshjet e ardhshme". Për mundësinë e rikthimit të lojtarëve të tjerë, ndërsa infermieri­a kishte 13 të dëmtuar këtë javë, ai shtoi: "Ne kemi nevojë për mrekulli me disa prej lojtarëve, prandaj nuk dua të përjashtoj asnjë prej tyre. Për Nunjez, Salah dhe Sobozlai do të vendosim në fund, ne duhet të shohim se çfarë mund të bëjnë ata sot ( dje në stërvitje). Endo mori gjithashtu një goditje të vërtetë, kështu që nuk do të thoja se është përmirësua­r shumë që nga e diela". Por ai do t'u besojë sërish të rinjve, të cilët e nderuan në finalen kundër Çelsit: "Është e mundur që disa prej tyre duhet të jenë titullarë. Nëse do të jetë kështu, ata do ta bëjnë punën. Ne të gjithë duhet t'i ndihmojmë".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania