Panorama (Albania)

Poçetino në rrezik, e shkarkojnë pa Çelsin në Europë

-

Pozicioni afatgjatë i trajnerit të Çelsit, Mauricio Poçetino, është i pasigurt, ndërsa kualifikim­i në Europë pritet të jetë një faktor vendimtar në përcaktimi­n e së ardhmes së argjentina­sit. Presioni po rritet mbi 51vjeçarin pas humbjes së ekipit të tij në finalen e Kupës Karabao ndaj Liverpulit në "Uembli" të dielën. Poçetino nënshkroi një kontratë dyvjeçare verën e kaluar, me opsionin për një vit të tretë. Përmirësim­i i fundit i rezultatev­e përpara humbjes së të dielës, e cila e pa klubin të marrë 9 pikë nga 12 të mundshme - duke përfshirë një barazim me Mançester Sitin - ka dhënë arsye për optimizëm. Por Poçetino tani përballet me një seri të rëndësishm­e ndeshjesh që ka të ngjarë të përcaktojn­ë të ardhmen e tij afatgjatë në "Stamford Bridge", me zyrtarët e klubit të dëshpëruar për të luajtur në Europë sezonin e ardhshëm. Duke pasur parasysh formën e tyre me luhatje në kampionat, Kupa FA mund t'i sigurojë Poçetinos rrugën e tij më të sigurt të kualifikim­it në Europë. Çelsi përballet me Lidsin në raundin e pestë të Kupës FA sonte mbrëma.

Eliminimi në këtë moment thjesht do të rriste presionin mbi ish- trajnerin e Totenhemit. Por sipas informacio­neve të "Mail Sports", blutë duan të presin deri në fund të sezonit përpara se të rishikojnë rolin e trajnerit. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, kur Poçetino u pyet për këtë temë, tha: "Nuk është në dorën time. Unë me pronarët kam një marrëdhëni­e shumë të mirë. U takon atyre nëse kanë besim ose jo. Ky nuk është një vendim i trajnerit". Gjithsesi, burime të afërta me pronarët e Çelsit kanë treguar se klubi tashmë ka filluar të shikojë kandidatët e mundshëm për të zëvendësua­r Poçetinon në rast se ata do të shkojnë drejt një divorci. Çelsi ka një interes për Ruben Amorim, trajnerin e Sportingut të Lisbonës, por portugezi pritet të ketë opsione të tjera klubesh, që i ofrojnë atij të luajë në futbollin europian sezonin e ardhshëm.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania