Panorama (Albania)

Vendi i 4- t deri finalja europiane, tre kushte për Piolin

-

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, ka qenë padyshim trajneri i Serisë A që "përçan" më shumë tifozët e tij prej më shumë se një viti tashmë. Për ' Tuttosport' në, në fakt ka nga ata që ende e respektojn­ë shumë dhe nga të tjerë që megjithatë nuk do të donin ta shihnin më në stolin kuqezi. Çdo ndeshje, për 58- vjeçarin, është praktikish­t një udhëkryq. Një fitore, apo një paraqitje e mirë, si ajo e ofruar në Milan- Atalanta, i ngre kuotat e tij teksa çdo disfatë apo ndeshje e interpretu­ar keq, përkundraz­i i hap rrugën kritikuesv­e të tij. Në veçanti në rrjete sociale, të cilat kanë përdorur hashtagun # Pioliout që nga kohëra të largëta. Për fat të Piolit, Milani, një klub që me trajnerin e Parmës në pankinë fitoi titullin e vitit 2022 dhe luajti në një gjysmëfina­le të Ligës së Kampionëve në 2023, nuk mendon sipas momentit. Përndryshe, shkarkimi do të kishte ndodhur tashmë. Pioli nuk e pagoi me vendin e punës në verën e vitit 2020, kur, me një finale të bukur të sezonit pas COVID- it, përzuri fantazmën e Ralf Rangnikut. Ai nuk pagoi as verën e kaluar, kur Xherri Kardinale, pronari i Milanit, rinovoi besimin tek ai, pavarësish­t se i kishte siluruar menaxherët Paolo Maldini dhe Frederik Massara në kushte të pazakonta.

KUSHTET - Në nivelet më të larta të "Casa Milan", zbuloi gazeta torineze, me temë "E ardhmja e Piolit" nuk është e aktualitet­i edhe sepse puna e trajnerit kuqezi do të gjykohet në fund të sezonit. Dhe Pioli, pavarësish­t se ka një kontratë që skadon më 30 qershor 2025, ka ende një shans për të qëndruar në krye të ekipit vitin e ardhshëm. Gjithsesi, do të jenë tri kushte për t'u konfirmuar në pankinë. E para është të fitojmë një vend në edicionin e ardhshëm të Champions- it përmes kampionati­t. E dyta është një fazë finale në Ligën e Europës me nivel të lartë që nuk do të thotë domosdoshm­ërish të fitojë trofeun, por të arrijë të paktën në gjysmëfina­le. Së fundi, kushti i tretë dhe i fundit është që në derbin e kthimit kundër Interit, ekipi i Piolit të ndryshojë trendin që e ka parë Milanin të mposhtet pesë herë në pesë ndeshjet e fundit. Me pak fjalë, tre muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për të ardhmen e Piolit te Milani: rivali i tij kryesor, në rolin e trajnerit, për "Tuttosport" ishte dhe mbetet Tiago Mota ( Bolonja). I jashtëm është Julen Lopetegi, ndërsa Antonio Konte dhe Roberto de Zerbi janë edhe më të komplikuar nga sa duken.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania