Panorama (Albania)

"Demi" Lautaro: Këtë vit duam Champions- in

"Kam shumë tatuazhe, dikur i fshihja prej nënës sime"

- TIRANE

Ai është protagonis­ti kryesor i ecurisë fantastike që po kalon Interi. Lautaro Martinez, kapiteni dhe lideri i formacioni­t të Simone Inzagit.

Në një intervistë për UEFA- n, në revistën javore, "Demi" shpjegon edhe arsyen pse e quajnë kështu dhe tregon se Champions- i është një objektiv që një skuadër si Interi e ka gjithmonë. Madje ai beson se duke luajtur në këtë mënyrë dhe duke pasur një grup lojtarësh si një familje, gjërat bëhen më të lehta.

Tatuazhet- "Tatuazhet më personifik­ojnë mua, familjen dhe besimin. Kam edhe fraza dhe shprehje që më identifiko­jnë. Isha 15 vjeç kur kam bërë tatuazhin e parë, por nëna ime nuk donte sepse isha shumë i vogël. E fshihja që të mos ma shikonte. E kam nisur me emrin e gjyshit tim ( Nestor), babai i nënës sime. Kur ai u largua nga jeta ishte një moment shumë i vështirë për mua dhe për të gjithë familjen".

Futbolli- "Familja nuk ishte shumë mirë ekonomikis­ht dhe vështirësi­të e fëmijërisë më kanë bërë që të rritem përpara kohe. Duke u rritur kuptova që në jetë duhet të ndiqja vetëm një rrugë dhe ajo rrugë ishte futbolli. Ishte ëndrra ime sepse familja ime jeton për sportin. Te Rasing, klubi im i parë si profesioni­st, një shok skuadre nisi të më quante "El Toro" ( Demi), sepse unë isha gjithmonë i zemëruar dhe futesha në çdo duel. Aty ka lindur nofka që vazhdoj të kem ende edhe sot e kësaj dite. Shprehja: Çfarë nuk më vret, më bën më të fortë është ajo që tregon jetën time. Tregon gjithçka që unë jam jetuar kur kam qenë i vogël. Është një frazë me të cilën identifiko­hem".

Champions- "Është normale që Champions- i të jetë një objektiv për një skuadër si Interi. Jemi një grup vëllezëris­h dhe miqsh që shtyjmë nga e njëjta anë. Pak rëndësi ka kush luan apo kush qëndron në stol. Skuadra ka më shumë rëndësi se të gjithë për të vazhduar përpara. Dhe në këtë mënyrë gjërat bëhen të lehta".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania