Panorama (Albania)

Samiti në Tiranë, Zelensky: Do të prodhojmë armë të përbashkët­a. Rama: Praglufte

Një luftë në Ballkan? Presidenti ukrainas: Putini si Hitleri, mund t’ju hedhë raketa. Rusia do të bëjë çdo gjë për destabiliz­im

- VALENTINA MADANI

Tirana organizoi dje Samitin Ukrainë– Europa Juglindore me pjesëmarrj­en edhe të liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku u vu theksi te vazhdimi i ndihmës ushtarake dhe financiare për Ukrainën, ndërsa u paralajmër­ua për rrezikun që i kanoset Ballkanit Perëndimor nga Rusia.

Samiti nisi me fjalën hapëse të dy bashkorgan­izatorëve, kryeminist­ri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës, Zelensky, të cilët në një zë bënë thirrje për të qëndruar krah Ukrainës në betejën e saj kundër agresionit rus dhe nevojën për furnizimin me municione. Putin donte ta fshinte nga harta Ukrainën, por ajo sot është më shumë e ankoruar në Europë. Duam të përsërisim thirrjen të ndalet lufta”, - tha Rama. Nga ana e tij, Presidenti Zelensky falënderoi Shqipërinë për organizimi­n e samtit. “Regjimi i Putinit duhet të humbasë. Dështimet e tij janë siguria jonë!”, - tha Zelensky duke ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor të bashkëpuno­jnë në prodhimin e municionev­e të nevojshme për të sprapsur agresionin rus. Madje, propozoi organizimi­n e një forumi të përbashkët të sigurisë mes Ukrainës dhe Ballkanit Perëndimor. “Kemi 500 kompani në fushën e mbrojtjes që operojnë në Ukrainë në fusha të ndryshme. Por nuk mjafton kjo të fitojmë mbi Putinin. Ne shikojmë probleme edhe në ofertën për sa u përket municionev­e, të cilat ndikojnë kapaciteti­n tonë në fushat e betejës dhe prandaj jemi të interesuar në bashkëprod­himin e municionev­e bashkë me ju dhe me partnerët tanë. Ekipi ynë i qeverisë sonë do të prezantojë të gjitha detajet. Ne propozojmë që të organizohe­t një forum i posaçëm për sigurinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit, qoftë në Kiev apo një nga kryeqytete­t tuaja”, - tha Zelensky. Kurse kryeminist­ri Rama u bëri thirrje shteteve të fuqishme aleate të NATOs se ndihma për Ukrainën nuk duhet të përdoret për politika të brendshme. “Ukraina meriton të mbështetet dhe ndihmohet me të gjitha mjetet e nevojshme për të rezistuar dhe të sigurohet që çdo paqe që do të dalë nga kjo luftë do jetë paqe e drejtë, e mbështetur para së gjithash në planin 10 pikësh të Zelensky, të cilin e mbështesim dhe duam të diskutohet nga të gjitha shtetet. E vetmja zgjidhje që kemi është të rezistojmë ndaj forcave që duan të shpërbëjnë atë që kemi ndërtuar deri tani. Duhet të vazhdojmë të gjithë të jemi së bashku dhe të mobilizojm­ë lidhjet dhe kapacitete­t tona e burimet tona, ajo çka na bën bashkë, institucio­net tona, organizata­t tona, të bëjmë gjitha që mundemi për të mos e lënë agresionin të shpërblehe­t. Ne s’mund ta lëmë Rusinë të fitojë, e Ukrainën të humbasë, një rezultat i tillë do ishte i papërballu­eshëm dhe ekzistenca e BE do ishte në rrezik, një ardhme që është shumë e dhimbshme.

Kjo luftë është edhe për lirinë dhe dinjitetin tonë për një paqe të drejtë për Ukrainën dhe popullin e saj. Shqipëria ka bërë sa mundet dhe do vazhdojë të bëjë edhe më tej. Kemi nevojë për qartësi absolute rreth Ukrainës, solidarite­t të palëkundur me Ukrainën”, - theksoi Edi Rama. Edhe Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje shteteve aleate që të mos vonojnë armatimet. Zelensky theksoi se nuk ka asnjë alternativ­ë tjetër përballë një vrasësi si Putin, përveçse të qëndrojnë të bashkuar. Ai e krahasoi presidenti­n rus, Vladimir Putin me Adolf Hitlerin. “Hitleri part 2, nëse po flasim për Netflix”, - tha Zelensky. “U fol për disa ide se si mund të fuqizohej Ukraina dhe tha se do i ndajë me mua kur të vijë në Ukrainë, në mes të këtij muaji, në mes të marsit. Ai do i ndajë këto ide me mua kur të takohemi, sepse do njoh me hollësi planin e tij. Kur ne ndajmë me njëri- tjetri, nisma iniciativa, këto janë hapi i dytë i katërt, por hapi i parë është mbrojtja. Ne kemi disa pyetje për këto paketa, europianë dhe SHBA. E falënderoj­më SHBA, BE dhe Mbretërinë e bashkuar, por duhet të qëndrojmë të fortë se s’kemi alternativ­ë, se të gjithë ne duhet të përballemi me një vrasës. Hitleri part 2, nëse po flasim për ‘ Netflix’. Është një rrezik i madh që i kanoset jetës sonë, të gjithë duhet të përgatitem­i që të jemi të fortë, për hapat e tjerë që do marrë Putin. Nëse nuk e bëjmë këtë, ose nëse duam që ai të mos ia dalë mbanë, ne duhet të përgatitem­i për luftë, me armatime. Ne dua të jemi të fortë, ne Putin duhet ta mundim”, - theksoi Zelensky. Sipas tij, rreziku për destabiliz­imin e Ballkanit Perëndimor është i lartë ndaj dhe të gjitha shtetet duhet të j enë të bashkuar. Ai paralajmër­oi se Rusia do të përdorë çdo mënyrë për të destabiliz­uar Rajonin. “Fakti që ndodhemi këtu të gjithë së bashku kemi shembullin historik të marrëdhëni­eve të ndryshme. Është një mënyrë për t’u mbrojtur, drejt paqes. Unë mendoj se ajo që po ndodh tani është shembulli më i duhur. Ne nuk u kushtojmë vëmendje provokimev­e. Shtetet e Ballkanit duhet të jenë bashkë. Rusia do të bëjë diçka për të destabiliz­uar Ballkanin. Rusia nuk do të ndalet. Rusia do të destabiliz­ojë më tej, nëse do të ketë mundësinë e pauzave dhe do të përdorë taktika të tjera e të ketë ndikim në vendet e vogla”, - tha Zelensky.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania