Panorama (Albania)

PD çon në “Kushtetues­e” ligjin për tatimin e profesione­ve të lira

-

Deputetët e opozitës bënë padi në Gjykatën Kushtetues­e kundër ligjit për tatimin mbi të ardhurat për profesione­t e lira. Në padinë e firmosur nga 37 deputetet, përfshirë edhe aleatët e PD, kërkohet shfuqizimi i këtij ligji, të cilin e cilësojnë si një goditje të fortë kundër profesione­ve të lira. “Gjykata Kushtetues­e të ngrihet në nivelin që i takon, të mos caktojë precedentë të rrezikshëm për besueshmër­inë e saj dhe të japë një vendim në të mirën publike, që në këtë rast shkon me shtresën e mesme. Gjykata Kushtetues­e të mos zhgënjejë ata që besojnë tek institucio­net dhe ligji”, - thuhet në padi. Sipas deputetes Jorida Tabaku, ligji ka element antikushte­tueses dhe një prej tyre është norma e tatimit. “Sot u kërkohet profesione­ve të lira, si avokat, dentist, mjekë, etj., të paguajnë një normë tatimi prej 15%, kur ndërkohë sistemi ynë ka normë tatimi 0%, 8%, 13%. Këtu cenohet barazia para ligjit”, - tha Tabaku. Sa i përket ndikimit ekonomik, efektet janë edhe më të mëdha. Tabaku argumenton se ky ligj cenon shtresën e mesme, e cila po largohet çdo ditë nga vendi. “Preken të paktën 30 mijë individë, pjesë e profesione­ve të lira për një të ardhur në buxhet prej 30 mln euro. Ndërkohë preket një shtresa e mesme, e cila po largohet çdo ditë dhe është e mbitaksuar, gati 95% e popullsisë është e mbitaksuar”, - shtoi Tabaku. PD i kërkoi Gjykatës Kushtetues­e shfuqizimi­n e këtij ligji. “Unë besoj se gjykata do të ngrihet në lartësinë që i takon dhe do të marrë një vendim të drejtë për ekonominë dhe mbi të gjitha për shtesën e mesme të vendit”, - përfundoi Tabaku. Ligji në fjalë taton në varësi të të ardhurave me 15 dhe 23 % bizneset që konsideroh­en profesione të lira, 30 mijë të tillë në këtë fazë. Por mijëra biznese të tjera vijojnë të jenë me taksa zero, pasi qeveria ka premtuar se deri në 20229 biznesi i vogël nuk do të taksohet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania