Panorama (Albania)

Aleks Soros në delegacion­in shqiptar, Berisha thirrje Kongresit amerikan: Ndalo me ligj veprimtari­në e tij!

“Samiti pa flamuj kombëtarë. Putini i vogël s’toleron flamurin e Kosovës” Në samitin për Ukrainën dje në T iranë, krahas liderëve nga Europa Juglindore, ishte edhe zv. presidenti i fondacioni­t “Soros”

- VALENTINA MADANI

Në Pallatin e Kongreseve gjatë samitit të djeshëm për Ukrainën krahas liderëve nga Europa Juglindore, ishte edhe zv. presidenti i fondacioni­t “Soros”, Alex Soros.

Ai u pa në samit, i ulur pas kryeminist­rit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Taulant Balla. Praninë në delegacion­in shqiptar e denoncoi ashpër lideri demokrat, Sali Berisha. Ai i bëri thirrje Kongresit të SHBA- ve që të ndalojë me ligj veprimtari­në e këtij fondacioni. “Të dashur miq, ky samit kishte edhe një tipar tjetër. Anëtar i delegacion­it shqiptar ishte siç e patë ju, Aleksis Soros. Aleksis Soros qëndronte bashkë me delegacion­in shqiptar, duke harruar se ai mbron Edi Ramën, një Pashiq serb në Tiranë. Prania e Aleksis Soros si anëtar delegacion­i i Shqipërisë është dëshmia më flagrante e angazhimit të tij për të mbrojtur Edi Ramën, pavarësish­t nga çdo e zezë që kjo e keqe e madhe u bën shqiptarëv­e. Aleksis Soros mbron Edi Ramën, njeriu i cili në tetë vite ka përzënë nga Shqipëria, duke vrarë shpresën, një të tretën e popullatës shqiptare, më shumë se çdo pushtim i huaj në të gjitha kohërat, më shumë se çdo luftë botërore, rajonale, e çfarëdo lloji nga një vend i caktuar. Dhe ky mbron këtë, sepse ka interesa të kundërta me shqiptarët. Aleksis Soros është arkitekti bashkë me Sergei Lavrov, mbështetës kryesor i ‘ Ballkanit të Hapur’, kundër Ballkanit të Nismës së Berlinit. Mbështetës kryesor i ndarjes së Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë. Me këtë rast, i bëj thirrje Kongresit të SHBA, u bëj thirrje miqve të Shqipërisë në Kongresin e SHBA, të ndalojnë me ligj veprimtari­në e tij në Europë, në Ballkan, në Shqipëri”, - deklaroi lideri i PD- së. Gjatë fjalës në tubimin qytetar, Berisha tha se samiti në Tiranë u zhvillua pa flamuj kombëtarë,

sepse Aleksandër Vuçiç nuk mund të toleronte flamurin e Kosovës. “Samiti u zhvillua, siç e patë ju, pa flamuj kombëtarë. Asnjë flamur. Pa përmendur emrin e asnjë shteti. Pa përmendur emrin e asnjë vendi. Kjo për turpin më të madh të Edi Ramës, sepse kështu diktonte Putini i vogël. Nuk mund të toleronte flamurin e Kosovës. Dhe ky nacionalis­t i verbër preferon të fshehë edhe flamurin e tij, mjafton të mos valëvitet flamuri i Kosovës. Kjo është një histori turpi për Edi Ramën. Pra, çfarë është kjo miqtë e mi? Ky është kodi i dy autokratëv­e, i një padro

ni dhe një vasali që ngjajnë si pika e ujit me njëri- tjetrin. Që vjedhin zgjedhjet dhe votën e qytetarëve të vendit të vet, që nuk pranojnë rotacionin, që janë të implikuar në skandalet më të mëdha korruptive. Që ruajnë lidhjet më të tmerrshme me krimin e organizuar në vendet e tyre, në rajon dhe në botë”, - deklaroi Sali Berisha. Në fjalën e tij, ai evidentoi faktin se Kryeminist­ri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, e bojkotoi samitin. Sipas Berishës, bojkoti i tij ka ardhur për shkak se Shqipëri nuk respekton vlerat bazë. Kryeminist­ri i Greqisë nuk erdhi. Bojkotoi

takimin. Po pse e bojkotoi? Sepse Shqipëria sot është një shtet që shkelmon parimet më universale të lirisë njerëzore. Që nuk pranon prezumimin e pafajësisë. Që diskrimino­n me etni. Që nuk respekton vlerat bazë. Edi Rama përsëri sot me farsën e tij të turpshme shtyu procesin vetëm e vetëm për t’i marrë mandatin qeveritari­t të zgjedhur. Edi Rama, njëlloj si Putini, njëlloj si Lukashenko, si Ajatollahë­t, mban të arrestuar kryetarin e partisë më të madhe opozitare. Sepse e di se nuk ka të ardhme. E di se zgjedhje nuk grabit më kurrë, se nuk ka

fituar ndonjëherë. Jo zotërinj, ata që u thonë ju se Edi Rama nuk është armiku më i madh i votës, u bëni një pyetje të thjeshtë secili çdo socialisti: na thoni pak kur ka marrë votën e fundit nga ju ky njeri në partinë e tij? Nuk votohet më. Si në asnjë parti tjetër në Europë dhe në botë. Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë me guxim këtë betejë pa kthim. 20 shkurti faktoi se ne jemi jo vetëm shumica morale, por jemi shumica politike, shumica numerike, forcë në botë që mund të na ndalojë ne që të jemi shumica qeverisëse nuk ka dhe nuk do ketë”, - u shpreh Berisha. Në fjalën e tij, Berisha tha se këtë samit e dëmtoi prania e binomit argat- padron, Edvin- Vuçiç. “Pas mbylljes së parlamenti­t Rama- Linda, i mbushur me trafikantë, me të inkriminua­r, sot parlamenti i vërtetë, parlamenti i fjalës së lirë, jeni ju, misionarët e rrugës së shpresës. Të dashur miq, sot në Tiranë u mblodh samiti i Europës Juglindore dhe Ukrainës. PD, pas themelimit të saj, ka qenë lokomotivë e të gjitha proceseve integruese të Shqipërisë, në rajon, në BE, në NATO. Ajo ka besuar fort dhe ka punuar për bashkëpuni­min, miqësinë midis vendeve të rajonit, integrimin e Shqipërisë në Europë. Por duke përshëndet­ur praninë e përfaqësue­sve të vendeve të rajonit, në veçanti praninë e Presidenti­t të Ukrainës, ndaj dhe ju ftoj të brohorasim së bashku: Lavdi Ukrainës! Por rëndësinë e këtij samiti e zbehën dhe e dëmtuan shumë prania e binomit argat- padron, Vuçiç- Edvin. Duke garantuar Presidenti­n Zelenski se PD dhe Shqipëria qëndrojnë në mbështetje të fuqishme dhe të palëkundsh­me të betejës së tyre, të mbrojtjes së tyre nga agresioni barbar i Vladimir Putinit dhe se ata kanë pasur dhe do kenë mbështetje gjer në fitoren e plotë të kauzës së tyre të drejtë. Ky ka qenë qëndrimi i PD që ditën e parë të agresionit barbar të Vladimir Putinit. Sikundër PD ka denoncuar haptas para këtij agresioni të gjitha projektet serbo- ruse për hegjemonin­ë serbe në rajon dhe influencën ruse në Ballkan”, - deklaroi lideri demokrat.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania