Panorama (Albania)

Blerina Meta: “Telefonova shokët e punës të nesërmen kur Pëllumbi s’erdhi në shtëpi”

Grupi hetimor ka marrë disa herë në pyetje pjesëtarë të familjes së Pëllumb Metës, gruaja u tha: “Ka pasur probleme të shëndetit mendor”

- KLODIANA LALA

Duket se mes ishte një betim, një fjalë nderi të cilin vetëm ata duhet ta dinin dhe që askush prej tyre nuk duhet ta shkelte, sa kohë që kjo heshtje do të duhet të ishte për ta, guri i rëndë që duhet t’i mbante të bashkuar, pavarësish­t se ajo që kishin kryer ishte një vrasje e tmerrshme, ku jo vetëm kishin qëlluar mbi babain e tyre, por edhe e groposën në një kasolle bagëtish.

Krimi që do të rrëfehet jo vetëm sot, por edhe për shumë kohë. Se si fëmijët u bënë bashkë dhe vranë prindin e tyre, por edhe e përçudnuan trupin e tij. Kjo është historia tronditëse e familjes Meta në fshatin Shënavlash të Durrësit. Ku në një natë me hënë, tre fëmijë, pasi vranë babain e tyre, u bënë bashkë dhe vendosën t’i humbnin gjurmët, duke krijuar një rrëfenjë, e cila pavarësish­t fundit të shkurtër, tronditi çdo kënd që e dëgjoi.

VRASJA

Një histori e gjatë urrejtje brenda familjes Meta, e cila mesa duket kishte kohë që konsumohej. Por që kulmin e pati më datë 10 shkurt 2024. Kur djali i madh i familjes, vetëm dy orë pasi babai i tij kishte mbërritur në banesë, ndërsa kishte lënë turnin e tij të punës në një parking makinash, vendosi t’i jepte fund jetës së tij me katër plumba. Të një pistolete pa leje që kryefamilj­ari mbante në shtëpi. Ndërsa ai po pushonte në sallonin e katit të dytë të banesës. Një histori, e cila më tej pason me alibi të rreme, gënjeshtra që kërkojnë të

mbulojnë të vërtetën dhe përfshirje­n e të gjithë familjes, në aktin e fshehjes së trupit të kryefamilj­arit të tyre. Por si ndodhi vrasja e babait në fshatin Shënavlash në Durrës? Çfarë motivi duhet t’i shtynte tre fëmijë të bëheshin bashkë në këtë krim dhe t’i jepnin një tjetër drejtim të vërtetës? Apo të sajonin largimin e tij të beftë nga familja, për të humbur gjurmët te policia? Sipas hetimeve të kryera, në mënyrë kronologji­ke, gjithçka duket se nis më datë 13 shkurt 2024. I pari që paraqitet në Drejtorinë Vendore të Policisë në Durrës është Hysen Meta, djali i madh i familjes. Ai që kallëzon në këtë drejtori humbjen e babait, Pëllumbit, që sipas tij ishte larguar në mënyrë jo të zakontë nga familja që më datë 10 shkurt 2024. “Më datë 13 shkurt 2024, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u paraqit shtetasi Hysen Meta, banues në fshatin Shënavlash të Durrësit, i cili kallëzoi se babai i tij, Pëllumb Meta, nuk ka ardhur në banesë dhe nuk dihet vendndodhj­a e tij. Kjo, pasi edhe telefoni i tij del

i fikur. Babai ka marrë me vete edhe mjetin tip ‘ Citroen’ me targa AA125YO”, sqaronte policia. Por ndërsa kaluan disa ditë nga ky kallëzim, çuditërish­t asnjë nga familjarët e Pëllumb Metës, nuk u paraqit më në polici. Qoftë edhe për të thënë nëse babai i tyre ishte kthyer në banesë shëndoshë e mirë, apo vazhdonte të ishte i humbur.

GJETJA E MAKINËS

Vetëm katër ditë më pas, pas kontrollev­e të vazhdueshm­e, policia mundi të gjejë jo shumë larg banesës automjetin tip ‘ Citroen’ që përdorte personi deri në këtë moment i shpallur i humbur nga familja. “Më datë 17 shkurt 2024, rreth orës 15.00, pas kërkimeve dhe kontrollev­e të shumta të kryera nga policia, u bë e mundur që në fshatin ‘ Sektori Rinia’, në zonën e pishave pranë bregdetit, të gjendej i fikur, i padëmtuar dhe i mbyllur, automjeti tip ‘ Citroen’, në pronësi të shtetasit Pëllumb Meta. Pasi u gjet automjeti, vijoi kontrolli në zonë me anë të dronit, por nuk u gjet asnjë gjurmë nga shtetasi i humbur dhe as ndonjë provë që të lidhej me ngjarjen. Pasi automjeti u gjet i mbyllur, grupi hetues në vendngjarj­e, vendosi që të bëjë transporti­min e makinës për në drejtorinë vendore të policisë”, - thuhet më tej. Aty ku u përball me provën e parë, që do të ngrinte dyshimin se ngjarja nuk ishte ashtu sikundër ishte raportuar nga familjarët, por një vrasje e dyshuar.

HETIMET PARAPRAKE

Nga këqyrja e jashtme dhe e brendshme e automjetit nuk janë gjendur gjurmë papilare. Tek koka e sediljes së pasagjerit është gjetur një fije floku që është dërguar për ekzaminim si dhe janë përdorur tamponë sterilë për përfitimin e provave bi

ologjike, në disa vende në automjet. Personat e parë që u pyetën në lidhje me zhdukjen e të afërmit të tyre, ishin bashkëshor­tja, fëmijët dhe vëllai i Pëllumb Metës, por jo vajza e tij, Hygerta. Ata deklaruan se familjari i tyre punonte si roje nate në një parking te tregu i makinave.

“Bashkëshor­ti im punon si roje nate në një parking te tregu i makinave nga ora 14.00 deri në orën 07.00 të ditës së nesërme. Zakonisht ai punon edhe gjatë ditës duke ndihmuar tregtarët në larjen e makinës, kundrejt pagesës. Ditën e shtunë më datë 10 shkurt, ai ka ardhur në banesë paradite dhe pasi ka ngrënë drekën ka lëvizur për në punë. Të nesërmen ai nuk ka ardhur në shtëpi, as ditën e hënë, ku nuk ka shkuar në punë. Kam folur me shokët e punës, por edhe ata më thanë që nuk ka ardhur në punë, dhe as nuk e hapte telefonin që dilte i fikur. Pëllumbi nuk kishte konflikte, as marrëdhëni­e me ndonjë femër tjetër”, - mësohet të ketë deklaruar në policia gruaja e Pëllumb Metës. Po ndërsa dha këtë dëshmi, ku me interes është fakti që sipas bashkëshor­tes së tij, ai nuk ishte kthyer në banesë pasi kishte konsumuar edhe drekën, ajo u kujdes të tregonte për grupin hetues se kjo nuk ishte hera e parë që bashkëshor­ti i saj largohej nga banesa dhe se ai shpesh humbiste vetëdijen. “Gjatë ditës, Pëllumbi rrinte te lokalet pranë punës, te një furrë buke që kishte edhe lokal. Para disa vitesh ai ka shfaqur probleme të shëndetit mendor dhe është larguar pa vetëdije nga banesa dy herë, ku njëherë ka shkuar në Krujë ku e ka gjetur policia dhe një rast tjetër ka dalë deri në Shetaj të Ishmit. Por që në këto raste telefonin e kishte hapur dhe nuk merrte asnjë mjekim për sëmundjen që shfaqte”, - ka deklaruar Blerina Meta.

 ?? ?? Viktima Pëllumb Meta
Viktima Pëllumb Meta
 ?? ?? Blerina Meta
Blerina Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania