Panorama (Albania)

Mbrojtësi i Belerit: Nga data 8 deri më 14 maj, dëshmitari nuk ka qenë në Himarë

Media greke ERT ndjek seancën në Tiranë dhe citon pjesë nga mbrojtjaqë­iubëtëpand­ehurit: Avokatidek­onspiroipr­ovateaktak­uzës

- TIRANË

Në gjyqin ndaj Fredi Belerit, dje ishte radha e mbrojtjes. Avokatët kishin të drejtën të paraqitnin konkluzion­et e tyre në lidhje me pafajësinë e klientëve dhe të kundërshto­nin akuzat e prokuroriv­e. Bëhej fjalë për Prokurorin­ë e Vlorës dhe atë të Posaçme.

Duke u kapur fort pas dëshmitarë­ve të rremë, mbrojtja ka hedhur poshtë gjithë akuzën e SPAK, duke e konsiderua­r të qëllimshëm dhe me prova të fabrikuara gjithë procesin. Madje, avokati shkoi deri atje sa i tha Gjykatës së Posaçme se dëshmitari që pretendon prokuroria rezulton të mos ketë qenë në Himarë ditët kur pretendohe­t se janë dhënë paratë, po ashtu siç tha se personi që shfaqin në foto është tjetër person dhe jo Arsen Rama. Por gjykata nuk e gjeti kohën dje të jepte vendim, por vendosi të shprehej ditën e martë.

SEANCA E MBROJTJES

Gjykata e Posaçme shtyu vendimin ndaj Fredi Belerit i akuzuar për korrupsion në zgjedhje. Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi në seancën e djeshme kërkuan pafajësi ose minimumin e dënimit që parashikon vepra penale. Mbrojtja e kryebashki­akut të zgjedhur të Himarës lexoi për më shumë se 3 orë konkluzion­et e saj, ku avokati Geni Gjyzari përmblodhi të gjitha pretendime­t e tij në 54 faqe. Fokusi ishte kryesisht te provat, ku kërkoi pavlefshmë­ri dhe papërdorsh­mëri të të gjitha përgjimeve e vëzhgimeve që janë bërë nga Prokuroria e Vlorës, Policia dhe më pas SPAK. Kalimi i çështjes në gjyq sipas tij, për Fredi Belerin e Pandeli Kokaveshin është i pavlef

shëm, sepse është bazuar në prova që nuk janë marrë konform ligjit. “Të gjitha

veprimet e policisë janë bërë para se Prokuroria e Vlorës të kishte regjistrua­r

procedimin penal. Dëshmia e Arsen Ramës është e pabesueshm­e, pasi i ka ndryshuar tre herë deklarimet. U vërtetua edhe në gjykatë se ai është paguar, pasi çështja ka ardhur në SPAK. Nuk është vërtetuar se Arsen Rama është takuar me Fredi Belerin, por një person tjetër që ka dëshmuar në gjykatë dhe ka konfirmuar se është ai që shfaqet në pamje. Telefoni i gjetur në një makinë, që sipas Prokuroris­ë është e Pandeli Kokaveshit, ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm në momentin që është sekuestrua­r prova, çka ngre dyshime nëse telefoni të jetë i të pandehurit”.

KUNDËRSHTI­TË PËR DËSHMITARI­N

Avokati mbrojtës i Belerit u ndal edhe te një konstatim i fortë kur tha se Arsen Rama nga datat 8 deri në 12 maj nuk ka qenë në Himarë por në Vlorë, e provuar nga ekspertiza e valëve telefonike, deklarim të cilin e përsëriti edhe në një deklaratë për mediat. Në seancën e zhvilluar ditën e djeshme, kërkoi të deklaronte edhe vetë Beleri, por relatori Erion Çela tha se për shkak të tejkalimit të orarit zyrtar dhe koha që i duhet trupës në dhomë këshillimi, seanca duhej shtyrë. Ndërkohë i pandehuri tjetër Pandeli Kokaveshi, të cilit iu ndryshua masa pas arrestimit për shkak të gjendjes së rëndë shëndetëso­re, iu drejtua vetëm me dy fjali gjykatës. “Më ka dënuar Zoti më shumë se ç’mund të më dënoni ju. Kërkoi që nëse dënohem të merrni parasysh gjendjen time dhe të vajzës sime, nëse shpallem fajtor, e kam të pamundur shërbimin e provës për shkak të gjendjes shëndetëso­re”. Edhe në një reagim për mediet avokati i Belerit ka deklaruar se ky është një proces i paligjshëm dhe se arsyeja se pse ai po mbahet në burg, është për të mbajtur në fakt Bashkinë e Himarës. “Provuam me prova që Prokuroria nuk na ka dhënë prova, për bashkëpunë­torin e policisë dhe Prokuroris­ë. Cituam dhe udhëzimin përkatës ku është paguar në mënyrë të paligjshme. Pasi është arrestuar Beleri, kanë filluar të rregullojn­ë të gjitha letrat. Proces i paligjshëm dhe i montuar, standard i dyfishtë. Nga data 8 maj deri në 14 maj janë siguruar tabulatet, por ai nuk ka qenë fare në Himarë. S’na kanë dhënë as tabulatet e telefonave të Arsenit. Kanë qëllim ta dënojnë, sepse duan të mbajnë bashkinë e Himarës. 10 muaj burg janë boll”, - tha ai, duke iu referuar kohës së paraburgim­it që ka bërë kreybashki­aku i zgjedhur i Himarës. Vendimi pritet të jepet në seancën e radhës, që do të mbahet në datën 5 mars në orën 13: 30. Në seancën e mëparshme të zhvilluar më 13 shkurt, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 2 vjet e 6 muaj burg për kryebashki­akun Fredi Beleri nën akuzën për blerje votash. Kandidati i koalicioni­t “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa u tha se ofronte para për të blerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave, por ai nuk u gjend më të dëshmonte!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania