Panorama (Albania)

Një person vret 37- vjeçarin pranë një hoteli, më pas qëllon edhe veten

-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korçën mbrëmë kur dy persona janë gjetur të vrarë në një distancë jo të largët me njëri- tjetrin. Një person, që deri orëve të vona të së djeshmes nuk është identifiku­ar, ka qëlluar me armë zjarri mbi një të ri dhe më pas ka vrarë edhe veten. Policia tha se të parin janë përpjekur ta mbajnë në jetë pasi e kanë transportu­ar shumë shpejt për në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë, ndërsa autori ka humbur jetën në vend. Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të mësuar jo vetëm emrin e autorit të ngjarjes, por edhe shkaqet. Janë marrë disa dëshmi paraprake, ndërkohë që janë kërkuar edhe kamerat e objekteve rreth e rrotull vendit të ngjarjes.

NGJARJA

Një person ka qëlluar për vdekje me armë 37- vjeçarin zjarri Emiljano Pine dhe më pas ka vrarë veten. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një hoteli rreth orës 20: 25 të ditës së djeshme. 37- vjeçari ka humbur jetën gjatë transporti­mit për në spitalin e Korçës, kurse autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 37- vjeçarin, është vetëvrarë me armën e krimit. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarj­e, ku kanë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administru­ar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë. Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentim­in e plotë të ngjarjes, si dhe për identifiki­min e autorit të ngjarjes. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për të mësuar se çfarë ka ndodhur, pasi në momentet e para nuk u bë e mundur të hidhet dritë mbi asnjë detaj veç dyshimit se autori i paidentifi­kuar ka qëlluar mbi Pinen dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Transportu­esit për në spital të Pines, i cili u tha se kishte pak shenja jete nuk kanë mundur të komunikojn­ë me të, e për pasojë do të jenë dëshmitë e familjarëv­e dhe kamerat e hotelit dhe të lokaleve që mund të sqarojnë rrethanat konkrete të ngjarjes.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania