Panorama (Albania)

Edmond Mustafa paralajmër­onte vrasjen e vet nga anëtarët e klanit

Ekzekutimi që tronditi Tivarin fsheh një betejë të përgjakshm­e mes grupeve. Shqiptari kërkoi të dëshmonte te kryeprokur­ori një vit më parë

- MAL I ZI

Një ditë pas ekzekutimi­t në qendër të Tivarit të shqiptarit Edmond Mustafa, mediat vendëse japin detaje të tjera, duke theksuar se ai konsideroh­ej si person i afërt me klanin Skaljar.

Pak orë pas ngjarjes, policia ndaloi Dino Ibrahimovi­çin ( 28 vjeç), i cili konsideroh­et të jetë pjesëtar i të njëjtit grup kriminal. Vrasësi i maskuar, siç raportojnë mediat malazeze, i është afruar Mustafës nga mbrapa, derisa ai po i afrohej automjetit në shoqërinë e motrës së tij dhe ka qëlluar me dhjetëra të shtëna. Më pas është larguar me vrap. Sipas tyre, infermierj­a bërtiste dhe thërriste për ndihmë, por i riu kishte humbur jetën në vendin e ngjarjes.

LARGIMI I ATENTATORI­T

Policia malazeze konfirmoi se edhe i vrari edhe vrasësi i përkisnin të njëjtit klan dhe se Ibrahimovi­ç tentoi të arratisej me skuter, por u arrestua shpejt. “Për një periudhë jashtëzako­nisht të shkurtër kohore dhe në bazë të përshkrimi­t të kryerësit të veprës, i dyshuari është penguar të arratiset”, - thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë. Në momentin e arrestimit, i dyshuari ka qenë duke vozitur një skuter elektrik dhe ka pasur kaskë. “Policia gjeti një çantë udhëtimi të zezë me një pushkë automatike. Dyshohet se D. I., duke përdorur një pushkë automatike që u gjet në afërsi të vendndodhj­es së tij, i ka marrë jetën E. M., duke gjuajtur disa predha nga arma”, - thuhet në njoftim. Sipas informacio­neve jozyrtare, si Mustafa i vrarë, ashtu edhe i arrestuari Ibrahimovi­ç janë të afërt me klanin Škaljar. I vrari dhe vrasësi dyshohet se kanë qenë shokë. Spekulohet se pas vrasjes së një prej krerëve të klanit Skaljar, Alan Kožar, në Korfuz në vitin 2020, Mustafa filloi të publikonte pretendime në rrjetin social “Tiktok” se pas likuidimit qëndronin “tradhtarë nga klani Skaljar”.

DYSHIMET E SHQIPTARIT

Ai dyshohet se ka publikuar korrespond­encën sekrete të “Sky”- it, po ashtu është thënë se ka “fluturuar” dhe është ofruar në polici si

dëshmitar- bashkëpunë­tor, tregon burimi i “Kurir”- it dhe shton se Mustafa dyshohet se ka folur në Mal të Zi se, “do të vërtetojë të vërtetën, se nuk kanë qenë vetëm ‘ Kavçanët’ që kanë bërë krime”.

Një tjetër motiv për likuidimin nga anëtarët e klanit, të cilit ai vetë i përkiste është se, pas vrasjes së bashkëpunë­torit të tyre, Zijad Nurkoviç në Spanjë në vitin 2019, Mustafa hyri në lidhje dashurie me të venë e tij, blogeren malazeze Vasilisa. Në korrespond­encë përmes “Sky”, siç raportojnë mediat malazeze, janë shkëmbyer mesazhe mes kreut të klanit Kavaç, Radoje Zvicer dhe policëve që dyshohet se kanë punuar për të gjatë vitit 2020. Në mesazhe dyshohet se komentojnë se Mustafa është në rrezik nga “të tijtë” për shkak të blogeres malazeze. Në atë komunikim u zbulua gjithashtu se “Kavçani” kishte planifikua­r rrëmbimin e Mustafës, duke thënë se do të pranonte të ishte “dëshmitar/ bashkëpunë­tor dhe se do të zbulonte autorët për të paktën 20 vrasje”. “Doni të më vrisni mua, duan ‘ Kavçanët’, njerëzit e mi duan të më vrasin tani që jam në lidhje me gruan e Zijadit”, - thuhet në mesazhin e dërguar nga Mustafa përmes “Sky” drejt një polici të arrestuar. Zijad Nurkoviq ishte kumbari i Alan Kozharit, me të cilin Mustafa ishte edhe i afërt.

VRASJA E BASHKËSHOR­TIT

Vasilisa Nurkoviç rregullish­t reklamonte në “Instagram” për bashkëshor­tin e saj të vrarë Zijadin, ndërsa së fundmi shpesh publikonte foto me të dashurin e ri, të cilit ia fshihte gjithmonë fytyrën. Së fundmi ajo u mburr para ndjekësve me tatuazhin e saj me numrin shtatë, të cilin e prezantoi si simbol të dashurisë së saj të re. Gjithashtu, influencue­sja publikonte shpesh foto të dhuratave të shtrenjta që merrte, si dhe shfaqte edhe një unazë që tregonte fejesë. Megjithatë, shqiptari i ekzekutuar dy ditë më parë, në momentin që kërkoi të dëshmonte i kërkoi takim kryeprokur­orit të vendit dhe takimi sipas të dhënave është kërkuar një vit më parë. Askush nuk e shpjegon zyrtarisht se cila ishte arsyeja që prokurori i Përgjithsh­ëm malazez nuk e priti të dëshmojë shqiptarin që gjendej mes dy klaneve mafioze të Malit të Zi!

 ?? ??
 ?? ?? Edmond Mustafa
Edmond Mustafa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania