Panorama (Albania)

BSH: Depozitat në lekë rriten ndjeshëm në janar Bizneset shtuan kursimet, rekord 160 milionë euro

-

Depozitat kanë përshpejtu­ar ndjeshëm tendencën rritëse në janar, si në monedhën vendase ashtu dhe në valutë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në muajin janar, stoku i kursimeve në lekë arriti në 593 miliardë lekë, me një rritje prej 2.43% me bazë mujore, ose 14 miliardë lekë më shumë.

Shtesa e kursimeve në lekë ka ardhur tërësisht nga likuiditet­et e bizneseve. Kursimet pa afat të korporatav­e të tjera financiare arritën në 108 miliardë lekë, me një rritje prej 18.3% në krahasim me muajin e mëparshëm. Kjo është rritja më e madhe mujore e depozitave të bizneseve e regjistrua­r ndonjëherë që kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat nga viti 2006.

Vetëm në një muaj, depozitat e bizneseve u shtuan me 16.7 miliardë lekë, ose rreth 160 milionë euro më shumë. Në të kundërt ecuria e depozitave të individëve në monedhën vendase ka shënuar rritje të lehtë, me vetëm 0.95% me baze mujore. Në krahasim me një vit më parë, depozitat në lekë janë zgjeruar me 6.7%, ecuria më e mirë e viteve të fundit. që nga muaji tetor 2023, kursimet në lekë po rriten me shpejtësi.

KURSIMET NË EURO

Ndryshe nga muaji dhjetor, kur kursimet në euro qëndruan në vend, pavarësish­t se dhjetori tradiciona­lisht ka tendencë rritëse për shkak të prurjeve të emigrantëv­e, muaji i parë i këtij viti ishte më pozitiv.

Sipas Bankës së Shqipërisë, depozitat në monedhën e përbashkët arritën në 7.4 miliardë lekë, me zgjerim prej 1.% me bazë mujore, ose 96 milionë euro më shumë. Ndikimin kryesor në këtë tendencë e kanë dhënë kursimet e individëve. Me bazë vjetore, depozitat në euro janë rritur me 16%, ose rreth 1 miliard euro më shumë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania