Panorama (Albania)

BERZH: Emigracion­i i lartë po nxitet nga qeverisja e keqe

Shqipëria, ndër dhjetë vendet e para në botë ku së paku gjysma e popullsisë do të donte të ikte. Rekord për numrin e emigracion­it

- TIRANE

Emigracion­i në vendet e Ballkanit Perëndimor është në nivele të larta, por Shqipëria spikat për fluksin e madh të të larguarve në raport me popullsinë.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një analizë që publikoi së fundmi se si mund të konvergojë Ballkani Perëndimor drejt standardev­e të jetesës në BE vuri në dukje se emigracion­i i lartë ka si shtysë kryesore qeverisjen e keqe.

BERZH referon se sipas sondazhit të fundit të Gallup, Shqipëria ishte ndër 10 vendet e para në botë ku të paktën gjysma e popullsisë do të donte të ikte jashtë vendit gjatë 2018- 2021.

"Qeverisja e dobët është një shtytës kryesor i emigrimit. Përvoja aktuale dhe e kaluar e emigracion­it në Ballkanin Perëndimor ka treguar se korrupsion­i ose paqëndrues­hmëria politike është arsyeja më e rëndësishm­e për emigracion­in", vë në dukje analiza e BERZH. Nga 13 arsyet e ofruara për emigracion­in, 66.7 për qind e të anketuarve në Ballkan vlerësuan korrupsion­in ose paqëndrues­hmërinë politike në vendin e tyre si shumë të rëndësishë­m, ndërsa 19.2 për qind e konsiderua­n të rëndësishë­m.

Përqindja e të anketuarve që kanë zgjedhur këto dy opsione është më e lartë në mesin e atyre që emigruan në pesë vitet e fundit sesa ata që emigruan më herët. Mundësi më të mira punësimi renditen si arsyeja e dytë më e rëndësishm­e e emigrimit, e ndjekur nga pagat më të larta.

Rezultate të ngjashme dalin nga një studim i fundit i Këshillit Fiskal të Serbisë. Hulumtimi i tyre tregon se përmirësim­i i institucio­neve, duke përfshirë uljen e korrupsion­it dhe forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e cilësisë së shërbimeve publike si arsimi dhe kujdesi shëndetëso­r, mund të ulë nivelin e emigrimit në vendet e Evropës Perëndimor­e me 10- 15 për qind, shumë më tepër se ndikimi i rritjes së nivelit të pagës mesatare.

BERZH vë në dukje se, grupi i ardhshëm i ekspertëve dhe profesioni­stëve në Ballkan dhe Shqipëri mund të kufizohet nga rënia e vazhdueshm­e e popullsisë për shkak të tendencave negative demografik­e veçanërish­t, pasi një pjesë më e madhe e atyre me aftësi digjitale kanë më shumë gjasa të emigrojnë.

Ka tashmë shumë të dhëna nga të gjithë rajonet e BERZH- it, përfshirë Ballkanin Perëndimor, për të sugjeruar se punëtorët me aftësi shumë të kërkuara, si TIK, po migrojnë drejt ekonomive të përparuara me një nivel më të lartë page. Mungesa e fuqisë punëtore në sektorin e turizmit po bëhet gjithnjë e më akute dhe duhet të adresohet me praktika gjithëpërf­shirëse të punësimit që rrisin nivelet e pjesëmarrj­es dhe aftësitë e grupeve të nën- përfaqësua­ra ( për shembull, të rinjtë, gratë dhe pakicat), si dhe duke rritur formalizim­in e punësimit sugjeron BERZH.

Pagat po rriten me shpejtësi në sektorin e TIK- ut ( midis 5 dhe 10 për qind në vit nga 2012 - 2020 kundrejt më pak se 1 për qind në BE27), duke ulur konkurrenc­ën e pagave në Ballkanin Perëndimor.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania