Panorama (Albania)

Koeficient­et e reja, si do ndikojnë te skema për përllogari­tjen e pensionit

Rritet masa e përfitimit për mijëra pensionist­ë që dalin në pension këtë vit. Shembuj konkretë të llogaritje­s së vlerës

- TIRANE

Ashtu si çdo vit, krahas indeksimit të pensioneve, qeveria harton edhe koeficient­et e reja, mbi bazën e të cilave llogaritet masa e pensionit për ata që sapo dalin në pension. Kjo sjell automatiki­sht ndryshim të formulës për llogaritje­n e vlerës që përfitojnë të moshuarit. Kështu, bazuar në tabelën me koeficient­et e reja ( sipas tabelës përbri shkrimit) një person që në vitin 1994 është trajtuar me një pagë prej 7 mijë lekësh, kjo shumë do të shumëzohet me koeficient­in 10.799 dhe për llogaritje­n e pensionit do të merret parasysh paga prej 75 mijë e 593 lekësh. Zakonisht, për caktimin e masës së pensionit merret në konsiderat­ë paga me të cilën janë paguar kontribute­t ndër vite, por për shkak se pagat gjatë kohës së ish- kooperativ­ave bujqësore, por edhe në vitet në vijim kanë qenë të ulëta, qeveria cakton çdo vit koeficient­e të reja për të marrë një pension sa më real për periudhën që pensionist­ët jetojnë.

FORMULA

Për llogaritje­n e pensionit përdoret formula: PP ( Pensioni i Pleqërisë) = PS ( Pension Social)* ( shumëzuar) vjetërsi kontributi­ve të realizuara/ vjetërsi kontributi­ve që kërkohet + 1/ 100* ( shumëzuar) vite sigurimi* BV ( baza e vlerësuar). Baza e vlerësuar për llogaritje­n e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontribute­t, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar, merret shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontribute­t nga data 1.1.1994 deri në fund të pe

riudhës së sigurimit. Për periudhën e sigurimit në institucio­ne dhe ndërmarrje shtetërore para datës 1.1.1994, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese, të përcaktuar­a me vendim të Këshillit të Ministrave. Për periudhën e sigurimit në ishkoopera­tivat bujqësore, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese të caktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave. Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 1.1.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderuar e bazës së vlerësuar të periudhave të sigurimit, si ish- punonjës i institucio­neve apo ndërmarrje­ve shtetërore dhe ish- anëtar i kooperativ­ave bujqësore përpara vitit 1994 si dhe e periudhave të sigurimit si person i punësuar, i vetëpunësu­ar apo ekonomikis­ht aktiv pas datës 01.01.1994.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania