Panorama (Albania)

Ballkani Perëndimor drejt Sistemit Europian të Pagesave ( SEPA), Mete: Hap drejt integrimit të rajonit

-

Mblidhen në Tiranë ministrat e Financave dhe Guvernator­ët e Bankave Qendrore të rajonit në kuadër të Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor- me BE- në. Ministri i Financave, Ervin Mete, mbajti fjalën e tij teksa theksoi rëndësinë e integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt Sistemit Europian të Pagesave ( SEPA). "Integrimi në SEPA përfitime të mëdha ekonomike për rajonin. SEPA, mundësi unike për të ulur kostot e tregtisë dhe të pagesave brenda rajonit dhe me BE", - tha Mete. Ministri përmendi se BE është partner më i madh tregtar për vendet e rajonit si dhe burimi më i madh i investimev­e të huaja. "Bashkimi Europian, partneri më i madh tregtar për Shqipërinë dhe vendet e rajonit. Mbi 70 për qind e eksporteve nga Ballkani Perëndimor shkojnë në vendet anëtare të BE- së BE, burimi më i madh i investimev­e të huaja direkte në rajon", - shtoi ministri. Nga ana tjetër, ministri vlerësoi se përfshirja në sistemin SEPA të pagesave do të krijonte mundësinë që emigrantët shqiptarë dhe familjet e tyre të kursenin më tepër. "Me përfshirje­n në SEPA emigrantët shqiptarë dhe familjet e tyre do të kursejnë ndjeshëm. SEPA do të rrisë konkurrenc­ën e bizneseve dhe mundësitë e tyre për tregtinë ndërkombët­are", - vijon Mete. Sistemi SEPA sipas Metes do të nxisë tregtinë elektronik­e dhe do të krijojë akses në sisteme moderne pagesash efikase. "Pjesëmarrj­a në SEPA përshtatet me strategjin­ë tonë për të nxitur tregtinë elektronik­e. Tregu e- commerce ka pësuar rritje të konsiderue­shme vitet e fundit. SEPA na jep akses në sisteme moderne pagesash më efikase dhe më të sigurta. Investitor­ët do të kenë besim më të madh në stabilitet­in dhe efikasitet­in e sistemit tonë financiar. Shqipëria është e përgatitur në përmbushje­n e legjislaci­onit bazë të BE- së për transaksio­net e SEPA- s", - u shpreh ministri Mete.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania