Panorama (Albania)

Familjarët e Meritonit, kundër lidhjes me Ilnisën? Detajet që u zbuluan nga rrjetet sociale

-

Lidhja e Meritonit dhe Ilnisës është vënë në qendër të vëmendjes si nga publiku, ashtu edhe nga banorët brenda lojës. Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli kanë debatuar ashpër me njëri- tjetrin pas përfundimi­t të "prime"- t të "Big Brother VIP", ku shkak u bë videoja e Sara Karajt, e cila u shpreh se moderatori i ka thënë asaj që nuk është i lidhur me askënd. Konkurrent­i i tha gazetares se banorja e re po mundohet që ta përdorë atë, duke u përpjekur që të justifikoh­et, megjithëse ajo iu drejtua: "E ke thënë apo se ke thënë?". "Ti mos e përdor dashurinë time për gjëra që s'të takojnë", i tha Meritoni- Ilnisës, ndërsa ajo iu kthye: "Arrite e the edhe këtë". Që pas hyrjes së banores së re Sara, çifti ka debatuar ashpër me njëritjetr­in gjatë gjithë javës. Por, duket se lidhja e tyre nuk është mirëpritur as nga familja e moderatori­t kosovar. Pas vizitës që vëllai i Meritonit shkaktoi brenda në shtëpinë e "Big Brother Vip3", ku nuk pranoi të takonte Ilnisën, madje dhe deklaroi se "dasmën" e çiftit e kishin parë në kuadër të lojës, një tjetër veprim nga familjarët e Meritonit ka ngritur dyshime lidhur me marrëdhëni­en e dyshes. Përveç faktit që çifti nuk e ndjek njëri- tjetrin nëpër rrjete sociale, një postim që "trazoi" paksa rrjetin, ka ardhur mbrëmjen e "Prime"- t të djeshëm. Në llogarinë e "Instagram"- it të Meritonit është postuar një fotografi e tij, e realizuar gjatë momentit që ai ka qenë në dhomën e rrëfimit me Ilnisën, por kjo e fundit nuk "ekziston" në fotografi, pasi familjarët e tij e kanë prerë atë. Nuk mund të lëmë pa përmendur faktin që në profilin e Meritonit, që prej nisjes së "Big Brother Vip3" dhe romancës së tyre, nuk ekziston asnjë

Në llogarinë e "Instagram"- it të Meritonit është postuar një fotografi e tij, e realizuar gjatë momentit që ai ka qenë në dhomën e rrëfimit me Ilnisën, por kjo e fundit nuk "ekziston" në fotografi, pasi familjarët e tij e kanë prerë atë. Nuk mund të lëmë pa përmendur faktin që në profilin e Meritonit, që prej nisjes së "Big Brother Vip3" dhe romancës së tyre, nuk ekziston asnjë foto/ video me Ilnisën. foto/ video me Ilnisën. Afrimiteti i tyre ka shkaktuar jo pak paragjykim­e, sidomos kundrejt Ilnisës. Ndër komente dhe opinione të shprehura nëpër rrjetet sociale, shihet se Ilnisa gjykohet për faktin e të qenurit nënë e një fëmije, më e madhe në moshë se Meritoni. E përsa u përket këtyre komenteve, familjarët e Ilnisës kanë bërë një reagim në profilin e saj të "Instagram"- it, ku kanë shkruar: "Nuk kishte moment më të mirë se sa këto vargje të lexuara nga '@ mr. ledionlico' për të treguar një realitet që të gjithë ne bashkëjeto­jmë dhe që fatkeqësis­ht sa pak e luftojmë! Një realitet që nxjer në pah ashpërsinë dhe brutalitet­in dhe sulmon tërësisht ' PA CLASS', një femër, një nënë duke e gjykuar dhe duke i treguar se si qenia e saj, kinse qenka e ndaluar të përjetojë momente afeksioni, çiltërisie dhe që e bën të ndihet mirë. Tërësisht vulgare shprehja se si një mashkull nuk ka çfarë të humbasë, ndërkohë që një femër po… konkretish­t Ilnisa! Konica ka thënë që njeriu është më i ligë se egërsirat ( sidomos nëse te tjetri sheh atë që i mungon). Për mua kjo shprehje duhet të ndryshojë sot! Mos të harrojmë që ne rrotullohe­mi rreth njëri- tjetrit. P. S Vargjet e lexuara janë të Arben Dukës së ndritur, por sa u japim rëndësi lapsuseve që të gjithëve na qëllon të ndodhin, le t'i japim pak kohë të menduarit se çfarë ato vargje tregojnë dhe nënkuptojn­ë!". Vëllai i Ilnisës, Kevi Agolli, së fundmi ka treguar më shumë detaje nga fëmijëria e tij më të motrën, marrëdhëni­a që gëzojnë sot e kësaj dite dhe loja e saj në BBV. Ai ka rrëfyer se Ilnisa ka qenë një vajzë që lexonte edhe me dritën fikur, dhe si natyrë ka qenë gjithmonë ekspresive, ndryshe nga ai që është më i tërhequr. I vënë përballë disa komenteve të njerëzve, se çfarë mendon kur ndjekësit e "BBV" shprehen se si e mbron vëllai motrën kur po puthet para gjithë kamerave, Kevi u shpreh: "Do të më bëhej kjo pyetje nëse do kisha vëllain aty brenda?". I pyetur gjithashtu për ceremoninë e dasmës në shtëpinë e "BBV", ai tha se një dasmë të Ilnisës e ka kaluar më herët. Më tej, ai tregoi në "Ftesë në 5", se ndryshe nga vëllai i Meritonit, nëse do të hynte në shtëpi do e takonte këtë të fundit për çështje qytetarie dhe kulture, duke dënuar në këtë formë veprimin e Rinorit. "Çështje kulture, qytetarie dhe respekti, se në fund të ditës, Meritoni është personi që i ka qëndruar më pranë", u shpreh ai.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania