Panorama (Albania)

Koloneli Sotir Budina, nga njësitet guerile te postet e larta në ushtri

Shuhet emblema e qëndresës ndaj pushtuesve nazifashis­të, i diplomuar në Akademinë Ushtarake "Kujbishev" në Moskë

- HALIL RAMA* * Mjeshtër i Madh dhe sekretar i Përgjithsh­ëm i OBVL

Sotir Budina, ndër guerilasit e parë korçarë, ishpartiza­n dhe kuadër i Brigadës së Katërt Sulmuese dhe i Ushtrisë Shqiptare, i diplomuar në Akademinë Ushtarake "Kujbishev" në Moskë.

Ndërroi jetë dje në moshën 97- vjeçare. Ai ishte një nga personalit­etet e shquara të Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare, të Ushtrisë Shqiptare dhe Shoqërisë Civile të pas viteve ' 90.

Ka lindur në qytetin e Korçës në mars të vitit 1927 në një familje patriotike, e cila njihet për kontributi­n e shquar që ka dhënë për rritjen e ndjenjave patriotike dhe për pjesëmarrj­en me armë në dorë në Luftën Nacionalçl­irimtare. Nga kjo familje në luftën partizane kanë marrë pjesë katër luftëtarë.

Sotiri, i frymëzuar me ndjenjat patriotike të familjes së tij, ka marrë pjesë aktivisht në luftën për liri që në vitin 1939.

Pasi mbaroi Shkollën "Normale" të Elbasanit, si i ri antifashis­t bëhet anëtar i njësitit gueril të qytetit të Korçës, ku mori pjesë trimërisht në disa aksione luftarake kundër pushtuesit fashist të vendit.

Si një nga personazhe­t realë në librin "Copëza jete invalidësh", ( Botim i kryesisë së Degës së Invalidëve të LANÇ, Tiranë), Sotir Budinës i dilnin parasysh si në ndonjë film ngjarjet e shtatorit 1943. Në këtë libër janë skalitur ngjarje heroike të guerilasve korçarë, mes të cilëve edhe Sotiri, i plagosur gjatë një përleshjej­e masive me armikun. U shërua falë përkujdesj­es së mjekut partizan Petraq Progrit, nga dëshmia autentike e të cilit Sotir Budina gëzonte edhe Statusin e Invalidit të LANÇL.

Sotir Budina, që me formimin e Brigadës së Katërt Sulmuese më 28 dhjetor 1943, u rreshtua në Batalionin e Tretë të kësaj brigade, fillimisht me detyrën përgjegjës rinie kompanie dhe më vonë përgjegjës rinie i këtij batalioni. Në kujtimet e tij ( të botuara), ndër të tjera ai shkruan se: "Pa përfunduar plotësisht organizimi, Brigada mori detyrën për të goditur forcat balliste të grumbullua­ra nga zona e Korçës, Kolonjës, Skrapari dhe të Tomorricës që kishin ndërmarrë sulme në shpinë të batalionev­e partizane që vepronin në Gorë, Mokër, Opar, Voskopojë, Vithkuq e Rrëzë të Korçës. Përurimin e saj Brigada IV Partizane e bëri duke sulmuar armiqtë. Luftimet e Brigadës IV Sulmuese ndikuan në dështimin e Operacioni­t Armik të Dimrit në qarkun e

Korçës. Brigada e Katërt Sulmuese, si të gjitha brigadat e tjera të UNÇSH, i kreu me sukses të plotë detyrat e ngarkuara. Ajo luftoi në krahinat e Korçës, në Skrapar, Kolonjë, Pogradec, Mat, Peshkopi, Elbasan, Durrës e Tiranë. Një nga betejat më të njohura e heroike të Brigadës së Katërt Sulmuese është ajo e Mushqetasë, e cila ishte vendimtare në çlirimin e Tiranës".

Bashkëkohë­sit e mbanin mend Sotirin si partizanin trim që hidhej me guxim në aksionet luftarake, duke u bërë emblemë e qëndresës kundër pushtuesit.

Referuar kujtimeve të ushtarakëv­e të misionit britanik në Shqipëri, që kanë shkruar në kujtimet e tyre se partizanët janë shumë të ndershëm dhe shumë seriozë në përpjekjet e tyre, prof. asoc. dr. Bernard Zotaj shrkuan se partizanët kishin frymë luftarake, shpirt spartanësh dhe shfaqje trimërore. I tillë ishte edhe Sotir Budina, ndër guuerilasi­t e parë korçarë dhe partizan e kuadër drejtues në formacione të Brigadës së Katërt Sulmuese.

Si i ri i dalluar që ishte, në gusht 1944, u zgjodh delegat i Brigadës së Katërt Sulmuese dhe mori pjesë në Kongresin e Parë të Rinisë Antifashis­te shqiptare në Helmës të Skraparit. Ja si e kujtonte ai këtë ngjarje të rëndësishm­e në historinë e LANÇ- it: "Në verën e vitit 1944, kur lufta kundër pushtuesit kishte marrë përmasa të mëdha në të gjithë vendin dhe kur trupat sovjetike po i afroheshin Ballkanit Perëndimor, Organizata e Rinisë Antifashis­te Shqiptare, e drejtuar me guxim e mençuri nga sekretari i saj i Parë, Nako

Spiru, thirri Kongresin e saj të parë në Helmës të Skraparit. Në këtë vend malor që edhe në të kaluarën ka qenë vatër e çetave të Rilindjes sonë Kombëtare, më 8 gusht 1944, në frymën e një entuziazmi të papërshkru­ar u hap Kongresi i Parë i Rinisë Antifashis­te Shqiptare". Në këtë kongres, mes 285 delegatëve ( nga të cilët 72 ishin të reja) që përfaqëson­in rininë dhe pionierët e të gjitha krahinave dhe qyteteve të Shqipërisë dhe të Ushtrisë Nacionalçl­irimtare, ishte edhe i riu korçar Sotir Budina. Shpeshherë, ai në mjedise familjare dhe me shokë tregonte se si me një dashuri dhe entuziazëm të paparë u pritën delegatët e Divizionit të Parë Sulmues, të Brigadave të Parë, Katërt dhe të Pestë Sulmuese, gjithsej 27 vetë që vinin nga vija e parë e luftës për çlirimin e Shqipërisë së Veriut, duke marshuar në këmbë me qindra kilometra nga Mirdita dhe Dibra deri në Helmës të Skraparit, për të marrë pjesë në këtë kongres historik të Rinisë Antifashis­te Shqiptare ku do të behej bilnaci i luftimeve dhe do të caktoheshi­n detyrat deri në çlirimin e plotë të atdheut.

"Zëri i delegatëve të Divizionit të Parë, të zgjedhur nga partizanët më të mirë, të dalluar në luftën kundër pushtuesve, në takimet dhe bisedat e zjarrta që bëheshin gjatë ditëve të zhvillimit të Kongresit, dëgjohej me vëmendje të veçantë. Me diskutimet e tyre, Fatmir Gjata, Dhori Panariti, Katina Starjo etj., dhanë një kontribut të vyer për përcaktimi­n e detyrave imediate që i dilnin Rinisë", tregonte Sotiri.

"Referuar kujtimeve të ushtarakëv­e të misionit britanik në Shqipëri, që kanë shkruar në kujtimet e tyre se partizanët janë shumë të ndershëm dhe shumë seriozë në përpjekjet e tyre, prof. asoc. dr. Bernard Zotaj shrkuan se partizanët kishin frymë luftarake, shpirt spartanësh dhe shfaqje trimërore. I tillë ishte edhe Sotir Budina, ndër guuerilasi­t e parë korçarë dhe partizan e kuadër drejtues në formacione të Brigadës së Katërt Sulmuese.

Pas çlirimit të vendit, Sotir Budina, si ish- pjesëmarrë­s aktiv në LANÇ, dërgohet për studime në ish- Bashkimin Sovjetik, ku mbaroi me rezultate të larta shkollën 3- vjeçare të xhenios në Leningrad dhe Akademinë Ushtarake të xhenios "Kujbishev", 6 vjet në Moskë.

Si kuadër ushtarak i përgatitur dhe i pajisur me njohuri të thella të artit ushtarak të kohës, ai pas mbarimit të Akademisë, në të gjitha funksionet që iu ngarkuan: Shef i Xhenios së Mbrojtjes Bregdetare, shef i Xhenios së Mbrojtjes Kundërajro­re të vendit, shef i Katedrës së Xhenios në Akademinë Ushtarake dhe më vonë nga viti 1974- 1982 për 9 vjet, nëndrejtor i Drejtorisë së Xhenios e Fortifikim­it në Ministrinë e Mbrojtjes, duke punuar me përkushtim dha një kontribut të vyer në përgatitje­n xheniere të ushtrisë dhe sidomos në fortifikim­in e vendit.

Pas daljes në pension në vitin 1982 dhe sidomos pas vitit ' 90, ka mbështetur vazhdimish­t proceset demokratik­e.

Sotir Budina ishte një nga 64 firmëtarët e krijimit të Organizatë­s së Bashkuar të Veteranëve të LANÇ përkrah personalie­teve të shquara si dr. Ymer Dishnica - Nderi i Kombit; gjeneral Rrahman Parllaku - Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit; gjeneral Nexhip Vinçani- Nderi i Kombit, ish- presidenti Alfred Moisiu; gjeneral Muhamet Prodani; Liri Belishova; Edip Ohri; Skender Malindi etj.

Për 30 vjet në këtë organizatë, si sekretar Organizati­v dhe prej dy vitesh si kryetar i saj, Sotiri ka dhënë një kontribut të shquar për mbarëvajtj­en e saj dhe për zgjidhjen e problemeve që kanë veteranët.

Ai gëzonte Statusin e Invalidit të LANÇ. Duke vlerësuar kontributi­n e tij, Kryesia e Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të LANÇ, me rastin e 100- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912, me vendim të posaçëm nderoi invalidin e LANÇ, Sotir Budina me titullin e lartë "Atdheu ju është përjetë mirënjohës".

Me vdekjen e tij, OBVL dhe Shoqata Kombëtare e Invalidëve të LANÇ humbën anëtarin dhe drejtuesin e denjë, familja e tij humbi njeriun më të dashur, ne shokët e miqtë e tij humbëm bashkëpunt­orin më të ngushtë, të cilin do ta kujtojmë gjithnjë me nderim të veçantë.

 ?? ??
 ?? Sotir Budima me kryesinë e OBVL ??
Sotir Budima me kryesinë e OBVL

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania