Panorama (Albania)

Vrasja tragjike e Pjetër Gjekës dhe fati tragjik i familjes

Tentativa e të birit të Pjetër Gjekës pas viteve 1990 për të zbardhur të plotë ngjarjen

- Vijon numrin e ardhshëm

la të larta, ku ata u diplomuan si oficerë, mjekë, ekonomistë, etj., dhe bënë emër të mirë, kudo ku ata shërbyen, para dhe pas viteve ' 90.

VRASJA E PJETËR GJEKËS DHE FATI TRAGJIK I FAMILJES SË TIJ

Ndryshe nga "fati" që përndoqi familjen e Nik Pjetër Ndrekës, gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasuesit të tij, Ramiz Alia, të cilët deri në vitin 1990, u nderuan dhe vlersuan si "familje dëshmori", duke pasur disa favore dhe privilegje, një fat krejt tragjik, pati familja e Mark Pashkut dhe Pjetër Gjekës ( Hysaj), të cilët që nga 20 qershori i vitit 1952, u akuzuan zyrtarisht nga shteti shqiptar, si vrasësit e pionerit Nik Pjetër Ndreka. Ndërkohë që ata ishin të arratisur në Jugosllavi që nga viti 1949, pasi ua sekuestrua­n të gjitha shtëpitë, pronat dhe pasuritë, familjet e tyre, me gra, pleq e fëmijë, vetëm me rrobat e trupit, u dërguan në internim në kampin e Tepelenës, kurse disa të tjerë nga familjet e tyre, u pushkatuan apo përfunduan kampeve dhe burgjeve të regjimit komunist.

Por, jo gjithçka do përfundont­e me kaq për ata dhe familjet e tyre, pasi plot tre muaj pas ngjarjes ku humbi jetën Nik Ndreka, më 18 shtator të vitit 1952, Marku Pashku me Pjetër Gjekën ( Hysaj), kaluan kufirin shtetëror dhe hyjnë fshehurazi në zonën e Vermoshit, me qëllim për të marrë dy fëmijë jetimë, që jetonin në mjerim të madh, ( pasi prindërit e tyre ua kishte pushktuar regjimi komunist), dhe për t'i marrë me vete në Jugosllavi. Por, Marku me Pjetrin, nuk mundën t'ia arrinin dot qëllimit të tyre, pasi ata i diktuan nga forcat e kufirit të asaj zone dhe Pjetër Gjeka mbeti i vrarë, kurse Mark Pashku, mundi që të çante rrethimin dhe të kalonte përsëri kufirin, duke u kthyer në Mal të Zi, andej nga kishte ardhur. Nisur edhe nga akuza që Pjetër Gjeka ( Hysaj), mbante mbi shpinë, si: "vrasës i Nik Ndrekës", pas vrasjes me breshëri plumbash, fillimisht kufomën e tij e kanë varur në një pemë, e më pas e kanë përçudnuar, duke e tërhequr zvarrë dhe goditur me gurë, e pasi e kanë zhveshur, duke ia marrë rrobat e trupit, e kanë groposur në një përrua, për të mos u gjetur më kurrë.

Vrasja e Pjetër Gjekës në ato rrethana, ku thuhej se atë e kishte dërguar UDB- ja jugosllave si diversant me mision sekret në Shqipëri, e rëndoi akoma më tepër situatën e familjes së tij, e cila edhe pse pas disa kohësh, u lirua nga internimi i kampit të Tepelenës, pjestarëve të saj, nuk do t'u ndahej për asnjë çast persekutim­i, mes vuajtjesh në punët më të rënda dhe nëpër kampe dhe burgje. Një fat të tillë të trishtë, apo më saktë tragjik, pati dhe Nikoll Hysaj ( djali i Pjetër Gjekës), i cili për t'i shpëtuar arrestimit dhe presioneve të shumtë të njerëzve të Sigurimit të Shtetit, u detyrua që të arratisej nga Shqipëria ( më 26 korrik 1979) dhe pasi një qëndrimi të shkurtër në Jugosllavi, Belgjikë dhe Itali, ai do fitonte azilin politik, duke u vendosur në SHBA, ku jeton edhe sot.

TENTATIVAT E TË BIRIT TË PJETËR GJEKËS PAS VITEVE ' 90 PËR TË ZBARDHUR NGJARJEN

Menjëherë pas rënies së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasuesit të tij Ramiz Alia, që në vitin 1991, Nikoll Hysaj, erdhi në Shqipëri dhe gjëja e parë që bëri, ishte ajo e zbardhjes së të vërtetës së ngjarjes së vrasjes të Nik Pjetër Ndrekës, për të cilën ishte akuzuar babai i tij, Pjetër Gjeka dhe Mark Pashku. Për këtë gjë, Nikolla shkoi në Vermosh, ku në bazë të zakonit, mblodhi burrat e fshatit para kishës

Vrasja e Pjetër Gjekës në ato rrethana, ku thuhej se atë e kishte dërguar UDB- ja jugosllave si diversant me mision sekret në Shqipëri, e rëndoi akoma më tepër situatën e familjes së tij, e cila edhe pse pas disa kohësh, u lirua nga internimi i kampit të Tepelenës, pjestarëve të saj, nuk do t'u ndahej për asnjë çast persekutim­i, mes vuajtjesh në punët më të rënda dhe nëpër kampe dhe burgje.

dhe u kërkoi atyre, të shpreheshi­n publikisht, lidhur me sa ata dinin për atë ngjarje. Por, edhe pse pjesa më e madhe e atyre burrave, ( mes tyre dhe të afërm të Pjetër Ndrekës), pranuan se ajo ngjarje ishte sajuar nga Partia dhe Sigurimi i Shtetit në atë kohë, pra, që vdekja e Nik Ndrekës, ishte aksidental­e dhe Pjetër Gjeka e Mark Pashku, nuk kishin asnjë lidhje me atë ngjarje, ajo akuzë që ata mbanin padrejtësi­sht prej katër dekadash, nuk ishte e lehtë që t'ju hiqej.

Edhe pse Nikoll Hysaj që nga ajo kohë, ka ardhur disa herë në Shqipëri, duke mos reshtur për të kërkuar të vërtetën, sa nëpër arkiva apo me shkrime dhe intervista në shtyp e emisione televizive ( si p. sh., në "Tv Klan" te "Histori me Zhurmues" me autor Pandi Laço, në vitin 2011, apo "Opinion" të Blendi Fevziut, në 2022), përsëri ajo akuzë, të paktën zyrtarisht, nuk mund të hiqej, përderi sa nuk kishte një dokument arkivor, që ta vërtetonte të kundërtën e versionit zyrtar, që kishte dhënë regjimi komunist!

ZBULIMI I DOKUMENTIT NGA HISTORIANI KASTRIOT DERVISHI NË DHJETOR 2023

Gjë e cila paradoksal­isht, vazhdonte të mbetej "në fuqi", edhe pas viteve ' 90, madje deri në dhjetorin e vitit të kaluar, kur gazetari, studiuesi dhe historiani i njohur, Kastriot Dervishi, gjeti dhe publikoi dokumentin arkivor, ku thuhet e zeza mbi të bardhë, se: "Në lidhje me komunikatë­n tonë nr. 173, datë 22.6.1952, ky Sektor njofton se sipas analizës së bërë në vend nga Komanda e Batalionit dhe shokët e Zbulimit, rezulton se pioneri Nik Pjetri, nuk është vrarë me thikë nga diversantë­t, por është gremisur vetë nga shkëmbi". Në fund të dokumentit, ( siç duket dhe nga faksimilja përkatëse), është firma e Komandanti­t të Kufirit pranë Ministrisë së Brendshme, nënkolonel, Ndreko Rino.

Ky dokument, që historian i njohur Kastriot Dervishi publikoi, ( ashtu siç ka bërë dhe po bën prej prej vitesh), duke hedhur dritë mbi një ngjarje të manipuluar dhe të mbajtur të fshehtë nga regjimi komunist që nga viti 1952, mendojmë se mbart vlera të mëdha, jo thjesht për ngjarjen në fjalë, e cila zbardhet plotësisht pas 70 vitesh, por se ajo tregon qartazi, se si është manipuluar historiogr­afia e para viteve ' 90, siç ka ndodhur edhe me ngjarje të tjera madhore të historisë së Shqipërisë, të cilat tashmë dihen dhe nuk është vendi që t'i përmëndim këtu. Por, për të qenë korrekt deri në fund, për sa më sipër, duhet thënë se, nga të gjitha kërkimet që janë bërë nëpër arkiva deri më sot, lidhur me ngjarjen në fjalë ( pra, atë të Nik Ndrekës, nuk ekziston asnjë dokument, që të thuhet se Nik Pjetër Ndreka, u vra nga diversantë­t.

Po kështu, edhe në dokumentet arkivore që kemi publikuar në shtyp, me relacionet e Sigurimit të Shtetit, për arratisjen e Nikoll Hysaj nga Shqipëria, ( apo survejimi që i është bërë atij në shtetet ku ai ka qenë, nga viti 1979, deri në 1990- ën, nga ana e Drejtorisë së Zbulimit Politik, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme; Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Dosjet me "Veprimtari­në e emigracion­it reaksionar në Perëndim"), në asnjë rast të vetëm, nuk thuhet se babai i tij, Pjetër Gjeka, është akuzuar për vrasjen e Nik Pjetër Ndrekës. Pra si duket, autoritete­t përkatëse shtetërore dhe partiake të asaj kohe, kanë qenë seriozë në këtë pikë dhe janë treguar tepër të kujdesshëm, apo janë mjaftuar vetëm me anën propagandi­stike të asaj ngjarje dhe çdo gjë është mbyllur aty.

Dokumenti me komunikatë­n e komandanti­t të Kufirit të Ministrisë së Brendshme, nënkolonel Ndreko Rino, mbi vdekjen e pionerit Nik Pjetër Ndreka

REZERVAT SERIA "B" KOMUNIKATË OPERATIVE E KOMANDËS SË KUFIRTIT, NR. 176 DATË 25/ 6/ 1952 ORA 8: 00 HARTA: 1.50.000

SEKTORI i I- rë, KORÇË: Njofton më 24/ 6/ 1952, ora 5 e 30, dy kompani monarko- fashiste, punonin në kodrat e Koroficati­t ( 8906) dhe ( 8806).

Në orën 7 e 30, erdhën nga Mali i Zeligradit ( 7899) në Kodrat e Gerlanit, 36 ushtarë monarko- fashistë, me 62 kafshë të ngarkuara me drurë.

Kemi të dhëna nga Seksioni i Degës së Punëve të Brendshme në Pogradec, se në përpjekjen që u bë më 17/ 6/ 1952, në Postën e Tushemisht­it ( 2878), një nga diversantë­t është plagosur rëndë, i cili është tërhequr nga shoku i tij dhe strehuar në Alarup të Potgories.

Jemi në ndjekje të kësaj informate.

Asgjë të re.

Njofton se më 23/ 8/ 1952, ora 20: 00, në Sektorin e Postës së Hotit ( 8870), u dorëzua civili Vasil Kola nga katundi Vuksan Lekaj Potgoricë, i datëlindje­s 1931. Ky doli me not nëpër liqen. Në bregun e liqenit, ishte organizuar shërbimi me përgjegjës ushtar Pilo Vangjelin, e diktuan para daljes në tokë, e lanë sa të dilte nga uji dhe e kapën. Ai kishte pasur me vete një automatik gjerman dhe dokumente personale, të cilat i kishte humbur në ujë.

SEKTORI I II- të, KUKËS: SEKTORI I III- të, SHKODËR:

Në lidhje me komunikatë­n tonë nr. 173, datë 22.6.1952, ky Sektor njofton se, sipas analizës së bërë në vend nga Komanda e Batalionit dhe shokët e Zbulimit, rezulton se pioneri Nik Pjetri, nuk është vrarë me thikë nga diversantë­t, por është gremisur vetë nga shkëmbi.

SEKTORI I IV- të, DELVINË: Njofton se prej datës 17/ 6/ 1952, vazhdojnë të vijnë anije luftarake në Portin e Korfuzit; qëllimi i tyre nuk kuptohet, ka mundësi që të bëjnë lojë ushtarake, por mund të kenë edhe qëllime të tjera provokuese.

Më 22/ 6/ 1952. Monarko- fashistët në Sektorin e Batalionit Konispol, kanë qëlluar me pushkë forcat tona.

Sikurse kemi njoftuar në komunikatë­n e ditëve të fundit, konstatohe­t se monarko- fashistët kanë aktivizuar veprimtari­në e tyre në drejtimet Jorgucat dhe Konispol, ndërsa nga ana e detit, lëvizin vaporë ushtarakë. Për këtë, Komanda e Sektorit të IV- të, u urdhërua që të përforcojë ruajtjen e kufirit, në Batalionin Jorgucat, Konispol dhe Himarë.

KOMANDANTI I KUFIRIT N / K O L O N E L Ndreko Rino

Fjalori Encikloped­ik Shqiptar i vitit 1985: "Banditët e torturuan dhe trupin e Nik Pjetër Ndrekës e hodhën në humnerë"

Deda Nik Pjetër. ( Nik Pjetër Ndreka 1939- 1952). Pioner, shembull i lartë patriotizm­i dhe besnikërie për mbrojtjen e atdheut dhe fitoret e revolucion­it popullor, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Mali Kolaj ( Velipojë) të Shkodrës, në një familje fshatare me ndjenja atdhetare. Nxënës i zellshëm në shkollën fillore të fshatit Vermosh të Shkodrës, u shqua për dashurinë ndaj atdheut, popullit e Partisë, urrejtjen e pakufishme për armiqtë e popullit. Shpejt u bë njeriu më i afërt i kufitarëve. Me ndihëm e tij, u zbulua dhe u asgjesua nga forcat e kufirit, një bandë e rrezikshme diversantë­sh. U kap befasisht nga bandidët te "Kërshi i Djegur", afër Jaçiçës kur kthehej në shtëpi me bagëtinë. Banditët e torturuan dhe trupin e tij, e hodhën në humnerë, më 20.6.1952. ( A. Z. - R. P.) Memorie. al

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania