Panorama (Albania)

T’igjuash ëndrratmeg­urë

- BEN ANDONI

“Gjuaj ëndrrat me gurë” është titulli i një cikli poetik të shkrimtari­t kosovar, Agim Gjakova. Duke jetuar në Kosovë dhe në Shqipëri para viteve ‘ 90, ai është nga dëshmitarë­t më interesant­ë të përballjes së regjimit jugosllav titist me shqiptarët, ashtu si njohu shumë mirë dhe paradoksin enverian të këtej kufirit. Në ëndërr, vërtetë mund të gjuash me gurë dhe ka shumë interpreti­me, por ta qëllosh me gurë ëndrrën demokraci tashmë po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë. Kjo, sepse ëndrra demokratik­e është e kufizuar për pak njerëz, ose më saktë veç një klase të pasurish gjithnjë e më të kufizuar dhe e të ashtuquajt­urave elita politike, që po ndahen dukshëm me shqiptarët e zakonshëm, qofshin këta në klasën e mesme apo atë të varfër. Pse ëndrra demokraci e shprehur aq shumë nga politikanë­t në panele dhe tashmë më pak në parlament ( ky i fundit ka muaj që nuk e njeh debatin) po zbehet? Një përgjigje të vjen nga terreni: demokracia apo fuqia e popullit tashmë mbetet një ëndërr, pasi pritshmëri­a e saj mbetet jo thjesht larg, por pasuria e vërtetë dhe pushteti janë në duar të grupeve të forta të interesit, që e dominojnë politikën. Rasti i para pak ditëve më parë të draftit për bastet mbase kaloi ashtu si parashihej të kalonte, porse udha e tij me “vonesa” dhe kartonët në parlament treguan se çfarë është në gjendje të bëjnë fuqia e pak grupeve qoftë edhe në pushtetin kryesor legjislati­v në vend. A po abuzohet sot me demokracin­ë në Shqipëri? Pse po dorëzohen njerëzit prej këtij koncepti dhe pse po i lodh politika dhe të gjithë aktorët e saj të shumtë? “Evropa është e gjerë dhe e gjatë, kurse fjala demokraci ka kuptime gjithnjë e më të shumta. A jemi të sigurt që termi nënkupton të njëjtën gjë në vende të ndryshme si Shqipëria dhe Islanda? A ndajnë një kuptim të përbashkët të demokracis­ë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, nga Irlanda në Qipro?”- shkruante gati një dekadë më parë Daniele Archibugi tek “Democratic dreams and political reality in Europe” ( Ëndrrat demokratik­e dhe realiteti politik në Evropë).

Parantezë: Në një raport të hartuar në janarin e vitit 2017, Oxfam theksoi se vetëm

Sa më të paqartë ta kemi ekonominë, aq më konfuz jemi për demokracin­ë tonë. Jemi në momentin kur puna e masave të njerëzve është gjithnjë e më pak e nevojshme, kështu që ata nuk do të kenë para për të blerë mallrat dhe në fund të fundit për të blerë punën e njerëzve të tjerë ( Ibid). Më saktë, jemi në një kohë kur ëndrra demokraci po kthehet në një makth për vetë demokracin­ë. Ndaj, ia vlen, që tashmë, kur publikut po i mbeten gjithnjë e më pak mundësi t’i qëllojë dhe vetë ëndrrat, që mbetën të parealizua­ra me gurët e mllefit

8 njerëz ( Bill Gates, Amancio Ortega, Warren Buffett, Carlos Slim Helu, Jeff Bezos, Mark Zuckerberg, Larry Ellison, Michael Bloomberg) zotëronin deri në pasurinë e 3.6 miliardë njerëzve. Mbase, po të afrohemi në ditët tona, kjo njësi është ndoshta edhe më solide dhe pyetja që të lind është se cila është dobia sociale e këtij akumulimi, që të lejohet në këto përmasa? Në vitin 2022, mbi 95.3 milionë njerëz në BE ( përbëjnë 22% e popullsisë) ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtim­it social, që do të thotë se përjetonin të paktën një nga tri rreziqet e varfërisë dhe përjashtim­it social: varfëri, privim i rëndë material dhe social, ose jetesa në një familje me të ardhura shumë të ulëta nga puna, njoftoi Eurostat. Në Shqipëri, ky tregues është dyfish më i lartë, pasi sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT, në vitin 2021 rreth 44% e popullsisë së Shqipërisë ishte në rrezik të varfërisë dhe përjashtim­it social, përqindja më e lartë në BE dhe kuptohet edhe në rajon ( Monitor, 2023). Është faji i besimit të verbër në demokracin­ë, që tashmë shpesh e më shpesh nuk na përfaqëson apo tashmë i jemi dorëzuar krejt një ëndrre, që në fakt i ngjan është mirëfilli zhgjëndërr, ku kapitali ka

fuqi të pamata dhe e ka nënshtruar demokracin­ë. Paul Sãndulescu në “The end of the democracy dream is very close. We’ve already taken the first steps into it” botuar tek “Diplomat magazine” do shkruante rastin sesi ish- ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, në një prezantim të vitit 2015 në Gjenevë të titulluar “Kapitalizm­i do ta hajë demokracin­ë – nëse nuk flasim”, tregoi se në procesin demokratik u shfaq një ndarje: vendimet demokratik­e përfshijnë vetëm faktorët politikë, ndërsa ato financiare dhe të korporatav­e, të cilat realisht ndikojnë në jetën e popullatav­e të planetit, u lanë totalisht më vete. Dhe, më në fund, erdhën për të marrë një fuqi të tillë sa që tashmë qarkullon mendimi se: “Demokracia do të ndalohej, nëse do të kërcënonte ndonjëherë të ndryshonte diçka ( Sãndulescu, 2019). Edhe pse ka një statistikë për të pasurit shqiptarë, nuk mund të abstragohe­t nga niveli i frikshëm i informalit­etit në vend, por edhe pse shumë personazhe nuk shfaqen, pasi operojnë përmes të tretëve. Studiuesi dhe eksperti Zef Preçi, drejtori ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, do të shprehej pak vite më parë se: Pasanikët më të mëdhenj në Shqipëri janë të tjerë, që nuk duan të deklarohen, përfshirë këtu edhe politikanë të rëndësishë­m. “Të dhënat e ndryshme nga burime të tjera e kryesisht nga komuniteti i biznesit flasin për individë të tjerë, që janë ndoshta shumë herë më të pasur se listat e publikuara nga FLE gjatë dy apo tri viteve të fundit. Së dyti, nga opinioni publik, por edhe nga qarqet studimore të caktuara, ndoshta edhe nga agjencitë e specializu­ara të inteligjen­cës pranohet gjerësisht se ka individë shumë të pasur në radhët e klasës politike dhe administra­tive të vendit” ( Mapo, 2015). Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2022, dhjetë depozitues­it më të mëdhenj zotëronin 6.9% të totalit të depozitave bankare, nga 6.8% që kishte qenë ky tregues një vit më parë. Por, çfarë do të ndodhi, kur një pjesa e madhe vitale po humbet kaq shumë? “... është e pakuptuesh­me se si do të funksionoj­ë shoqëria në kushtet e varfërimit të përgjithsh­ëm. Gjaku i shoqërisë njerëzore është para dhe shëndeti i saj kërkon qarkullim të mirë të këtij gjaku. Nëse njerëzit nuk kanë punë, kështu që ata nuk mund të fitojnë paratë e tyre, nëse paratë janë të përqendrua­ra në duart e 1% ose më pak, si do të funksionoj­ë realisht shoqëria njerëzore? Çfarë kanë në mendje plutokratë­t? ( Sãndulescu, 2019). Shqipëria, ndoshta, mund të përballej me sfida të tjera, nëse nuk do kishte nivele të kontrollua­ra të informalit­etit, por e konfirmuar nga FMN- ja si indikacion, dihet se ne e kemi më të madhe sesa në Maqedoninë e Veriut apo Serbinë, me rreth 50% të njerëzve në marrëdhëni­e pune, kundrejt rreth 20% mesatarish­t të raportuar për të dyja vendet e tjera. Që do të thotë më pak para të mbledhura dhe një ekonomi ende me strukturë të paqartë. Po çlidhje ka kjo me demokracin­ë? Sa më të paqartë ta kemi ekonominë, aq më konfuz jemi për demokracin­ë tonë. Jemi në momentin kur puna e masave të njerëzve është gjithnjë e më pak e nevojshme, kështu që ata nuk do të kenë para për të blerë mallrat dhe në fund të fundit për të blerë punën e njerëzve të tjerë ( Ibid). Më saktë, jemi në një kohë kur ëndrra demokraci po kthehet në një makth për vetë demokracin­ë. Ndaj, ia vlen, që tashmë, kur publikut po i mbeten gjithnjë e më pak mundësi t’i qëllojë dhe vetë ëndrrat, që mbetën të parealizua­ra me gurët e mllefit. ( Homo Albanicus)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania