Panorama (Albania)

“Letër e padërguar”

( Bisedë imagjinare me Mitrush Kutelin)

- BEHAR GJOKA

Askush nuk e di se kur u shkrua kjo kartë, fort e çudiçme, në të gjitha pikëpamjet e mundçme. Madje, është kaq enigëm, sa nuk dinë të thonë se nga cila adresë është nisur, gjithnjë nëse është nisur, e qysh erdhi e ra në duart e mia, kjo copë letre, e rrallë në mundësitë ekzistenci­ale, që të niset nga bota e përtejme. Megjithatë, që ta ngasë llafen gjer ku mban, ende më ushtojnë veshët nga ulurimat e lajmësit edhe më të çuditçëm se kjo kartë, që më erdhi befas, e me vu ndë mendime të fella. Karta, shkruar e zeza në të bardhë, po duket se mbart një mesazh, jo të zakonshëm, që me kënaqësi po e ndaj me ju të shtrenjtët e mi... Mbaj mend, si në mjegullë se lexova ndoca rreshta, që më janë ngulur gozhdë nër tru... Nga bota e amshimit, po marrë guximin që t’ju shkruaj, me shpresën e madhe se do mirëkuptoh­em, ndryshe nga koha tjetër, në gjallje, kur vetëm me keqkuptuan, madje një ditëzaj më vorruan së gjalli. Pa një e dy, nga fellësia e shpirtit ju kërkoj ndjesë. Sefte, për të shprehur mallin e zjarrtë që kam, po ju nis një përshëndet­je, sa malet e Kosovës e fushat e Shqipërisë, shoqëruar me uratën e madhe që të keni mbrothësi. Mora pendën ndë duar, për të shprehur një dëshirë, për të thënë nja dy fjalë, që po ma përvëlojnë xhanë. Dua të llafosemi, si dikur, kur jesha nër të gjallë, e në mesin tuaj. Arsyeja e fortë, që të prish qetësinë dhe të shkruaj, për ndokënd është absurd, pa logjikë. Për të tjerët, mentarë të mbaruar, e gjithnjë hesapeqëru­ar, mbase është gjë e vogël, dhe diç ma tepër një shkak për tu gajasur... Lexonjësi i shtrenjtë, bre mik e vëlla, dua që ta dish, se kur flitet për vitin letrar, gëzonem e mbushem me lumturi, që nuk rrefenet dot me fjalë… Eh, dikur, u rokanisa dhe hodha ca mendime ndë kartë... Më mburoj nga mendja dhe zemra, që edhe ne, të shkronjave shqipe, të kemi një dritësore, me emrin viti letrar, ku të përmblidhe­n të mbërrimet e shkronjëso­re të gjuhës shqipe... Ama, shkruaja pasi i lëçitja librat… Eh, shkoj e vate ajo kohë... Që ta ngas llafe, pak më tej, e të mos bënet baltovinë, u gëzova pa masë, që idenë time, përmbi livadhin e letrave, e paskëshin përlindur dhe rokanisur edhe ndë shekullin e ri. Anipse e morën modelin, pa imzën time, sërish u gëzova, e madje nuk më la rend të mejtonem ma tej se si janë ligjtë për këso punërash... Nuk e mora hiç për të madhe, që ma shpërfillë­n e shkelnë të drejtën e autorit... Se dihet, jemi në mbretërinë e moskurrit, ku gëlojnë gjarpërinj­të... Po me duket se shkronjësi­t e vonë, shkruajnë për vitrat letrare, vetëm duke lexuar titullin, kopertinën apo fotografin­ë e autorëve… Jemi në kohën e inteligenc­ies artificial, nuk ka shumë kohë me lexuar tekstet… Kopertina dhe fotografia është e rëndësishm­e, se është imazh, e imazhi ngulitet në mendje dhe zemër, pa e një dy… Për këtë situatë, të mjerë dhe absurde, ka vlerë të veçantë thënia e Oskar Wilde: Gjithmonë falini armiqtë tuaj, asgjë nuk i mërzit ata më shumë… Një urrejtje e marrë, e verbër, që nuk ka mendje që ta shpjegojë, një betejë asgjësuese, brenda llojit, që dikur më la pa mend, e tani më dishëpron pa masë. Ama, ta thomi në mesin tonë, më kaploj shqetësimi, mu farmakos shpirti, kur dëg

jova e lëçita me sytë e mi, se dritësorja e viteve letrare, qenkësh shndërruar në bunker beteje, ndë mes palëve shkruesa dhe shkarrashk­ruesa. Prej aty hidheshin shigjeta të helmatisur­a mbi të tjerët, sidomos mbi ata që nuk këndonin hasanara për vulambajtë­sit e vitrave letrare... E, ku i dihet, o njeri i mirë, që nga vulambajtë­s, bënesh vulahumbur. Jo bre, unë nuk jesha përjashtue­s as mendjembyl­lur... E keqja më e madhe, ngasa dëgjova, është fakti se vulambajtë­sit, përpos të tjerash, këtë punën e letërsisë e kanë ngatërruar me pushtetin, me pullatikën... Ta kanë kthyer në shkallore ku hedhin vallenë e pushtetit, për tu duk si VIP- a. Prej aty, fiu kërcekërka­në ndë kolltukun ministror a deputetor... Fjala e pushtetit dhe pushteti i fjalës nuk bien në ujdi... Pushteti, siç tregon koha, e përthanë vlerën estetike... Letërsia, si rregull i pashkruar, e shprangos njeriun nga errësira, jo vetëm e pushtetit, po edhe nga ligësitë, që e kanë folenë nër shpritrat e vegjël... Ju lë uratën, kur nuk keni me vete dashurinë për gjuhën dhe letërsinë shqipe, mos zhgarravis­ni broçkulla, me arabecka e strumbulec­ka, se si e qysh nuk paskërka letërsi! Ju që nuk zhgrapni një shkronjë a një varg, lëreni betejën e nxjerrjes së syve, e vrasjes së shpirtit, e përdhunimi­t të letërsisë, merruni me ngjitjen në majat e pushtetit, ose merruni me tregti bananesh ( ku fle rehat kokaina) se iu del hesapi më i qëruar. E pati thënë Kroçe, se do vijë një kohë e pakohë, kur njeriu, kushdoqoft­ë, të shihet si pengesë për tu kapërcyer, sidomos kjo do të jetë me e thekur në punërat e letërsisë… Ma bëni kabull nëse u zgjata dhe ju mërzita, ju që nuk keni patur mundësi të zini vend te Vitet letrare, edhe për ju që keni dalur në krye për çdo vit, si fitimtarë të çmimeve, dhe rrëmbyes projektesh, madje edhe për ata që nuk kanë lindur, e mëmat e tyre, ëndërrojnë që të bënen shkrimtar, e të shihen në pasqyrën letrare... Kaq për sonte dhe gjithë motën!

Një dashamir i letërsisë!

E pati thënë Kroçe, se do vijë një kohë e pakohë, kur njeriu, kushdoqoft­ë, të shihet si pengesë për tu kapërcyer, sidomos kjo do të jetë me e thekur në punërat e letërsisë… Ma bëni kabull nëse u zgjata dhe ju mërzita, ju që nuk keni patur mundësi të zini vend te Vitet letrare, edhe për ju që keni dalur në krye për çdo vit, si fitimtarë të çmimeve, dhe rrëmbyes projektesh, madje edhe për ata që nuk kanë lindur, e mëmat e tyre, ëndërrojnë që të bënen shkrimtar, e të shihen në pasqyrën letrare... Kaq për sonte dhe gjithë motën!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania