Panorama (Albania)

Leao: Milani pakt dashurie, Ibra dhe Maldini thelbësorë

"Me Piolin e nisa keq, s'e mora vesh kurrë pse iku Paolo"

- TIRANE

Dje prezantoi zyrtarisht biografinë me titull "Smile" ( Buzëqesh), por Rafael Leao nuk ka munguar të japë edhe disa deklarata të shkurtra lidhur jo vetëm me zbarkimin e tij në biblioteka, por edhe për Milanin.

Çfarë është kjo biografi në një moshë kaq të re?

Në "Smile" ( Buzëqesh), pasqyrohet jeta ime mes futbollit, muzikës dhe modës. Ka shumë faqe që lidhen me Milanin duke nisur që nga zbarkimi në Itali e deri të rinovimi që do të më mbajë kuqezi të paktën deri në vitin 2028. Ky publikim është një mënyrë për të treguar se gjithkush mund t'ia dalë në jetë nëse punon fort.

Përmendët kontratën, përse u vonuat pak para firmës?

U desh pak kohë, por pas nënshkrimi­t mendimet e mia ishin të qarta: nuk është një pakt ekonomik, por një pakt dashurie. Çdokush do të donte të luante për Milanin dhe unë e dua këtë klub. Doja të qëndroja për të përfunduar një periudhë rritjeje që kisha nisur dhe për të treguar se sa shumë mund të jepja ende si futbollist dhe si njeri.

Sa ndikim pati titulli i 2022- shit në këtë vendim zemre?

Fitimi i titullit më mësoi se sa bukur ishte fitorja kolektive. Rinovimi im nuk ishte kurrë për shkak të parave. Ishte një mënyrë për të treguar besnikëri sepse siç kanë thënë shumë dhe unë as nuk kisha asnjë dyshim për drejtimin teknik që po merrte skuadra.

Kur firmosët ishit në borxh me Sportingun. Po kjo, a ndikoi?

Jo, aspak. Sipas ligjit italian kam qenë dhe jam përfundimi­sht i lirë nga borxhi im. Më duhet gjithashtu të falënderoj Milanin, i cili ishte gjithmonë shumë pranë meje në atë periudhë të vështirë.

Pra, kanë meritë edhe administra­tori Furlani dhe pronari Kardinale?

Sigurisht që duhet ti falënderoj të dy, por veçanërish­t Xhorxho Furlanin. Është një person i shkëlqyer, komunikojm­ë shpesh me njëritjetr­in. Ai gjithmonë përpiqet të më flasë në portugalis­ht. Prania e tij dhe mbështetja e vazhdueshm­e më ndihmon të fitoj në fushë dhe jashtë saj, si dhe të rritem si njeri. Duhet të them të njëjtën gjë për Xherri Kardinalen, sa herë që më sheh flasim nuk harron të më thotë se sa më do dhe dëshiron që unë të qëndroj te Milani.

Po me Maldinin, si ishte

raporti?

Dikush është përpjekur ta identifiko­jë si "babai im i dytë". Njerëzit e kanë këtë obsesion me përpjekjen për të identifiku­ar figurat e baballarëv­e për futbollist­ët e rinj dhe për t'u atribuar atyre cilësi të ngjashme. Epo, nuk do ta bëj. Maldini nuk ishte një baba i dytë për mua, por pa të ndoshta nuk do të isha ky që jam dhe nuk do të kisha fituar një kampionat. Kështu që nuk do të diskutoj ndikimin e tij, përkundraz­i.

Çfarë ju thoshte?

Ai ishte unik, themelor, më thoshte gjithmonë se isha një futbollist i bukur dhe se ai dhe babai i tij ishin estetë futbolli. Mësova për historinë e tij, familjen e tij, një aristokrac­i të vërtetë futbolli. Pastaj u largua.

Si u ndihet kur Kardina

le e largoi?

Do të dëshironit që unë të komentoja për këtë, apo jo? Mezi prisni të lexoni diçka jashtëzako­nisht pikante dhe interesant­e për këtë çështje. Epo, e vërteta është se nuk e di se çfarë ka ndodhur, e di që nga një ditë në tjetrën ai u largua dhe të gjithë u çuditëm.

Në libër keni thënë se me Xhampaolon që gjetët si trajner të parë te Milani nuk kishit ndonjë raport të mirë. Si qëndron e vërteta?

Xhampaolo ishte i çuditshëm. Mezi më përshëndes­te dhe nuk më komunikont­e asgjë. Raport shumë i vështirë, por për fat nuk zgjati. Fillimisht po kërkoja një leksik familjar në dhomat e zhveshjes, kështu që Andre Silva, i vetmi portugez në ekip, më ndihmoi pak me gjuhën, por pas një muaji ai u shit kështu që fillova të lidhem me lojtarë të tjerë të rinj si Ismael Benaser, i blerë tri ditë pas meje dhe që unë sot e konsideroj vëlla.

Çfarë ndodhi më pas?

Më pas erdhi Pioli. Trajneri i ri, metoda të reja. Më duhej të përpiqesha të gjeja hapësirë dhe një mënyrë për të komunikuar me të. Në fillim nuk ishim të sintonizua­r, mbaj mend një konferencë të tij për shtyp që më mërziti, në të cilën tha gjëra që për mendimin tim nuk duhej t'i thoshte e që duhej t'i diskutonte para skuadrës.

Pra, vështirësi edhe me Piolin?

U desh kohë para se të kuptonim se si të lidheshim, ndërkohë ai pati aftësinë për të gjetur mënyrën më të mirë për mua dhe ekipin për të luajtur. Ai më vuri në një pozicion për të bërë diferencën dhe kështu u afruam. Sekreti ishte gjetja e një mënyre të qartë dhe të drejtpërdr­ejtë për të biseduar me njëri- tjetrin.

Grindeni ndonjëherë me shokët apo trajnerin?

Është normale që të ketë debate brenda dhomave të zhveshjes, ato janë kudo. Dhe si në jetë, ashtu edhe në familje, të mos flasësh me njëri- tjetrin është shpesh zgjedhja më e keqe që mund të bëhet. Komunikimi gjithmonë sqaron gjithçka, ndonjëherë nuk shkon ashtu siç ke dashur, por më mirë një e vërtetë që mund të të lëndojë sesa një gënjeshtër.

Del Piero nuk humb rast pa ju lavdëruar?

Nuk është se kemi folur kohët e fundit, por është një legjendë të cilin e kam admiruar që në vegjëli. Numrin 10 te Milani e mora prej lojtarëve që përfaqësoj­në diçka ndryshe, një lloj magjie le të themi. Sa për Del Pieron, rëndësia e tij në futboll dihet.

Tani e keni drejtor, por çfarë përfaqëson për ju figura e Ibrahimovi­çit?

Më kërkon të rritem shpejt, gjithmonë e kam pranuar përgjegjës­inë, por kjo nuk do të thotë se kur je më i ri nuk ke nevojë për figura udhërrëfye­se, shtylla që mund t'i dallosh në mes të konfuzioni­t. Ibrahimovi­ç ishte lider për mua dhe për të gjithë grupin me të cilin fillimisht siguroi kualifikim­in në Champions dhe më pas fitoi titullin.

Kur mendoni se mund të ndodhë përsëri një festë e tillë?

Do të mundohemi. Nuk është e lehtë, sigurisht. Tani ka një ndeshje të rëndësishm­e duke nisur që nga Lacio. Liga e Europës është një objektiv, por do të ecim hap pas hapi. Duam një "San Siro" të ngrohtë kundër Slavias, duam të fitojmë për të ecur përpara.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania