Panorama (Albania)

Pioli: Pesë ndeshje në 15 ditë, me Lacion nis malorja jonë

-

Pas një dite pushim, Milani rikthehet në stërvitje për të përgatitur ndeshjen e radhës e cila do të luhet të premten kundër Lacios. Stefano Pioli është i kënaqur me gjendjen dhe klimën në skuadër, teksa në një intervistë për klubin analizon momentin e "Djallit."

Sa të zhgënjyer janë djemtë?

E meritonim një fitore. Edhe unë jam pak i zhgënjyer si djemtë e mi, por jam i kënaqur me paraqitjen e shkëlqyer. Vumë poshtë Atalantën pasi luajtëm edhe në Kupë, na vjen keq sepse donim dhe mund të fitonim.

Mund të thuhet se me ndeshjen ndaj Atalantës u kapërcye humbja në Monza?

Po, mendoj se e bëmë pasi nuk dolëm mirë në Monza, ndeshja e së enjtes nuk ishte e lehtë për t'u menaxhuar me një avantazh kaq të qartë, pastaj edhe Ren luajti mirë. Sa për Atalantën, në analizën që bëmë pati pak gjëra për t'u treguar.

Si ju duket Leao në këtë moment?

Shënon një gol fantastike, por e vlerësova shumë përkushtim­in dhe dëshirën e tij për të luajtur gjithmonë gjatë ndeshjes. Jam i lumtur për Rafën, ai duhet ta kuptojë në kokën e tij që duhet të jetë ky lloj lojtari. Mendoj se ishte një nga performanc­at e tij më të mira, për nga cilësia dhe vazhdimësi­a. Do t'ia kujtoj shpesh këtë ndeshje sepse ai ka mundësi dhe duhet t'i shfrytëzoj­ë ato. Nuk varet nga askush, vetëm nga ai. Do të flas me të për të kuptuar se çfarë bëri ndryshe të dielën.

Çfarë ndjesie ju dha penalltia e Atalantës?

Për mendimin tim nuk ishte penallti, rezultati duhet të ishte ndryshe, duhet të bëjmë më shumë, edhe pse është e vështirë të pësosh kaq pak presion nga

kundërshta­ri në këtë nivel. Përse Milani vazhdon të bëjë disa gabime të caktuara?

Duhet ta kërkojmë gabimin te detajet, sidomos në këndoren e dhënë gjatë penalltisë, por kur luan kaq mirë dhe nuk fiton, duhet të jesh edhe më i kujdesshëm për të kuptuar arsyet e një ndeshjeje që nuk e ke fituar.

Si i shpjegoni 11 penalltitë kundër që keni marrë deri më sot?

Ndoshta ndonjëherë kemi gabuar situatat individual­e dhe kemi qenë naivë. Gjëja tjetër që do të them është se sulmojmë shumë, por nuk na akordojnë shumë. Duhet të bëhemi dinakë.

Cila është receta për të reaguar pas një paraqitjej­e cilësore, si ajo e së dielës kur del me vetëm një pikë?

E lehtë. Analizuam performanc­ën dhe gjetëm detaje të vogla që mund t'i kishim bërë më mirë. Analiza nis nga paraqitja me Atalantën dhe nëse bëjmë gjithmonë të tilla ndeshje, me siguri do të fitojmë shumë prej tyre.

Si planifikon­i ta përballoni Lacion dhe ndeshjet pasardhëse?

Javët e ardhshme do të jenë të ngarkuara, 4/ 5 lojtarët luajtën të dielën ndeshjen e tyre të pestë në 15 ditë. Stoli duhet të na japë forcë për ndeshjet e radhës, veçanërish­t për të premten kundër Lacios

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania